Vladimir Duraj
Jo vetëm në letërsinë artistike, por dhe në jetën e përditshme, ka një kuriozitet të madh të komunikojmë apo të bisedojmë me aviatorët. Fluturimi nëpër qiejt është një përjetim i thellë, ndryshe çdo përjetimi tjetër në jetën njerëzore, është një lloj “dueli” i qartë e kokëfortë mes jetës dhe vdekjes, qiellit dhe tokës, është një ndjesi e fuqishme për t’u përballur me veten, hapësirën, me një lloj pafundësie.
Shpirti i një aviatori është një libër i veçantë dhe si i tillë, çdo herë kur takon një aviator, në çdo situatë, përjeton një gjendje interesante ndaj edhe unë nisa të shkruaj për Zaimin, koloneli “Antikonforformist dhe “…përtej kornizave të kohës ” , vleresuar ne librin Shkolla Shqiptare e Aviacionit.
Për aktivitetin e Zaimit, kanë shkruar disa personalitete të larta, edhe présidentë, që unë po i sjell disa edhe në shkrimin tim.
– Kolonel Zaim Kuçi është një bashkëkoleg i imi, dalluar në fushën diplomatike dhe njëherazi një profesionist ekselent i Forcave Ajrore, me prirje të spikatura letrare – thotë shkrimtari Ylljet Aliçkaj, ish Ambasador i Shqipërisë në Francë, te parathënia e tij në librin e Zaimit me titull “Jeta e një Piloti”.
Në pohimin, “bashkëkoleg”, ish ambasadori i nderuar i referohet periudhës kur ish piloti i Forcës Ajrore Shqiptare, Zaim Kuçi, punoi si Atashe Ushtarak i Shqipërisë në Francë, ku Ylljeti ishte Ambasador. Ndërsa në përcaktimin, “profesionist ekselent”, ish ambasadori ka pasur parasysh cv e Zaimit, karrierën e tij si pilot, një “zanat” aq i lakmuar e dëshiruar prej tij qysh në vegjëli.
Një karrierë e pasur, mëse e merituar, me detyra të rëndësishme si Shef Shtabi i Bazës Ajrore Kuçovë, Shef i Stërvitjes të Forcave Ajrore, Tiranë, Zv/Komandant i Akademisë së Forcave Ajrore, Vlorë, Shef Sektori i Strategjisë në Shtabin e Përgjithshëm, Këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ( disa here) Analist dhe Koordinator në Qëndrën Kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Zaim Kuçi është nga të paktët fluturues qe veç ekselentë si pilot janë të tillë edhe në letra, në aspektin artistik dhe atë shkencor. Për këtë të dytën mjafton të kujtoj qenien e Tij autor i dhjetra botimeve në shtypin vendas, atë francez dhe revistën “Defense” të Bashkimit Europian për çështje të sigurisë, mbrojtjes dhe interesit të shoqërisë.
Është bashkautor për përgatitjen e dokumenteve në vijim, për herë të parë në Forcat tona të Armatosura : “Strategjia Ushtarake”, viti 2002 e rishikuar në v.2005; “Libri i Bardhë”, viti 2005; “Strategjia e Sigurisë Kombëtare” viti 2002 dhe po në vitin 2002 “Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FASH”. Po ashtu është bashkautor për përgatitjen e dokumenteve për anëtarësimin e RSH në Nato si : “Plani i Veprimit për Anëtarësim (MAP)” dhe dokumenti, për herë të parë, “Planifikimi dhe Rishikimi i Partneritetit për Paqe (PARP)”.
Nuk është rastësi një histori e tillë suksesi, përkundrazi, kush dinte të lexonte brenda shpirtit të djaloshit simpatik e me sy të zgjuar do të thoshte : “- Ky djalë do të fluturoj e kap majat kur të rritet.” Dhe Zaimi fluturoi, bëri realitet atë dëshirë të madhe, kthyer ndërkohë në pasion të madh, për të qënë ai në kabinën e avionëve që në përditshmëri i kalonin mbi kokë, zhurma e të cilëve i ngjante si melodia më e bukur në botë. Bënte dy orë rrugë në këmbë nga Droboniku i tij për në Berat, ku kreu 8-vjeçaren. Në diell e shi, njomur nga djersa në rastin e parê dhe shiu në të dytin Zaimi përsëri qeshte, qeshte e gëzohej me dhjetat që merrte, me vlerësimin dhe elozhet e pakursyera nga mësuesit e tij për atë nivel dijesh që ai demonstronte. Ishte Drejtoresha e Shkolles “24 Maj” Pareshqevi Salepi dhe Profesori i matematikes Stilian Pushi qe bene te pamundur per te siguruar nje burs per nxenesin e tyre.
E veçanta në historinë e Zaim Kuçit qendron në faktin se përballë rezultateve ekselente në të gjithë arsimimin e tij ka qëndruar një njeri i thjeshtë, pa pasuri të tjera veç vlerave e virtyteve, mendjes së hapur, zemrës së gjerë e shpirtit të madh.
