Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit? Shkencëtarët: “Ja vendi ku mund të jenë 46 milionë tonë…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit? Shkencëtarët: “Ja vendi ku mund të jenë 46 milionë tonë…”
AktualitetBoteEkonomi

Zbulohet depozita më e madhe në botë e hidrogjenit? Shkencëtarët: “Ja vendi ku mund të jenë 46 milionë tonë…”

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Shkencëtarët në Francë kanë zbuluar një depozitë të mundshme të hidrogjenit natyror, ose thënë ndryshe hidrogjenit të bardhë, në rajonin e Lorraine.

Përqendrimi i hidrogjenit në vendburim vlerësohet të jetë 14% në një thellësi prej 1.100 metrash.

Faza tjetër e kërkimit do të përfshijë shpimin e më shumë puseve për të konfirmuar madhësinë dhe shtrirjen e depozitimit.

- Publicitet -

Në nëntokën e këtij rajoni, fshihet asgjë më pak se furnizimi më i madh i njohur në botë i gazit deri më sot.

Deri më tani, shumica e zbulimeve të hidrogjenit të bardhë janë bërë rastësisht nga gjeologët në kërkim të lëndëve djegëse fosile.

Ekipi kishte vendosur të vlerësonte nivelin e gazit të metanit në nëntokën e Lorenës, për të bërë një vlerësim të sasisë totale të pranishme.

Por pas monitorimit kimik të shtresave shkëmbore dhe depozitimeve të metanit shoqërues, u zbulua prania e një përqindjeje të lartë e hidrogjenit. Përqendrimi i tij u rrit ndërsa zbritej, duke arritur në 20% në 1250 metra thellësi.

Nivele të tilla lënë të kuptohet se në 3 mijë metra nën tokë, përmbajtja e hidrogjenit mund të kalojë 90%.

Në bazë të të dhënave të deritanishme depozita e Lorenës mund të përmbajë deri në 46 milionë ton hidrogjen të bardhë, që do të thotë më shumë se gjysma e prodhimit aktual vjetor botëror të hidrogjenit gri.

“Ngjyrat” e hidrogjenit klasifikohen sipas procesit me të cilin ato prodhohen.

Hidrogjeni gri i referohet hidrogjenit të prodhuar në një fabrikë duke përpunuar gazin natyror. Aktualisht ai tërheq kritika për shkak të sasisë së CO2 të emetuar gjatë prodhimit.

Hidrogjeni i zi është bërë nga qymyri, ndërsa hidrogjeni jeshil vjen nga elektroliza e ujit duke përdorur energjinë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme.

Të gjitha këto lloje të hidrogjenit janë ato që quhen forma dytësore të energjisë.

Hidrogjeni i bardhë, është hidrogjen i pranishëm në atë gjendje në natyrë. Prandaj është një burim primar shumë i pastër energjie.

Një furnizim i mundshëm drejtpërdrejt i disponueshëm me hidrogjen të bardhë ofron avantazhin e madh për të mos pasur nevojë për inpute shtesë të energjisë nga gaze/substanca të tjera.

Teoria aktuale pas zbulimit të fundit në Lorenë sugjeron një furnizim pothuajse pa limite prej këtij gazi.

Një sërë partnerësh tregtarë dhe institucionalë, francezë dhe ndërkombëtarë, janë interesuar tashmë për financimin e projektit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?