Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen
Lajmi i funditPolitike

Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

Presidenti i Republikës ka dekretuar këtë të premte datën për zgjedhjet lokale.

Ato do të zhvillohen më 9 maj 2027.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.

- Publicitet -

Sipas njoftimit të Presidencës, në konsultime morën pjesë vetëm përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Partisë Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Partitë e tjera politike, përfshirë opozitën, nuk iu përgjigjën ftesës së presidentit dhe nuk paraqitën publikisht ndonjë preferencë për datën e zgjedhjeve.

Gjatë konsultimeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve propozoi datën 9 maj, duke argumentuar se kjo zgjedhje u jep institucioneve më shumë kohë për përgatitjen dhe organizimin e procesit zgjedhor.

Edhe Partia Socialdemokrate shprehu preferencën për këtë datë, ndërsa përfaqësuesit e përfshirë në konsultime u treguan të hapur ndaj alternativave të propozuara.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet vendore duhet të zhvillohen gjatë periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela ndërmjet datave 15 prill dhe 15 maj.

Njoftimi i Presidencës

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda periudhës zgjedhore të pranverës, e cila përfshin katër të diela midis datës 15 prill dhe 15 maj.

Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës thirri në konsultë gjithë faktorin politik që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve si përfaqësues i organit përgjegjës për zgjedhjet në Shqipëri. Thirrjes në konsultë iu përgjigj Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Subjektet e tjera preferuan t’i qëndrojnë larg konsultës, sikurse nuk bënë publik asnjë parapëlqim partiak lidhur me datën e zgjedhjeve.

Subjektet e përfshira në konsultë u treguan të hapur për secilën zgjidhje. Komisioneri sugjeroi datën 9 maj 2027, ditën e fundit të kalendarit, me arsyetimin se kjo datë jep më shumë kohë për masat zbatuese. Partia Socialdemokrate gjithashtu parapëlqen këtë datë.

Data 9 maj 2027 nuk është e lidhur me asnjë rezervë apo paragjykim për favorizim të palëve të caktuara apo për ndikim potencialisht të dëmshëm në vullnetin e lirë dhe të pandikuar të zgjedhësve.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës i dha forcë juridike datës 9 maj 2027.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës fton subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje me alternativa, platforma dhe kandidatë në lartësinë e këtij procesi themelor demokratik; palët të zhvillojnë një proces konkurrues të drejtë, të përkushtuar e luajal, të respektojnë me vetëdije të spikatur kuadrin ligjor dhe barazinë e armëve, si dhe të bashkëpunojnë pa rezerva me KQZ-në për zhvillimin e një procesi shembullor dhe në përputhje me standardet më të larta për një shoqëri demokratike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS, ambasador në Gjermani dhe Greqi
  • Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”, SPAK merr të pandehur edhe 5 biznesmenë
  • Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës
  • Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur mbahen
  • Çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë? Bllokim motori, pilotët u nxorën gjallë

Komentet e Fundit

  1. Xen Bolja on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  2. xhaxhi moderatori on Ndryshojnë kushtet e qëndrimit në burg për Veliajn, del vetëm në ajrim dhe vendoset në qeli më vete
  3. Anonymous on “Mos i kurseni!”
  4. Hasani on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH
  5. Vezhguese on SPAK mbyll hetimet për Evis Berberin, ja akuza që rëndon mbi ish-kreun e ARRSH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?