Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së, i cili është akuzuar nga autoritetet amerikane për lidhjet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska, ka punuar edhe për një tjetër miliarder me origjinë ruse, sipas amerikanes “The Post“.
Gazeta e njohur e Nju Jorkut shkruan se “Aman Resorts”, një rrjet hotelesh me pesë yje në pronësi të Vladislav Doronin, e punësoi McGonigal në pranverën e vitit 2022 për një punë me pagesë të lartë si drejtor i sigurisë për 34 lokacionet e Amanit në mbarë botën.
Burimet thanë se kur McGonigal u arrestua në Aeroportin JFK të shtunën, ai po kthehej pikërisht nga një udhëtim pune në Sri Lanka, ku Aman operon me një rrjet hotelesh luksoze.
Burimet e Post thanë gjithashtu se McGonigal punoi për Aman nga New York City, aty ku kompania hapi hotelin e saj të parë në gusht në ish-ndërtesën e Crown, duke fituar shpejt reputacionin si hoteli më i shtrenjtë me tarifat e dhomave që fillojnë me 2400 dollarë për një natë.

Një zëdhënës i Aman konfirmoi se kompania e punësoi McGonigal vitin e kaluar.
“Zoti McGonigal u punësua nga Aman Group në vjeshtën e vitit 2022 si kreu global i sigurisë, bazuar në kualifikimet e tij dhe rolin e ngjashëm në industrinë e pasurive të paluajtshme, si dhe për dy dekadat e tij në Byronë Federale të Hetimit”, tha përfaqësuesi i Aman.
Kompania tha gjithashtu se McGonigal nuk po punon më për Aman Group, por nuk bëri të ditur se kur ai u largua nga puna.
Në shtator, Business Insider raportoi se prokurorët federalë po hetonin mbi përfshirjen e McGonigal me oligarkun rus Deripaska, një miliarder i cili ishte sanksionuar nga SHBA dhe dyshohet se i ishte drejtuar McGonigal për të ndikuar në heqjen e sanksioneve.
Të hënën, 54-vjeçari McGonigal u padit për pastrim parash dhe shkelje të ligjit të sanksioneve amerikane. Gjatë qëndrimit të tij në FBI, McGonigal mbikëqyri hetimet e oligarkëve, duke përfshirë Deripaska, i cili u sanksionua nga SHBA për dyshimet se vepronte në emër të qeverisë ruse në sektorin e energjisë.
Qeveria pretendon se Deripaska punësoi McGonigal dhe ish diplomatin për ta hequr atë nga lista e sanksioneve, madje edhe për të hetuar një nga oligarkët e tij rivalë, duke i paguar ata përmes kompanive guaskë.
j.l./ dita

Shikoni! Ketu nuk eshte fjala ne se Rama eshte fajtor apo jo? le ta vertetojne hetimet dhe gjyqi! Fjala ketu eshte se Saliu-Meta dhe lukunia e ujqeve dhe ulkonjave te ketij vendit tone,njerez hajdute dhe bashkepuntore te tyre na bejne moral! A ka moral Grida Duma! Shikoni si perdridhet ne emision? Nuk e kam besuar kurre qe ne Televizionin e djalit te Leka Meksit te mbrohet me zjarr, nga njerez te shitu,r Saliu! Te gjithe duan te thone se kuptojne Amerikancen por asnjeri nuk di te perktheje! Dhe pastaj kulmi eshte kur Miss Kokalari thote se agjenti i FBI qe investigoi i paska thene asj qe vitin e kaluar per korrupsionin e Rames dhe tani pret edhe disa lajme te tjera si fotografi etj. qe ky person do t’ja jape! Nga i gjen Saliu keta njeres groteske! Cfare lloj njerezish jane keta qe i vene prapa nje vrasesi dhe spiuni? PD duhet ta kuptoje se sa me shume ben si femijet e lagjes aq me pak mbeshtetes do te kete!
Qe fbisti punesohet dhe bashkepunon me ruse,kjo nuk eshte pergjegjesi e qeverise shqiptare.Madje,ajo mund te jete Edhe pjese e punes se tij si shefi kunderzbulimi ne FBI.Kjo nuk itakon shqiptareve llafazane ta diskutojne.