Me përfundimin e shkollës 8-vjeçares në Berat, Zaimi shkon në Shkollën Ushtarake ‘Skënderbej’ dhe pas saj në Shkollën e Aviacionit në Vlorë, në përfundim të së cilës titullohet “Pilot Gjuajtës Bombardues”. Gjithashtu Ai ka kryer disa studime të larta Ushtarake: Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë; Kolegjin Gjitharmësh të Mbrojtjes në Paris, Studime Aeronautike, Instituti Francez i Sigurisë Ajrore në Paris, Akademia Diplomatike Shqiptare, Tiranë. Ka kryer disa kurse afatshkurtra Doktrinë/Strategji në SHBA, Hollande, Hungari, Gjermani, Kroaci. Me një bagazh të tillë dijesh dhe me formim jashtë vendit, Zaimi u përzgjodh si Atashe i parë i Mbrojtjes, për të hapur misionin ushtarak pranë Ambasadave të RSH në Francë dhe në Portugali, ku punoi si diplomat nga Gusht 2006 deri në Dhjetor 2010.
Në vitin 2008 Zaimi per kontributin , shkrimet e tij përzgjidhet nga Instituti i Studimeve Strategjike të BE (IHEDN) si përfaqësues i vendit tonë në aktivitetet e këtij instituti europian dhe për botime. Gjatë periudhës 2002 – 2007 vendi ynë ka qenë i përfaqësuar nga Presidenti Moisiu. Mbas këtij viti me kërkesën e Institutit të Studimeve Strategjike të BE drejtuar presidentit, vendi ynë përfaqësohet (deleguar nga z.Moisiu) nga kolonel Zaim Kuçi.
Kolonel Zaim Kuçit, djaloshit të lidhur shpirtërisht me avionin dhe fluturimin, tashme burrë në vite dhe dije, i’u desh të merrte një vendim tejet të vështirë për të ardhmen e kësaj arme të lavdishme për vendin tonë, “vdekjen e saj dhe zëvëndësimin me teknologji bashkëkohore. Luftonte brenda tij mendja dhe zemra, e para thoshte: “vraje”, Zaim, e dyta thoshte: kujdes, Zaim, na sherbeu për gjysëm shekulli. Dhe fitoi mendja, ashtu siç ndodh me Burrat. “- Pilotët tanë kanë qënë heronj, të fluturosh me ata avion dhe të përmbushësh detyrën me sukses është vërtet heroizëm – argumentonte Zaimi pozicionimin e tij.” Dhe kishte të drejtë, më mirë se Ai nuk e njihte njeri situatën, pilot që për 14 vjet fluturoi me të gjithë tipet e avionëve, nga Jak 18 e deri te Mig 19 edhe pak fluturime ne avionet moderne Mirage dhe Alpha Jet.
Te personaliteti i Zaimit janë bërë bashkë njeriu dhe profesionisti në shkallë sipërore. Nëse nuk ia di historinë dhe arritjet, Zaimit nuk ia kupton dot madhështinë, ose me saktë Ai nuk bën as përpjekjen më të vogël për t’u prezantuar ai që është, një masiv vlerash e virtytesh. Zaimi është shokë, mik e vëlla sa më i miri etalon i kësaj tipologjie, është modest, i thjeshtë, vullnet hekurt, kurajoz, i ndershëm, i mirë dhe fisnik sa më i miri simbol i kësaj kategorie. Zaimi është edhe i fuqishëm, shumë i fuqishëm dhe i aftë për t’u përballur e dalë fitues mbi çdo armik e kundërshtar…përjashtuar skuthat, ata i neverit, i injoron dhe i lë të mbyten në pisllëkun e vet. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij Zaimi e ka prezantuar figurën e ushtarakut shqiptar dinjitoze, të aftë dhe krenare. Ai i ka korrur frytet e kesaj stature me tituj e dekorata të ndryshme brenda e jashtë vendit. Vlerësimeve sinjifikative nga Presidenti i Francës Sarkozy dhe Hollande apo ai i Asamblesë Europiane z.Colin Cameron, skuthat tanë i vunë përballë largimin nga detyra të kolonelit të hekurt, Zaim Kuçit.
Medalja “OFICER I URDHËRIT KOMBËTAR TË MERITËS”, akorduar nga Sarkozy për Zaim Kuçin nuk është një dekorate honorifike, protokollare, kortezie e një shteti, por një dekoratë vlerësim pune, dije dhe kontributi të suksesshëm.
