Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet një spiune ruse në Greqi, kishte vjedhur identitetin e një foshnjeje që vdiq në 1991
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zbulohet një spiune ruse në Greqi, kishte vjedhur identitetin e një foshnjeje që vdiq në 1991
BoteKryesore

Zbulohet një spiune ruse në Greqi, kishte vjedhur identitetin e një foshnjeje që vdiq në 1991

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

Zbulimi i kohëve të fundit në Greqi ka nxjerrë në dritë një spiune ruse, Irina Alexandrovna-Smireva, e cila qarkullonte në Greqi me emrin “Maria Tsalla”. Ajo u largua nga Athina më 4 janar, duke hipur në një avion për në Moskë, duke mos dhënë shumë shpjegime por historia e saj është zbuluar së fundmi.

Por historia e saj është magjepsëse.

Gruaja, rreth të tridhjetave, mbërriti në Greqi në vitin 2018, duke pretenduar se është fëmijë emigrantësh e duke thënë se kishte shitur gjërat që kishte në Brazil për t’u vendosur në Atikë dhe për të nisur një eksperiencë të re.

- Publicitet -

Ajo nisi të sistemohet, tregon një çertifikatë lindjeje, regjistrohet në bashki, i bën gjërat siç duhet. Të paktën kështu duket në zyrën e gjendjes civile. Ajo ka burime financiare, thotë se është fotografe dhe më pas hap një dyqan në lagjen “Pangrati” të kryeqytetit grek.

Ajo nisi të shiste pulovra të punuara me dorë, stoli. Maria është poliglote, di të paktën tre gjuhë, ka një partner, shoqërohet me njerëz, shfaqet kudo, përdor llogaritë sociale për të reklamuar produktet e saj dhe për të blerë.

Hetimi nisi nga të dhënat personale e aty kuptohet se “shitësja” i mashtroi të gjithë duke vjedhur identitetin e një vajze të porsalindur që kishte vdekur në dhjetor 1991.

Një teknikë tekstuale, e përdorur gjatë Luftës së Ftohtë. Spiunët zakonisht preferojnë të vjedhin emrat dhe mbiemrat e fëmijëve të vegjël, sepse është më e lehtë të shpikësh të kaluarën e dikujt që nuk ka jetuar shumë.

Është një “kostum” i bërë me porosi. Sa më i saktë të jetë, aq më shumë përdoruesi mund të vazhdojë me maskim personal.

Detajet e përshkruara nga mediat lokale ofrojnë ngjashmëri me episodet që kanë ndodhur muajt e fundit.

“Grekja” ka një bashkëshort-koleg që ka qëndruar deri vonë në Brazil, një vend që u shfaq në rastet e spiunëve të tjerë rusë në Holandë dhe Norvegji.

Ishte Sllovenia, e cila kishte gjetur disa lidhje dhe paralajmëroi shërbimet sekrete greke për identifikimin e saj.

Maria-Irina, ka ngjashmëri me operacionin e një Maria të tretë, Maria Adela, e cila iku nga Italia në Rusi, pasi kishte grumbulluar informacione në qarqet e NATO-s në Napoli.

Ajo ishte përpjekur – pa sukses – të merrte dokumente të rregullta peruane, një pengesë burokratike që nuk e pengoi të hynte në Itali, të drejtonte një biznes që shiste bizhuteri – në fakt gjëra kineze – duke krijuar marrëdhënie të dobishme dhe duke u larguar në kohën e duhur.

Autoritetet po përpiqen të sqarojnë rolin e vërtetë të “Maria Tsallës” dhe po hetojnë:

– Kompjuterin

– Telefoni që përdorte

– Udhëtimet që bënte në Evropë.

Autoritetet janë në kërkim të përgjigjeve për pyetjet kritike për sigurinë kombëtare:

– A ka arritur të marrë “kontakte”?

– A ka marrë informacione të rëndësishme?

Mister mbetet edhe burri i saj, i cili dyshohet se ishte në të njëjtin program spiunazhi dhe kishte ndërtuar një jetë të ngjashme në Brazil.  / Protothema.gr

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie
  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë

Komentet e Fundit

  1. K R on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  2. niko kalemi on Kush fitoi në Londër?
  3. nastradini on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  4. Mollosi on Loja e gjerë e Hagës
  5. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?