Kompania qe perflitet se eshte ruse,ne fakt eshte shoqeri aksionare Austriake .Kryetar i saj eshte nje ish kryeminister Austriake.Nder 10 aksionaret me te medhej te kesaj kompania nga me te medhate ne Europe,na qenka dhe nje Rus,te cilin Europa e Ka penalizuar ne 2022,si miliarder Rus.Por kontratat Jane lidhur me kompanine austriake,Jo me ruset.Kerkojuni llogarie austriake e pse pranon aksionere ruse,Jo qeverise shqiptare
Parate e dhena fbistit Jane llogarie e tyre,Mes miqsh.Ato nuk Jane dhene nga qeveria shqiptare.Shpifje,shpifje dhe vetem shpifje.Qellimi te mbulojne horrlleqet dhe krimet e tyre.Nese kane prova,ti cojne ne prokurori,Jo te ngrene komision llogjesh kavaje,per te penguar hetimin e prokurorise ,Nese bejne denoncim.
Shitjani Putinit dhe oligarkeve te tij naften shqyptare o zylyfa pushta te Partise, se juve nuk ju plas fare per fatin e pasurive kombetare, ju nuk kani asnje ndjesi per nacionalizmin kombetar se i sherbeni Internacionales Komuniste, kjo eshte e qarte kur keni dale ne media si nje lukuni cakallesh per te mbrojtur Edi Ramen, cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit, por me pare duhet t’i perhjigjeni pyetjes:
PSE EDI RAMA KORRUPTOI SHEFIN E FBI PER TE GODITUR OPOZITEN SHQYPTARE QE ESHTE PJESE E AKT AKUZES AMERIKANE NE WASHINGTON?
Kjo eshte pyetja thelbesore qe prek gjithe shqyptaret, madje edhe neqe jetojme ne SHBA qe tani na tregojne me gisht dhe na thone: “Ju jeni ata gangstere qe korruptuat shefin e FBI si Al Capone ne Cikago do kohe me pare”
Jo Marsi,
Ketu fjala eshte se Rama u tregua palaqo, me dashje apo pa dashje notoj ne ujerat e sic duket (dhente zoti te jem gabim!) te pista te oligarkve rus.
Nje kryeminister i nje shteti duhej te tregohej serioz sepse ishte i veshur me petkun zyrtar te nje shteti. Madje ua kaloj edhe privatve me sjelljet e tij si duke luajtur. Nuk lozet me shtet. Perfaqeson shtetin, jo vetvehten!
Po ka kohe qe Rama ka sjellje itacionale. Te gjithve na kujtohet kur mbrojti Vucicin dhe u kerkonte nderkombetarve qe te mirkuptojn Vucicin qe spo i ve sanksione Puinit.
Rama duhet ndalur se perndryshe do ta demtonte Shqiperune gjithnje e me shume. Ai ka kohe qe eshte jasht arsyes, ai e di perse.!
Une jam Marsi o Koha! Mos komento se nuk di te shkruash shqip dhe jo te me japesh mend mua! Une nuk dua t’ia di per Ramen! Amerika dhe Shqiperia kane sistemin e drejtesise dhe le t’i leme tabejne! Une e kam fjalen per injorante si ty dhe gazetare qe jane rrogetare te Saliut! Si mbrohet nje njeri qe ka vrare,spiun dhe tradhetar?!
I nderuar Marsi,
I pranoj me dashamiresi kritikat tua per sa i perket drejtshkrimit. Kaq di une i ziu.
Tani, keto jane komente, opinione pse jo edhe kritika. Sa here kritikojme Ramen nuk eshte se e duame Berishen. Keshtu mund te mendojn vetem Ramistet : doni Berishen prandaj kritikoni Ramen.!
Kush s’eshte me Ramen eshte me Berishen apo anasjelltas; kjo eshte loja e Rames e Berishes me te cilen kaq lehte sundojne gjithe vendin. E se si sundojne, kjo dihet tashme.
Per mua personalisht:
Berisha&Co, Meta&Co dhe Rama&Co jane faqja e zeze e vendit. S’na duhen gjithqysh akuzat tejoqeanike per keta kusare, do te mjaftojnin keto brenda vendit. Ka sa te duame, gjithe andej.
Kane gjetë dele njerz prandaj sundojne kaq gjate e plaqkisin kaq pameshirshem e paturpesisht, madje haptaz per diten me diell.
Une s’mendoj qe ju jeni injorant, perkundrazi cmoj opinionet tua .
Respekt,