Prof. Xhelal Gjeçovi
Botuar në DITA
(Vijon nga numri i kaluar)
Tani të shqyrtojmë argumentin e Milos se Letrat e Enver Hoxhës në fillim të tetorit 1943 ishin shkaktare të nxitjes së luftës civile në Shqipëri.
Gjenerali Dejvis, Shefi i misionit britanik, i alarmuar nga këto zhvillime të papritura, njofton menjëherë qeverinë britanike në Londër, duke i sugjeruar ndërprerjen e çdo lidhjeje me Ballin e Legalitetin, dhe demaskimin me emra si kolaboracioniste të krerëve të tyre, pasi u janë bashkuar hapur nazistëve dhe së bashku po goditin forcat Nacionalçlirimtare, e vetmja e angazhuar realisht në luftime me gjermanët. Të gjitha këto lëvizje ndodhën menjëherë pas Mukjes, biles pa u tharë ende boja e nënshkrimeve të hedhura në marrëveshje dhe pa u ditur ende qëndrimi që do të mbante udhëheqja e Frontit. Të inkurajuar dhe nga marrëveshja, sapo u mbyll mbledhja, krerët ballistë e zogistë, të cilëve u prinin Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi, ndërmorën inkursionin në veri dhe verilindje të vendit, ku u takuan me figura nacionaliste në këto zona dhe krijuan me mbështetjen e tyre besëlidhjet për t’iu kundërvënë Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Mit’hat beu do të shfrytëzojë rastin për të sqaruar qëndrimin ndaj Frontit dhe marrëveshjes së arritur me të, duke deklaruar se ajo është vetëm për veprime militare, prandaj nuk duhet të ketë asnjë iluzion dhe as ndërprerje të propagandës për të demaskuar politikat dhe qëllimet e kësaj organizate, rrezikun komunist që kërënoka vendin, ndërkohë që asnjë fjalë nuk thuhej për rrezikun e agresionit nazist, që po trokiste në derë. Këto zhvillime, kjo rrëshqitje e shpejtë, dramatike e BK, konfirmonin e legjitimonin drejtësinë e vendimit që do të merrej për anulimin e marrëveshjes.
Letra e 1 tetorit e Enver Hoxhës është rrjedhojë logjike e këtyre zhvillimeve. Ajo nuk erdhi menjëherë dhe pa pritur, por pas një vëzhgimi në terren të qëndrimeve të kësaj organizate, fakteve të shumta të bashkëpunimit të hapur me okupatorin, goditjeve që po u bënin së bashku njësive partizane. Bazuar në to, në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 43, në raportin e paraqitur nga Këshilli i Përgjithshëm, theksohet, ndër të tjera se si rrjedhojë e këtyre veprimeve, sot situata ka ndryshuar dhe tani nuk shtrohet më çështja e bisedimeve dhe e marrëveshjeve me Ballin, pasi ai është bashkuar e integruar në rendin nazist, duke u bërë kështu një me okupatorin. Në këto rrethana, koha e bisedimeve dhe marrëveshjeve me të ka marrë fund. Ato mund të ripërtërihen vetëm në se Balli ndryshon qëndrim dhe shkëput lidhjet me gjermanët, spastron radhët nga bashkëpunëtorët e tyre, si Butka, Cfiri etj., që po sulmojnë pas shpine forcat partizane dhe angazhohet realisht në luftime kundër okupatorit.
