Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet draft statuti i PD, Basha i merr kompetencat Bardhit, përjashton emrat që kandiduan me PL
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Zbardhet draft statuti i PD, Basha i merr kompetencat Bardhit, përjashton emrat që kandiduan me PL
Politike

Zbardhet draft statuti i PD, Basha i merr kompetencat Bardhit, përjashton emrat që kandiduan me PL

Published: September 2, 2023
Shpërndaje

Pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Në këtë mbledhje pritet të votohen ndryshimet statutore dhe Këshilli i ri Kombëtar.

Janë zbardhur propozimet, ku Basha duket se i ka shtuar kompetencat vetes. Kjo sepse në nenin 48, pika 3, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë. Pra Basha, “i ka bërë dalje” Gazment Bardhit, i cili i ka dalë kundër, dhe kompetencat ia ka kaluar vetes.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në draft.

- Publicitet -

Ndërkohë, ka propozuar edhe përjashtimin nga anëtarësia të të gjithë atyre që kanë kandiduar me subjekte të tjera, më konkretisht me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës.

Këto ndryshime pritet që t’i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, Kryesinë e re, edhe përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë. Mbledhja do të nisë me disa fjalime të të rinjve për të vijuar me fjalimin e Bashës, për të ardhmen e partisë, më pas do të prezantohen ndryshimet statutore e në fund do të nisë votimi për propozimet e bëra.

Në ndryshim nga e kaluara, Lulzim Basha ka zgjedhur që të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Si për t’iu shmangur debatit të shifrave se sa pjesëmarrës ka pasur, Basha, nuk zgjodhi që të zhvillojë mbledhjen në Pallatin e Kongreseve ashtu si kurse ka ndodhur në krye të herës.

Ky Kuvend, duket se do të vulosë përçarjen e Partisë Demokratike, dhe në ndryshim nga Berisha dhe Gazment Bardhi që kanë dhënë sinjale për një ribashkim, Basha duket i vetëm në këtë betejë.

Kliko për të lexuar DRAFT STATUTIN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 24 shtator 2026
  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?