Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet varri i “Babagjyshit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Zbulohet varri i “Babagjyshit”
Enciklopedi

Zbulohet varri i “Babagjyshit”

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Në mbetjet e një kishe të lashtë në Turqi, është zbuluar varri i Shën Nikollës, nga i cili frymëzohet personazhi i famshëm i Krishtlindjeve, “Santa Claus”. Figura e shenjtë, që jetoi mes viteve 270 dhe 343 të erës sonë, njihet për fisnikërinë dhe ndihmën që u jepte të varfërve.

Mendohet se mbi themelet e një bazilike të lashtë, u ngrit kisha që do të mbronte varrin e shenjtorit. Nën dyshemenë prej guri dhe një mozaiku shumëngjyrësh, arkeologët zbuluan vendin ku pretedojnë se prehet Shën Nikolla. Zbulimi mbështetet në faktin se shenjtori jetoi dhe vdiq në Turqi. Ekipi kërkues njoftoi mediat vendase se po punohej me kujdes, për të hequr dyshemenë e kishës bizantine pa e dëmtuar atë.

“Kisha e parë u zhyt në ujë me ngritjen e nivelit të detit Mesdhe dhe disa shekuj më vonë, një kishë e re u ndërtua sipër. Për momentin, kemi arritur në mbetjet e kishës së parë dhe në dyshemenë në të cilën prehet Shën Nikolla.”

- Publicitet -

Osman Eravsar, Kreu i Bordit të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore në Antalia
Shën Nikolla, i cili është i famshëm për bamirësitë e tij, lindi në fshatin Patara nga prindër të pasur që vdiqën nga një epidemi dhe i lanë djalit të tyre një pasuri të madhe. Si një i krishterë i devotshëm, ai u dhuroi të gjitha pasuritë të varfërve.

Megjithatë, këto histori nuk janë paraqitur në dokumente, por janë trashëguar si rrëfime në popuj të ndryshëm, ndër shekuj. Mendohet se ai u u burgos nga perandori romak Diokleciani, në një kohë kur të krishterët persekutoheshin.

Shën Nikolla u popullarizua në Evropën e shekullit të 6-të si Babai i Krishtlindjeve, i cili u jepte fshehurazi dhurata fëmijëve të vegjël. Të dhënat tregojnë se peshkopi u varros në kishën e ndërtuar në emër të tij. Megjithatë, vendndodhja e saktë e varrit ka qenë gjithmonë një mister, deri më sot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?