Ta analizosh këtë fazë në të cilën futen raportet me Ballin, duke injoruar e anashkaluar këto zhvillime, faktet e shumta të rrëshqitjes dramatike të kësaj organizate, është një qëndrim pak të thuash jo korekt. Përfundimi që nxjerr Miloja se Enver Hoxha provokoi i pari luftën civile, me urdhrin e dhënë që të goditen forcat e Ballit, duke iu referuar pikërisht letrës së 1 tetorit 43, është rrjedhojë e mos mbajtjes parasysh, e injorimit dhe e anashkalimit të veprimeve të ndërmarra nga Balli menjëherë pas Mukjes, 1-2 gusht, që siç u tha, u analizuan me hollësi në Konferencën e Dyte Nacionalçlirimtare, shtator 43 (pra para letrës së 1 tetorit). Vendimet e saj, përfshi dhe anulimin e marrëveshjes, ishin te domosdoshme për të shpëtuar luftën e për të siguruar ecurinë në rrugën e nisur, në rrugën e duhur, që rezultoi shpëtimtare për vendin. Pozita dhe shpjegimi i Milos, në këtë rast është i dyzuar e i nxituar, që nuk merr parasysh, por injoron këto zhvillime, për rrjedhojë arrin në një përfundim jo të saktë, duke ia atribuuar e akuzuar, pa të drejtë, PK dhe Frontin për provokimin dhe fillimin e luftës civile, një tezë e pretendim i njohur e i vjetër i ballistëve, sidomos i Butkës e shokëve të tij të armëve, të njohur për falsifikimet që i kanë bërë historisë, me të cilat është ndeshur e ballafaquar me dinjitet dhe Milo. Çuditërisht kësaj here P. Milo e rreshton veten me ta, të paktën në këtë çështje, jo pa rëndësi që ka shkaktuar me të drejtë reagimin e një numër studiuesish të njohur, si prof. Maranglen Kasmi, Prof. Ass. doktor Benard Zotaj, disa penave të tjera të njohura me shkrime të botuara në të përditshmet e Tiranës.
Kush e provokoi luftën civile në vend
Lufta Civile, është një koncept i gjerë që përfshin shumë aspekte, shumë elementë e komponentë. Njeri ndër to, ndër më të rëndësishmit, është fakti se cila nga palët provokon e godet e para palën tjetër, duke e vënë para fakti të kryer, në mes dy zjarreve, siç pretendojnë autorët ballistë. Dhe kësaj here, siç u tha, Milo jep një përgjigje jo korrekte, për shkak të interpretimit të njëanshëm të letrës së 1 tetorit 43, pa mbajtur parasysh shkaqet dhe zhvillimet që e prodhuan dhe imponuan këtë dokument. Të lihet mënjanë Enver Hoxha, apo dhe të kritikohet ai që të mos cilësohesh nga kundërshtarët si enverist, term që e kanë në majë të gjuhës, kjo dhe mund dhe të ndodhë. Megjithëse, në rastin e Milos nuk shkon, nuk qëndron, nuk përputhet me staturën, pozicionet e kontributet e tij në mbrojtje të luftës, në të gjithë komponentët përbërës, kontribute që evidentohen e çmohen me së miri dhe nga prof. Krisafi, në recensën dhe shkrimin në DITA. Në këtë rast, për të shpëtuar nga ky “siklet”, Miloja mund t`u referohej shkrimeve e kujtimeve të figurave publike të njohura, pjesëmarrës ose jo në luftë, siç është dhe shkrimtari Naum Prifti, që në një artikull enkas për këtë çështje, të botuar para pak kohe, sjell fakte konkrete të provokimeve të ballistëve, në zonën e ndezur të Pogradecit e të Korçës. Goditjeve që u bëheshin, pas shpine, në kohën e pushimit e të larjes në lum, të luftëtarëve partizanë, siç ndodhi dhe me vëllain e Petrit Dumes e shokun e tij, të ekzekutuar nga pjesëtarë të çetës së S. Butkës, në shkrimin e shkrimtarit e veteranit të nderuar sillen fakte të goditjeve të tjera, kësaj here ndaj qytetarëve të thjeshtë, që nuk bënin pjesë në asnjërën nga strukturat e dy forcave politike rivale, intelektualë e tregtarë të njohur, të ndershëm, që dyshohej se simpatizonin Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe për këtë arsye goditeshin në mes të pazarit nga forcat e Ballit, për të mbjellë frikë e panik tek qytetarët, që të mos guxojnë t`i qaseshin asaj. Në përfundim autori shkruan se këto fakte provojnë se ishte Balli Kombëtar, çetat e armatosura të kësaj organizate që provokonin e dëshironin të mbillnin farën e përçarjes e të luftës civile, vëllavrasëse në vend, në mes forcave politike. Këtë konkluzion e kanë mbështetur me fakte të shumta në kujtimet e shkrimet e tyre dhe luftëtarë antifashistë të njohur, në krahinë e në të gjithë vendin, si M. Prodani, E. Hado etj.
