Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
AktualitetKosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se ka pranuar kërkesën e Hoxhës për dorëheqje dhe e ka liruar atë nga drejtimi i Policisë. Pas largimit të tij, Kurti ka emëruar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Qeveria e Kosovës ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë periudhës që ai drejtoi institucionin.

Dorëheqja vjen në një kohë kur qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë zhvilluar protesta, duke kërkuar gjithashtu largimin nga detyra të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

- Publicitet -

Të dy ministrat kanë refuzuar të japin dorëheqjen, duke argumentuar në një konferencë për mediat se largimi i tyre nuk do të ndihmonte në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë dy prokurore dhe 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar nga detyra. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar përkohësisht kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren që trajtonte çështjen, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Mes të pezulluarve janë drejtues të strukturave rajonale të Policisë në Pejë, komandanti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor, përgjegjës të sektorëve të hetimit dhe operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues.

Inspektorati Policor i Kosovës ka konstatuar paraprakisht probleme në mënyrën se si policia trajtoi kërkesat për mbrojtjen e Arlinda Zekajt. Sipas gjetjeve të inspektoratit, policia nuk ka dokumentuar ekzekutimin e urdhrit të parë mbrojtës, të lëshuar më 7 shtator.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor brenda banesës së saj në Vitomiricë. Policia arrestoi më 27 tetor në Deçan ish-kunatin e saj, Albert Sylaj, si të dyshuar për krimin. Gjykata ka vendosur ndaj Sylajt masën e paraburgimit për një muaj. Përpara ngjarjes, Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve për shkak të rrezikut që pretendonte se i kanosej.Më 22 tetor, vetëm tri ditë përpara vrasjes, ajo i dërgoi një letër kryeprokurores së Pejës, në të cilën shprehte shqetësimin për sigurinë dhe jetën e saj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, ambasador në Gjermani dhe Greqi
  • Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”, SPAK merr të pandehur edhe 5 biznesmenë
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
  • Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen
  • Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë

Komentet e Fundit

  1. Xen Bolja on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  2. xhaxhi moderatori on Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  3. Anonymous on “Mos i kurseni!”
  4. Hasani on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  5. Vezhguese on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?