Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
AktualitetKronike

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Published: December 16, 2025
Shpërndaje

Pas gati gjashtë muajsh hetimesh autoritete italiane kanë zbardhur vrasja e Fatos Cenajt, shqiptarit 59-vjeçar që u ekzekutua me një plumb në kokë më 8 qershor të këtij viti.

Trupi i viktimës, një ish-polic burgu, u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, në provincën e Padovës, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen e tij.

Të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, i cili tashmë akuzohet për vrasje.

- Publicitet -

Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar të kryer nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma.

Paraprakisht dyshohet se, punëtori kishte planifikuar ta vriste Cenaj për muaj të tërë dhe kjo për shkak të disa mosmarrëveshje në lagje.

Hetuesit arritën të identifikonin autorin e dyshuar përmes analizës së pamjeve filmike të mëngjesit të krimit. Në video shihet një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe në të dy krahët. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme, të realizuara me mëngë artificiale.

Duke ndjekur gjurmët e maskës dhe mëngëve të tatuazhuara, karabinierët zbuluan se këto sende ishin blerë në Amazon nga fqinji i viktimës. Sipas hetimeve, 45-vjeçari kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës së tij, si dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Gjatë një kontrolli të kryer në korrik, autoritetet i sekuestruan biçikletën, ndërsa në një magazinë pranë shtëpisë së tij u gjetën edhe plumba të prodhuar në shtëpi, disa prej të cilëve ishin qëlluar më parë për prova.

RIS konfirmoi përputhshmërinë mes mbetjeve të armës së zjarrit që goditi Cenajn dhe gjurmëve të gjetura në biçikletën e të dyshuarit.

45-vjeçari nga Padova është vendosur në burgun “Due Palazzi” ndërsa përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.

Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila kishte blerë një shtëpi në Fontanaviva.

Ai nuk kishte precedent të mëparshëm ndërsa raportet me fqinjin kishin qenë të tensionuara.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Pas më shumë se tre vitesh proces, shpallet sot verdikti i shkallës së parë për katër figurat qendrore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  • Nga bashkimi te dështimi

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  2. Vlora 97 on Gjyqi i Historisë
  3. tamtam on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  4. Vlora 97 on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  5. demo on VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?