Megjithatë, do të ishte naive që të bëhesh pyetja, derisa ata kishin rrëshqitur e degraduar deri në këtë shkallë komprometimi, përse atëherë u iniciua takimi, përse u shkua në Mukje. Vetem naivët ose njerëzit keqdashës e provokatorë mund të shtrojnë këtë pyetje, duke bërë sikur s`e dinë kërkesën këmbëngulëse të aleatëve e të Kominternit për zgjerimin e fronteve popullore, duke përfshirë patriotë e forca patriotike, pavarësisht dallimeve ideologjike, që ishin të gatshme të hidheshin në luftë. Nga ana tjetër, edhe situata brenda Ballit, ende nuk kishte precipituar në këtë derexhe, ku do të katandisej në vijim, nuk ishte pra e tëra e komprometuar. Komprometimi pati gradualitetin e vet. Në kohën që po flasim, në gjirin e kësaj organizate ekzistonte një krah, ku bënin pjesë më të rinjtë, figura të njohura nacionaliste, si H. Lepenica, S. Butka, A. Ermenji, S. Muço etj., që ndryshe nga të vjetrit, konservatorët e drejtuar nga Mit’hat Frashëri (që kishin përqafuar e ishin “gozhduar” rreth platformës së tij të pritmënisë, mosangazhimit hë për hë në luftë) qenë deklaruar hapur për lufte dhe kishin ngritur çetat e armatosura. Kësaj iu shtua dhe një pohim i Lepenicës, pjesëtar i këtij grupi, që në takime me drejtues të Lëvizjes, që njiheshin dhe çmonin njeri tjetrin, u kishte deklaruar se ne ndodhemi para një mbledhje të rëndësishme dhe aty shpresojmë të imponojmë ndryshim kursi dhe qasje tjetër ndaj luftës, e në se kjo nuk arrihet e hidhet poshtë, atëherë ndoshta mund të shkohet deri te ndërrimi i udhëheqësisë, përndryshe do të vijë në mënyrë të natyrshme distancimi nga udhëheqja e vjetër, për të vazhduar rrugën që kemi nisur, për të luftuar kundër okupatorit e në këtë proces do të mund të arrihet dhe bashkëpunimi me ju. (AQSH.Fondi 14, diskutime të M. Gjinishit e R. Çitakut në Konferencën e Dytë Nacionalçlirimtare, shtator 43).
