Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet vrasja e Besmir Hidës në vitin 2019 në Lushnje, identifikohen tre autorët (Emrat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet vrasja e Besmir Hidës në vitin 2019 në Lushnje, identifikohen tre autorët (Emrat)
KronikeKryesore

Zbardhet vrasja e Besmir Hidës në vitin 2019 në Lushnje, identifikohen tre autorët (Emrat)

Published: July 20, 2023
Shpërndaje

 

 

Policia ka arritur të zbardhë një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2019, në Lushnjë, ku u vra me armë zjarri 40-vjeçari Besmir Hida.

- Publicitet -

Falë punës intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga strukturat hetimore qendrore dhe ato të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë, identifikohen 3 autorët e vrasjes së 40-vjeçarit, të cilët janë, Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmetaj.

Hetimet intensive janë kryer 8 muajt e fundit, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe ato të Prokurorisë.

Të 3 autorët e vrasjes, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Autorësia e kësaj ngjarjeje, është dokumentuar me prova ligjore të siguruara gjatë hetimit intensiv.

Në zbatim të programit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për rihapjen e dosjeve të vjetra, me qëllim sigurimin e provave për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, pas një hetimi intensiv të kryer 8 muajit e fundit nga Sektori i Hetimit të Grupeve Kriminale në Drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, si dhe pas një pune profesionale dhe hetimore të bërë në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit që të sigurohen prova ligjore dhe të dokumentohet autorësia e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në Lushnjë, në vitin 2019.

Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Skënder Libohova”, në një lokal, shtetas të armatosur dhe të maskuar kanë ekzekutuar me armë zjarri kallashnikov shtetasin B. H, 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Si rezultat i provave të siguruara nga hetimi intensiv, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 16.07.2023, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për autorët e kësaj ngjarjeje, shtetasit:

Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht i arrestuar në Greqi. Ky shtetas u arrestua në Janinë, në maj të këtij viti, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë;

Orgest Bilbili, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Ky shtetas është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur në vitin 2019.

Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg, në Greqi, pasi është arrestuar në vitin 2020, gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke. Ky shtetas është dënuar në vitin 2021, me 11 vjet burgim, nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të shtetit grek.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë e tjera ligjzbatuese brënda dhe jashtë vendit, si dhe me partnerët, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe për të luftuar krimin e organizuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se në të gjithë vendin se strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë operacione intensive për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në cilëndo fushë që ato shfaqen, si dhe strukturat hetimore të saj janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Lezhë.

 

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vizita e parë e Marco Rubios në Manila koincidon me një moment kritik gjeopolitik
  • Autoritetet italiane sekuestrojnë 250 milionë euro kokainë me flamurin e Serbisë
  • Rruga e ndërtuar 7 mijë vite më parë del në dritë nën ujërat e Adriatikut
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • VIDEO: Para me thasë nga Posta në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?