Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet një “shtëpi bari” me 578 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet elektricisti i zonës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet një “shtëpi bari” me 578 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet elektricisti i zonës
AktualitetKronike

Zbulohet një “shtëpi bari” me 578 fidanë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet elektricisti i zonës

Published: November 29, 2024
Shpërndaje

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave në Vaun e Dejës.

Policia bën me dije se “shtëpia e barit” u zbulua në fshatin Dush, në një godinë të braktisur prej vitesh (pronë publike).

Gjatë kontrollit, në brendësi të këtij ambienti janë gjetur  578 fidanë të dyshuara  cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin  kësaj veprimtarie kriminale.

- Publicitet -

Në pranga është vënë elektricisti i zonës dhe janë procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë  zonën.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Evidentohet një ambient i përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjenden brenda ambientit  578 fidanë të dyshuar si cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike që shërbenin për realizmin e kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në pranga elektricisti i zonës dhe procedohen penalisht tre pjesëtarë të grupit të punës së OSHEE-së që mbulojnë  zonën.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për intensifikimin e  kontrolleve në ambiente të mbyllura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  kanë intensifikuar kontrollet në ambiente të mbyllura.

Bazuar në  informacionet e siguruara nga inteligjenca  policore, se  në fshatin Dush, në një godinë të braktisur  prej vitesh (pronë publike) mund të ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike,  në kuadër të operacionit policor të koduar “Godina”,  shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Gjatë kontrollit në godinën e braktisur, një nga ambientet e kësaj godine ishte përshtatur për kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, ku në brendësi të këtij ambienti janë gjetur  578 fidanë të dyshuara  cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin  kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve  u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në Laç, elektricisti i zonës,   dhe u proceduan  penalisht në gjendje të lirë shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel, (grup i punës i OSHEE-së që mbulon zonën)  për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja  e energjisë elektrike”.

Nën drejtimin  Prokurorisë , strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe ato të DVP Shkodër vijojnë punën intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  • Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
  • E enjte e zezë në Wall Street, tregjet amerikane humbasin 3.2 trilionë dollarë
  • Çmimi i naftës rritet në 100 dollarë, paralajmërohet përshkallëzim i ri ushtarak SHBA – Iran
  • Trump nënshkruan urdhrin, u ndalon presidentëve të ardhshëm të bëjnë ndryshime në Zyrën Ovale të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  2. [email protected] on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  3. L on 06 nëntor 2026
  4. Detari on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. Edi on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?