Këto zhvillime krijuan shpresën dhe iluzionin se ndoshta vërtetë mund të ndodheshim para një ndryshimi të politikës së kësaj organizate, çka do t`i hapë rrugën një bashkëpunimi apo bashkërendimi të veprimeve luftarake kundër okupatorit. Dhe se përpjekjet e më të rinjve në këtë drejtim duheshin mbështetur në interes të luftës e të vendit. Dhe rasti më i mirë për të bërë këtë u gjykua se mund të ishte Mukja. Por, ndryshe nga c`mendohej,aty ndodhi një gjë e pa pritur dhe e pa parashikuar. Pjesëtarët e katërshes (siç i ka cilësuar Kristo Frashëri, Lepenicën, Butkën, Ermenjin e Muçon), përpara autoritetit të Mit’hat Frashërit dhe Hasan Dostit, që nuk i përfillën, u bënë si pula të lagura, ndryshuan menjëherë qëndrim dhe nisën t`i thurin elozhe Mit’hatit dhe t’u vërsulën me sulme e shpifje që s`ishin dëgjuar ndonjëherë nga goja e tyre ndaj Frontit dhe delegatëve të tij. Në një atmosferë të tillë, ata do të kërcënonin me largim e prishje të mbledhjes në se nuk pranohej kërkesa që mbledhja të diskutojë çështjet që kërkon Balli, e jo dhe ato të Frontit, respektivisht të Këshillit të Përgjithshëm. Në situatën e krijuar, të cilën delegatët e Frontit nuk e kishin parashikuar, dolën në pah dhe problemet në mesin e tyre. Ato nisën me lëkundjet e Kupit, mbështetjen që nuk hezitojë t`u japë kërkesave të Ballit, gjë që dhe mund të pritej, për të shkuar tek ajo që s`pritej e nuk duhet të ndodhte në asnjë rrethanë, humbja e torruas dhe lëkundjet e pa justifikuara të vetë Dishnicës e Gjinishit, që kryesonin delegacionin e Frontit. Të frikësuar nga kërcënimi i krerëve ballistë se do të linin mbledhjen, që do të ishte një dështim i misionit që u ishte ngarkuar, hoqën dorë nga mbrojtja e pozitave të Frontit dhe platformës së miratuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe pranuan kërkesat e krerëve të tij, në shkelje të hapur të udhëzimeve dhe kompetencave që u qenë përcaktuar në mënyrë taksative. Të hutuar nga presioni i krerëve ballistë dhe nga thirrjet patetike e demagogjike të Mit’hat Frashërit përse nuk e doni ju Kosovën, u tërhoqën dhe pranuan propozimet e Ballit, diskutimin e problemeve që dëshironte ai, ndërkohë që në marrëveshjen që do të arrihej, Mit`hat beu do të pranojë, pa asnjë sugjerim, formulimin e paraqitur nga delegatët e Frontit që çështja e Kosovës të zgjidhej pas lufte me vetëvendosje, siç parashikohej dhe në kartën e Atlantikut. Kreu i Ballit, pavarësisht vicklave që hidhte, për të krijuar përshtypjen se Kosovën e kishte në zemër dhe për të po i digjej shpirti, kur në fakt shpirti po i digjej vetëm per pushtet. Ai e dinte fare mirë se çështja e Kosovës nuk ishte një çështje imediate, e shtruar për zgjidhje dhe zgjidhja nuk ishte në dorën e shqiptarëve, respektivisht dy forcave politike, apo të një mbledhje të përbashkët si ajo e Mukjes, se po të ishte kështu ajo do të qe zgjidhur me kohë, pasi nuk kishin munguar as vullneti dhe as përpjekjet. Fijet e zgjidhjes ose jo të kësaj çështjeje ishin në dorën e Fuqive të Mëdha, që udhëhiqnin Koalicionin Antifashist dhe Luftën Antifashiste dhe angazhimi i shqiptarëve në luftë në radhët e tyre, përkrah tyre do të përbënte hapin e parë, të domosdoshëm, për të shpresuar në angazhimin e tyre në këtë çështje, pas mbarimit të luftës. Prandaj duheshin lënë mënjanë demagogjitë e lojërat politike në kurriz të saj.
Në përgjigje të dy letrave të para të Dishnicës, pasi vë në dukje mungesën e informacionit, që po i linte ende në errësirë, pa ditur se çfarë po ndodhte realisht aty, Enver Hoxha ndër të tjera thekson se zhvillimi i bisedimeve, na duket se ka marrë një rrugë pak ters. Çështja që duhet sqaruar e vendosur në mbledhje është në se Balli do të hyjë apo jo në luftë, do pranojë ose jo këshillat që u krijuan në Pezë dhe do të dërgojë në to përfaqësuesit e vetë. Këto duhen sqaruar e vendosur medoemos. Në fund ai porosit Dishnicën e Gjinishin: “Vazhdoni bisedimet në frymën e orientimeve të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, por mos harroni interesat e Lëvizjes sonë. Ajo duhet të mbetet siç është realisht, organizatore dhe udhëheqëse e luftës e jo një fraksion në këtë luftë”. (AQSH, Fondi 14, letër këmbimi në mes Y. Dishnicës dhe E. Hoxhës mbi bisedimet e Mukjes).
