Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohen biseda me përmbajtje për rrëmbim personi dhe dhunë mes Ergys Agasit dhe ish-deputetit të PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohen biseda me përmbajtje për rrëmbim personi dhe dhunë mes Ergys Agasit dhe ish-deputetit të PS
AktualitetKronike

Zbulohen biseda me përmbajtje për rrëmbim personi dhe dhunë mes Ergys Agasit dhe ish-deputetit të PS

Published: April 14, 2026
Shpërndaje

Disa komunikime telefonike të kryera mes dy miqve të vjetër, biznesmenit, Ergys Agasi dhe ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, janë bërë objekt i hetimit nga prokuroria e posaçme SPAK, e cila po ndjek çështjen penale me Nr.20/1.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes këtyre bisedave që SPAK ka arritur t’i nxjerrë nga aparatet telefonike të sekuestruara në qershor 2025 biznesmenit, është zbuluar dhe përfshirja e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, në përdorimin e dhunës psikologjike, fizike dhe rrëmbimit të personave.

Sipas dokumentave të siguruara në dosjen e AKSHI-t, janë evidentuar 4 episode të përdorimit të dhunës psikologjike, fizike, të kryera këto përmes kërcënimit apo qoftë dhe rrëmbimeve apo dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

- Publicitet -

Synimi i gjithë këtyre veprimeve kriminale, sipas dokumentave ishte qëllimi që personat e përfshirë të arrini qëllimet e veta. Një ndër këto raste është dhe episodi mes biznesmenit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.

Në dosje evidentohen të dhëna përmes akteve të ekspertimit telefonik, se këta dy personazhe publikë, kanë komunikimi ndërmjet tyre, duke mos kursyer as përdorimin e elementëve njerëzorë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të kërcënuar apo për të diktuar përmes presionit dhe me pahir, funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët duhet të veprojnë dhe firmosin dokumenta, sipas udhëzimeve që ata kërkojnë në këto bashkëbisedime.

Nuk dihet me saktësi se kush janë emrat e personazheve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë përmendur në këto bashkëbisedime me Bllakon.

Por ajo që dihet tashmë është fakti se SPAK po heton në këtë drejtim dhe pritet që në pyetje të meret dhe ish-deputeti, Alqi Bllako, i cili u deklarua fajtor dhe dënua nga gjykata si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

“…më tej rezulton se provat njoftojnë rastin e presionit dhe kërcënimeve të bëra ndaj Migena Schroeder, në episodin që ajo jep sqarim të prokurimit publik “Stmart Lab 2”, ku jepen shpjegime për “Albascan” të Elton dhe Elision Jorgjis, “AESS” të Jani Angjelit, drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenit Ermal Beriqi, zv/drejtuesit të AKSHI-t,Daniel Shima dhe Elton Jorgji. Edhe në këtë rast, sipas këtyre deklarimeve, është përdorur dhuna psikologjike, përmes kërcënimeve, që të detyrohet subjekti operator ekonomik të veprojë sipas qëllimeve dhe kërkesave të dhunuesve të dyshuar…”, thuhet në dokumentat e siguruara nga gazetari.

Më tej rezulton episodi i treguar nga biznesmeni Gerond Meçe, i kompanisë “ABS”, episod ky që është vendosur mes periudhës kohore Janar-Shkurt 2025, që SPAK nuk ka mundur ta indentifikojë deri në këtë fazë të hetimit.

Si dhe njëherësh dy episode të tjera, ku sërisht protagonist është Gerond Meçe, i kompanisë “Advanced Business Solutions “ABS”. Rrëmbimi, i tij duket që u krye në mes të Tiranës, në kushte krejt normale dhe pa shumë zhurmë.

Por, njëherësh, pas pengmarrjes në rrethana krejt normale dhe rastësore, biznesmeni Gerond Meçe, u gjet në rrugë krejt rastësisht nga një inxhinier i kompanisë së tij, i cili e çoi në zyrën pranë qendrës tregtare “Toptani”.

Një rastësi e çuditshme, por ja që ka ndodhur. Sipas dëshmisë që Gerond Meçe ka dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ai tregon se pasi është rrëmbyer, mbajtur peng në zonën e Gracenit në Elbasan dhe lënë në rrugë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, është shfaqur rastësisht një makinë e kompanisë së tij, me shofer inxhinierin Jorgis Sollaku, i cili e ka sjellë në ambjentet e zyrave të biznesit të tij në Tiranë.

Katër personat rrëmbyes, janë filmuar nga disa kënde të ndryshme nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe qartësisht duken pa maska, vetëm me kapele në kokë.

Fytyrat e tyre janë thuajse plotësisht të dallueshme, por çuditërisht skuadra e “çunave” që rrëmbeu Gerond Meçen, nuk është arritur të identifikohet, as nga informatorët e Policisë së Shtetit, as nga informatorët e Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Atëherë pse ka kaq vonesë për identifikimin e katër personave, imazhet e të cilëve janë kapur nga pamjet filmike, dhe kush është njeriu që mbron këtë skuadër prej katër personash që të mos identifikohen dhe arrestohen?

Aktualisht kjo çështje paraqet një aspekt të rëndësishëm, pasi tregon një sërë faktesh dhe indicie, të cilat nëse interpretohen në lidhje me njëra-tjetrën, arrihet të qartësohet kuptimi i asaj që ka ndodhur pas procedurave administrative formale dhe në duke të kryera para AKSHI-t dhe brenda zyrave të AKSHI-t.

Deri në këtë fazë ku ndodhet dosja, për këtë çështje janë proceduar dhe vënë nën hetim 8 persona. Por kjo duket se është vetëm maja e ajsbergut.

Pasi detaje të tjera kanë dalë në publik, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka nisur të orientojë dhe urdhërojë SPAK-un të hetojë dhe persona të tjerë si ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, ish-deputetin Alqi Bllako, Emirton Sulin, Meri Manaj, Helena Papa, Denis Molla, Ingrida Luzha, Ersila Qeramixhiu, Brixhilda Sinanaj, Aurel Vrenos, Enklid Pelari dhe Migena Sxhroeder.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Zdromsi says:
    April 14, 2026 at 8:49 am

    Ky Enklid Pelari qenka edhe teolog.
    Drejtimi i Duhur! Perpara!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    April 14, 2026 at 10:43 am

    Kur te arrestohet,burgoset Gysti,zere se u burgos Edi Rama.

    Reply
  • Aldrin says:
    April 14, 2026 at 10:52 am

    Tere ato indicie..

    Reply
  • kasem gahinji says:
    April 14, 2026 at 11:12 am

    KY rast eshte teresisht I sajuar nga vete “I rrembyeri” dhe te tjeret pas tij. Ne vidio fytyra te dallueshme dhe qe nuk gjenden. Rrembehet ne Tirane, ku ka zyrat e tij, cohet ne Elbasan dhe me fytyre zbuluar, qe te shohi se ku e cojne. Me pas lirohet te rrotullim I I bradasheshit, ku fare “rastesisht” kalon nje makin e tij me shofer nje inginier te tij. Sa rastesi te cuditeshme paska KY rrembim.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?