Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjendet skulptura e Artemisës në bronz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjendet skulptura e Artemisës në bronz
AktualitetKulture

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjendet skulptura e Artemisës në bronz

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Një zbulim i ri arkeologjik është bërë në Durrës, në sajë të gërmimeve arkeologjike shqiptaro-franceze në Durrës që po realizohen në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçias.

Në përfundim të punimeve është zbuluar nga gërmimet te Forumi Bizantin një skulpturë e Artemisës rreth 12 cm e gjatë dhe skulptura është në bronz.

Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet  se nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake.

- Publicitet -

“U arrit të gërmohet një banesë e shek. 2 e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm. Si pasojë e zjarrit banorët janë larguar me shpejtësi, duke mundur të marrin vetëm objektet më të rëndësishme. Për rrjedhojë, shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme. Këtë vit u arrit të gjenden objekte të ndryshme, mes të cilave bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje”, shkruan Akademia Albanologjike në rrjetin social “Facebook”.

Akademia Albanologjike vijon më tej se “duke qenë se objekti ka nevojë të pastrohet e konservohet nga specialistët për momentin nuk mund të identifikohet me saktësi. Mund të themi se kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (Artemis? Lar/Lares?), pjesë e faltores së banesës së shek. 2 e.s. Po në këtë nivel në vitin 2019 u zbulua një skulpturëz mermeri e një fëmije”.

Objekti u gjet në një banesë të datuar si e shekullit të dytë pas Lindjes së Krishtit, që sikurse një tjetër e një shekulli më vonë po në zonën e Forumit Bizantin i bëjnë arkeologët të dyshojnë se Durrësi u dogj gjatë periudhës Romake. Akademia e Studimeve Albanologjike vijon më tej se qëllimi i kësaj fushate gërmimesh mbi topografinë e Epidamne-Dyrrahionit, mbetet zbulimi i fazave më të hershme të përdorimit të territorit në këto dy pika të rëndësishme të qytetit si Forumi Bizantin dhe Kisha Katolike e Shën Luçias.

Forumi Bizantin ka qenë qendra romake bizantine e qytetit të vjetër, i cili quhej Dyrrah. Ai zinte pozicion qendror në raport me ndërtimet e mëdha publike e fetare të periudhës bizantine dhe i përket shekujve të V-të dhe të VI-të pas Krishtit. Në qendër të Forumit Bizantin ka një podium dhe pus, mbi një shtroje pllakash mermeri që mbulojnë dyshemenë. I zbukuruar me kolona e me pllaka të mëdha prej mermeri, paraqitja arkitekturore e tij dëshmon funksionin e një sheshi që kryente kryesisht funksionin e një tregu. Forumi është pjesë e një kompleksi të gjerë ndërtimesh e zbukuruar me kolona mermeri dhe me dysheme të veshur me pllaka të mëdha mermeri. Për shkak të vlerave kulturore që përmban Forumi Bizantin, ka hyrë thuajse në të gjitha guidat turistike të vendit tonë.

Ministrja Margariti: Gërmimet në Durrës nxjerrin në dritë figurën e një perëndeshe

Për këtë gjetje ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila njoftoi se në nëntokën e Durrësit është zbuluar një perëndeshë.

“Nëntoka e Durrësit vazhdon të nxjerrë në dritë historinë e saj. Mes të tjerash zbulime doli në dritë edhe një perëndeshë”, theksoi Margariti në një postim në rrjetet sociale.

“Projekti shqiptaro-francez “Topografia e Epidamne-Dyrrachion, Durrës”, bashkëdrejtuar nga Prof. As. Dr. Eduard Shehi nga Instituti i Arkeologjisë dhe Prof. Catherine Abadie-Reynal nga Universiteti Lyon 2 janë drejt përfundit të gërmimeve arkeologjike në Forumin Bizantin dhe pranë kishës katolike të Shën Luçisë”, u shpreh Margariti.

“Nga gërmimet në Forumin Bizantin janë arritur nivele të periudhës perandorake romake, ku u gërmua një banesë e shek. II e.s., e cila ishte shkatërruar tërësisht nga një zjarr i fuqishëm.

Sipas arkeologëve shtresa e djegies së banesës përmban shumë objekte të jetës së përditshme. Mes objekteve të ndryshme, zbuluar këtë vit, bie në sy një figurinë bronzi e një personazhi femëror në lëvizje. Teksa pritet të pastrohet e konservohet, arkeogu Shehi thotë se mund të kemi të bëjmë me figurën e një perëndeshe (ndoshta Artemis ose Lar/Lares), pjesë e faltores së banesës”, nënvizoi Margariti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 1, 2022 at 11:44 am

    Shiko diferencen midis raportit te arkeologeve dhe postimit te ministreshes.
    Arkeologet shkruajne se midis objekteve te gjetura gjate germimeve doli ne drite edhe nje figurine bronxi,,12 cm(as nje pellembe),qe mund te jete nje miniature e Artemides.Loder,kukull femijesh,ose stoli tavoline.Te tilla objekte gjinden rendom ne site arkeologjike,,ne nentoken e keshtjellave antike etj 40 vjet me pare,kur u tha nje pjese e gjolit te Seferanit,,u gjeten dhjetra figurina te tilla,,miniatura te perendeshes Aferdite.
    Ministresha ka zbuluar rroten:-Doli ne drite nje Perendeshe-shkruan copa mishit.
    Durresi eshte nje qytet i ndertuar mbi 7 qytete te lashte.Ne Durres eshte zbuluar sarkofagu i Meleandrit,qe ndodhet ne Stamboll,nga kryeveprat e Artit Antik.Shko shiko ne fushen e plerave te Porto Romanos moj ministreshe,se do te gjesh me dhjetra figurina te tilla,copa kollonash dhe kapitele,qe ndertuesit injorante dru me pre,ja grabiten nentokes se Durresit keto 30 vjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?