Dhe për ta përfunduar këte shkrim për njeriun e mirë dhe profesionistin e arrirë, Zaim Kuçi, po sjellë përsëri Ambasadorin Ylljet Aliçkaj. Ja ç’thotë Ai po në parathënien e tij në librin “Jeta e njē Piloti” :
“- Zaimi ia ka dalë të ballafaqojë përvojën vetjake me historinë e aviacionit shqiptar dhe politikave të mbrojtjes, duke ndërthurur harmonikisht historinë e vet jetësore, protagonist aktiv dhe reflektiv i kësaj arme, me vetë historinë e aviacionit shqiptar, që nga themelimi deri në ditët e sotme, një hark kohor ky i një jete plot peripeci dhe arritje në fushën ushtarake e ato diplomatike, deri….në largimin e parakohshëm e paradoksal të Tij nga karriera e tij, pasuar nga një vlerësim i lartë dhe plotësisht të merituar: “Kryqi i Urdhërit Kombëtar të Meritës“, nga Presidenti i Francës.
Qyteti i tij i lindjes , më 15 Maj 2016 Këshilli Bashkiak Berat i akordoi Zaim Kuçit titullin “Qyterar Nderi”.
Nje qen bir qeni komunist, qe nuk beri asnje akt heroik qe te mbahej mend si hero. Skuth qe i beri bisht detyrave te veshtira si pilot ne ajer, duket qendruar sa me shume qe te ishte e mundur ne toke pa fluturuar. Karrierist qe perpiqej me cdo mjet dhe menyre te zinte poste drejtuese qe te mos fluturonte por te pretendonte se drejtonte.
‘deri….në largimin e parakohshëm e paradoksal të Tij nga karriera e tij”,
KESHTU VEPRUAN MINISTART E MBROJTJES,PARTIAKET PA VLERE PO THUAJSE ME SHUMICEN E ATSHEVE USHTARAKE SHQIPRAE QE PERFAQESUAN SHQIPERINE JASHTE SHTETIT.
Duhet te lexojme Edhe komentet e te shohim se nga kush anon opinioni publik.
Respekt pafund per Profesorin tim Kolonel Zaimin
Ndjehesh krenar kur jemi perfaqesuar me Kolonel te tille
Si ish student tek Profesori im shikoja me teper sa duhet;
1. Korrektesi, i drejte dhe i ndershem
2 me teper sa duhet i ditur
Jam krenar
Pétrit
Eshte fat ta kesh shoke Pedagog Zaimin. E kam njohur ne aerodromin e Gjadrit ,ishte koha kur Zaimi dhe shoket e tij rrinin 15-2o e ca dite me sherbim ,vije e pare pasi ishte situata e veshtire ne Kosove.
E Kujtoj me shume kur poshte krahut te avionit lexonte libra dhe mesonte gjuhen frenge kur temp ne piste arrinte 50-60 grade ,pilotet shqiptare Jane te gjithe heronjte. Isha teknik avioni dhe n’a vinte keq qe ngriheshin kaq te rinj ne ajer
Bravo artikullshkruesit , eshte Zaimi qe e kerkuan keshilltar qe nga Ministri Zhulali ( 6 muaj) me pas ish présidenti Mejdani dhe tre shefa shtabesh te FA.
U perzgjodh dhe fluturoi ne avionin supersonik MiG 19 rreth 13 vjet. Sipas ligjit ishte parashikuar max 12. 5 vjet ne avionet reaktive. Ai kaloi ne vrime te gjilperes nga nje seleksionim te rrepte nga avioni me helike Jak ,MiG 15 dhe MiG – 17. Kjo eshte rruga per te gjithe pilotet shqiptare per te fluturuar ne avionin MiG 19.ata fillonin 30- 50 vête dhe perfundonin ne avionin supersonik 5- 10 vête.
Pilot gazetar shoku yne Zaim
Bravo , ne jemi krenar per Ty
Jemi disa shoke qe po shkruajme kete koment.
Astrit, Agimi ,Bashkimi etj
Gazmendi
E lexova shkrimin me nje fryme .
E rilexova dhe falenderoj autorin e ketij shkrimi kaq informues .
Ne gogle kerkova *Zaim Kuci* gjeta Infinit shkrimesh , po me shume me beri krenar fjalimi i Ambasadores Franceze per pilotin Zaim Kuci . Zaimi autor dhe bashkautor i dokumentave strategjike te aderimit te RSH ne NATO. Pa le ne internet gjeta shume shkrime te publikuara ne vendent e BE dhe pranohet si anetar i Studimeve strategjike te BE
E cili shqiptare i vertete nuk ndjehet krenar me kete shkrim ,per kete CV
Cili shqiptare ka botuar jashte vendit kaq shume per RSH dhe jo per vehte, cili ushtarak ……?
Te jemi krenar
Ylli
Bravo artikullshkruesit
Zaimi me te gjithe ata qe ka punuar mbetet nje shoke i shkelqyer ; nje njeri i punes se forte, i sakrifices, nje model qe i duhet shoqerise sone.
Nje pafundesi shkrimesh , ne te gjitha fushat gjenden ne te gjitha gazetat e vendit tone dhe ne shtypin e huaj, nje Bravo oooo
Te botosh ne Paris per vendin tone eshte Pune dhe mérite, ti e realizove ate .
Respect