Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet plani sekret i Hamasit: Sulmoni shkollat, vritini dhe merrni pengje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet plani sekret i Hamasit: Sulmoni shkollat, vritini dhe merrni pengje
AktualitetBote

Zbardhet plani sekret i Hamasit: Sulmoni shkollat, vritini dhe merrni pengje

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC përshkruhet fytyra e frikshme e Hamasit. Ndërsa planet e tij për të pushtuar Izraelin dhe mënyra e organizimit zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në kibutz Kfar Saad.

Direktiva-“urdhri” për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim: “Vritni sa të mundni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”. Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël në fshatin afër Gazës.

Dokumentet janë të shënuara “Top Secret” në arabisht dhe u drejtohen “anëtarëve shumë të trajnuar” të Hamasit. Plani kishte dy pjesë: E para, trroristët e Hamasit të rrethojnë dhe depërtojnë fshatrat, duke synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijët. Pastaj, jo vetëm për të hapur zjarr ndaj civilëve, por edhe për të rrëmbyer sa të munden, edhe fëmijë të shkollës fillore.

- Publicitet -

Hamasi, përveç synimit të shkollës fillore, planifikoi të sulmojë edhe qendrën rinore Bnei Akiva. Në një faqe të hartës, nën titullin “Manovra Tepër Sekrete”, Hamasi udhëzon një njësi të sigurojë sulmin e saj në Kfar Saad në lindje, ndërsa një njësi tjetër do të kontrollojë anën perëndimore.

“Vritni sa më shumë dhe merrni pengje” është direktiva mbizotëruese. Të gjitha hartat, sipas NBC, janë në duart e autoriteteve izraelite.

Një video e postuar në mediat sociale tregonte burrat e Hamasit duke bastisur një Kibuc më 7 tetor, gjë që konfirmon urdhrat dhe lëvizjet e tyre, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e hartës, komenton rrjeti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?