Në fakt, pavarësisht këtyre udhëzimeve të qarta, mbledhja do të mbyllej me pranimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje, me të cilën haptazi favorizohej Balli dhe sakrifikoheshin interesat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Me vendimin për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë likuidoheshin organizmat e ngritura në Pezë, Këshilli i Përgjithshëm dhe këshillat e niveleve të tjera, e krahas tyre dhe Shtabi i Përgjithshëm, që e kishin udhëhequr deri atëherë luftën e tani ktheheshin në organizma formale, pa kompetenca, pasi ato i kalonin të ashtuquajturit Komitet i Shpëtimit. Sikur te mos mjaftonin këto, edhe drejtimi i këtij organizmi iu besua Hasan Dostit, ish ministër i drejtësisë në regjimin Italian të pushtimit, që u pa nga udhëheqja e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, si një hap për ta shtënë në dorë këtë organizëm. Në këto rrethana, shihej qartë se Lufta rrezikonte të futej në një rrugë pa krye, për rrjedhojë, ndërhyrja e anulimi i marrëveshjes, siç vendosi Konferenca e Dyte Nacionalçlirimtare ishin të justifikuara, të domosdoshme që të parandalohej rrokullisja e situatës në hullitë që dëshironte Balli. Ndaj anulimit të marrëveshjes nuk pati ndonjë reagim nga aleatët, sidomos anglezët, misionet e të cilëve kishin ndjekur nga afër e me vëmendje punimet e mbledhjes dhe njihnin mirë qëndrimet e palëve.
Si përfundim mund të thuhet se shkak i luftës civile, duke e marrë për një moment të mirëqenë, siç pretendojnë ballistët, tani edhe Miloja, nuk ishte as ndërhyrja apo presioni jugosllav dhe as çështja e Kosovës, pavarësisht prezencës apo dhe ndikimit të njërës apo tjetrës, që në së shfaqeshin, ishte plotësisht e mundur që të neutralizoheshin, por në radhë të parë çështja e pushtetit që e kërkonin secila palë për vete, duke shmangur e lënë jashtë palën tjetër. E kjo situatë natyrisht nuk ishte e lehtë të kapërcehej, pasi asnjëra palë nuk ishte e gatshme që të bënte lëshime në këtë çështje. Në rrethana të tilla dallimet esenciale, konceptuale mbeteshin edhe më tutje, për të korrë në fundin e luftës, secila frytet që meritonte.
Reginald Hibbert, misionar anglez,në librin “Fitorja e hidhur. Lufta Nacionalçlirimtare në Shqipëri”, shkruan se ndërsa Lëvizja Nacionalçlirimtare e kishte kuptuar se realizimi i aspiratave kombëtare dhe gjithçka tjetër që dëshirohej, përfshi dhe ambiciet për pushtet kalonin pashmangshëm përmes luftës, angazhimit në luftë, në anën e duhur të historisë, përkrah aleatëve, Balli Kombëtar priste që ato t’i vinin si dhuratë nga të tjerët, nga të huajt, në këtë rast nga gjermanët, pa luftuar e sakrifikuar. Prandaj u lidh në aleancë me ta, me shpresë se me ndihmën e tyre do të asgjësonte Lëvizjen Partizane e kësisoj do t`i hapej rruga që, pas largimit të forcave okupatore të marrë pushtetin. Mirëpo ky skenar dështoi, për fajin e krerëve ballistë, miopisë së treguar në zgjedhjen rrugës dhe të aleatëve, që rezultuan fatale për ta, por i sollën dëme dhe vendit. Këtë duhet të mbante parasysh dhe Milo në analizën e qëndrimeve të kësaj organizate. Kurse Lëvizja Nacionalçlirimtare, e rreshtuar dhe angazhuar në luftë përkrah aleatëve i arriti objektivat, dëbojë okupatorët, çliroi vendin, rivendosi pavarësinë dhe këto i dhanë të drejtën që të marrë pushtetin dhe të qeverisë vendin.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Historikisht dhe biologjikisht Milot e Paskalit kane trasheguar ne gen tradhetine ndaj interesave kombetare, dhe pershtatjen servile para situatave, regjimeve dhe sistemeve. Mjr historia jone qe shkruhet e botohet nga kjo race.
