Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vulin garanton Putinin: Beogradi nuk do t’u bashkohet sanksioneve perëndimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vulin garanton Putinin: Beogradi nuk do t’u bashkohet sanksioneve perëndimore
Lajmi i funditRajoni

Vulin garanton Putinin: Beogradi nuk do t’u bashkohet sanksioneve perëndimore

Published: September 4, 2024
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

Komentet e Aleksandar Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta të vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht synimeve të shpallura të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha ai Presidentit Putin. “Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”.

- Publicitet -

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

“Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë”, tha Vulin. “Kjo është arsyeja pse trysnia e Perëndimit ndaj nesh është e madhe”.

Takimi i Vulinit me Presidentin Putin në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ndodhi pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Serbinë gjatë së cilës Beogradi nënshkroi një marrëveshje për të blerë avionë ushtarak francezë Rafale, një lëvizje që u pa si një largim i mundshëm nga Moska.


Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi më herët gjithashtu Beogradin për nënshkrimin e një marrëveshje të BE-së me Serbinë për lëndët e para të nevojshme në tranzicionin e gjelbër.

Takimi u zhvillua në kuadër të një forumi ekonomik të projektuar për të tërhequr investime të huaja. Duke përshëndetur Vulinin, Presidenti Putin shfaqi shpresën se zëvendëskryeministri i Serbisë do të jetë në gjendje “të shikojë nga afër dhe të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit me një rajon kaq të madh dhe premtues” si Lindja e Largët e Rusisë.

Zyrtari serb e siguroi Presidentin Putin se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiçi është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, e cila kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse dhe e cila kurrë nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret për çfarëdo veprimi anti-rus”, tha ai.

“Serbia nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse,” tha Vulin, i cili u ankua për situatën në Kosovë dhe Bosnjë. Ai tha se Prishtina po përpiqet te “ndryshojë situatën në terren, të shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të kryej spastrim etnik të serbëve”.

Zyrtari serb akuzoi Bashkimin Evropian për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke nënvizuar sic tha, dështimin e BE-së “për të zbatuar vendimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ai tha se Republika Serbe në Bosnjë është “burim shqetësimi” meqë sipas tij, “ka trysni për zhvlerësimin” e entitetit serb dhe për të rrënuar Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

“Kjo nuk është e mundur nëse doni paqe dhe qëndrueshmëri”, tha ai duke e falënderuar Rusinë për qëndrimin e saj kundër Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Shtetet e Bashkuara sanksionuan Aleksandar Vulinin në muajin korrik të vitit 2023, duke e akuzuar atë për përfshirje në trafikun e armëve, narkotikëve dhe keqpërdorim të posteve publike dhe ndihmë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit.

Vulini ka marrë dy medalje nderi nga Rusia.

Sanksionet amerikane kundër individëve dhe kompanive në Ballkan janë krijuar për të kundërshtuar përpjekjet për të dëmtuar paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e paqëndrueshëm dhe ndikimin “keqdashës” të Rusisë.

Perëndimi ka shtuar përpjekjet për të tërhequr rajonin e trazuar në gjirin e tij, nga frika se Rusia mund të nxisë trazira për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Ballkani përjetoi luftëra të shumta në vitet 1990 dhe tensionet vazhdojnë të jenë ende të larta./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?