paskal miło pas ardhes i spiro milos, tradhtarit me te Mach ne historin e shqiperis, paskal miło ben end ehistorin e shqiperis …po są te mbaruar jemi aman
Paskal Milo eshte nje renegat i historise se Shqiperise!
Ai shkoi ne Moske per te verifikuar dokumentet arkivore rreth incidentit te Korfuzit dhe kur u kthye deklaroi se “Ne incidentin e Korfuzit fajtore ka qrne Shqiperia”!
Kjo beri qe Berisha perfundimisht ua fali Britanise flotirin dhqiptar orej 1.2 ton flori te paster!
Milo eshte KALI I TROJES I BERISHES,njeri fallco,pa perdonalitet!
Milo u tremb nga histeria antikomuniste e atyre qe duan pushtetin duke qene masivisht ne sherbim te Sigurimit dhe e drodhi disi. Dava laperesh.
Milo eshte historjan i nivelit Akademik,or Zhelal,,kurse ti je anetar i kolegjumit te botimeve historike ne KQPPSH.Milo eshte i pari Historishkrues i kohes se PPSH,qe pranoi me fakte vendosjen e minave ujore nga qeveria enver hoxhes ne kanalin e Korfuzit me ndimen e anijeve minuese Jugosllave.Jo vetem deshmite e marinareve jugosllave qe bene minimin,jo vetem deshmite e dy oficereve te Flotes detare shqiptare pas 90,qe shoqeruan anijet jugosllave,por edhe vete enver hoxha mburrej tek sovjetiket per vraswjen e marinareve engleze ne ngushticen e Korfuzit.Keshtu ka ndodhur.
Milo sot pranon Sabotimin e njeanshem te Marreveshjes se Mukjes nga PKSH,,posacerisht nga Miladin Popovic dhe Enver Hoxha.Shkak per kete nuk ishte as pushteti,as kontributi ne lufte,(jemi fill pas kapitullimit te Italise),POR ISHTE QENDRIMI NDAJ KOSOVES.-Keshtu ka ndodhur.
Milo ka ne dore dokumentin,,Letren e Enver Hoxhes 1 tetor 1943 drejtuar gjithe njesiteve partizane per TE LUFTUAR BALLIN ME cdo mjet dhe faji ti mbetet Ballit,ne menyre qe Balli te asgjesohej deri ne mbarim te luftes,QE TE MOS NA RREZIKOJE PUSHTETIN.Kjo leter ra ne dore te anetarit te rinise se Ballit Berat Sejfi Protopapa fillimisht.Letren e enver hoxhes e ka publikuar me pas vete Sejfiu ne gazeten Balli i Kombit kur erdhi pas 50 vjetesh ne 1992.,Keshtu ka ndodhur.
Tani cfare faji ka Paskal Milo qe mbeshtetet ne dokumenta dhe jo ne lloqe si Zhelali me Bernard Zoton dhe ate minin e vogel nga Gramswhi,qe ben perkthime selektive te dokumentave gjermane,i nxjer gjermanet me komunista se miladini me enverin dhe deri tani nuk ka gjetur asnje gjurme te marreveshjes se Beratit dhe Bisedimeve te Enver Hoxhes me komanden e ushtrise gjermane ne Helmes.
Paskal Milo eshte “Politikan” i nivelit Akademik, pasi e nderron lekuren sipas stineve politike.
O Demo murgu Demo:
Askush,perfshire dhe zotin Shtjefen Gjecovi nuk e mohon nje leter te E.Hoxhes te 1 Tetorit 1943.Ceshtja qe sqaron zoti Gjecovi eshte per situaten kur eshte shkruar kjo leter,cilet ishin pozicionet politike e ushtarake te B.Kombetar dhe ato te Frontit Na.Clirimtar.
Lexoje mire he mu befsh kurban,sepse nuk mbulohet dot muti me shuren,qofte kjo edhe prej zotit Milo.
Ti nuk e mbyll gojen se per ate paguhesh prej ballisteve,por dhe nje pyetje e kam:
Bej nje krahasim sepse sipse teje ke shume “informacion”:
Sa ndihmese ne armatim,veshmbathje dhe vlere monetare i dhane misioni Angles forcave te frontit Na.Cl. dhe sa forcave te ballit?
Po deklaratave te Reginard Hibbertit,te gjeneralit Dejvis etj misionare te aleateve qe vleresojne Luften e forcave te Na.Clirimtares dhe konsiderojne forcat e ballit dhe vete kete organizate si bashkepuntore dhe aleate me pushtuesin,cfare emri do ju vesh?
A ke lexuar dokumeta te mbledhjes qe ka zhvilluar Balli Kombetar ku eshte debatuar per lufte apo pritje te perfundimit te luftes,midis brezit te ri dhe atij te vjeterve per kete ceshtje ?
Mire eshte qe te me pergjigjesh dhe po me sqarove me dokumenta do te nderoj qendrim dhe do mbeshtes idene se luften civile e filloj fronti edhe pse jam me fitimtaret e asaj Lufte Clirimtare.Problemet e mbas luftes jane te tjera dhe nuk dua ti perzjej me ceshtjet e kohes te luftes…
Degjoni kemboren e Demos , nje idjoti qe perpiqet te beje avokaturen e pales kuislinge me okupatoret italo – gjermane dhe qe e mban veten shkencetar mbi historianet tane te njohur . Parashtrimet e profesorit te nderuar Xhelal Gjecovit kane force te pa perballueshme argumentuese , kurse z. Milo po rreshqet gradualisht ne pozitat e “akademikut” Uran Butka , te cilit nuk ia hedh syte askush . Jam dakord me komentuesit e mesiperm qe argumentojne se pse z. Milo po bie kaq poshte cdo dite dhe qe nuk po i ben dot hije as ombrella e gerdalles qe ne vazhdojme ta quajme Akademi Shkencash !
Une vleresoj injorant ne fushe te Historise jo vetem Zhelalin ,nje tellall i vone i propogandes enveriste,por edhe Uran Butken qe eshte nje derr katundari pa kulture historike,Nje bakall fshati,,i atyre fshatrave te Kolonjes,,po si hyxhymi i malokut injorant hajt po i futem edhe une shkences se Historise,si derri ne thes hyn neper arkiva,se kujton se shkenca e Historise jane perralla fshati.Ky nuk ka as nivelin kulturor te nje mesuesi historie,jo me te nje Historiani.Fatkeqesi qe ata intelektuale me shkolle perendimore si Abaz Ermenji,Thoma Orollogaj,Midhat Frasheri,Vasil Andoni te perfaqesohen nga ky xhahil.
O profesor Gjecovi!Respekt te madh per punen tuaj te ndritur,e pothuajse unike.
Ju beni nje gabim te madh dhe harxhoni kohen per tu pergjigjur Paskali.
Vertet Ai ka vetem formen,pamjen e historianit te “rendesishem”.
Ju kini haruar,se Paskali,ne moshen me te mire per te studjuar e.formuar kur ishte student 70 74 nuk lexoi nje faqe dhe per pak haroi shkrim e kendim.Sepse bente vetem fizkulture e lodheshe sepse idhte futbollist mediokr me KLUBIN STUDENTIN dhe demt9nte trite duke I rene tpit me koke.