Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zeka: Rënia e investimeve, peng i perceptimit se Kosova nuk ofron stabilitet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Zeka: Rënia e investimeve, peng i perceptimit se Kosova nuk ofron stabilitet
Kosovë

Zeka: Rënia e investimeve, peng i perceptimit se Kosova nuk ofron stabilitet

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka thotë se rënia e investime të huaja direkte në Kosovë është pashmangshëm pasojë e perceptimit të krijuar se vendi nuk ofron stabilitet e vuan nga pasiguria juridike, gjë që çdo investitor sikurse thotë ai, do ta shmangte me çdo kusht.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Zeka thekson nevojën e arritjes së një marrëveshje normalizimi me Serbinë, që do të sillte për pasojë edhe normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes dy vende. Ai shton se ajo çka është e rëndësishme aktualisht dhe në kushtet kur bota është përfshirë nga një konflik i ri, është që vëmendja e Shteteve të Bashkuara tek Ballkani, e Kosova në veçanti, të mos mungojë.

Zëri i Amerikës: Zoti Zeka, prej më shumë se një viti marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë qenë tejet të tensionuara. Ato shënuan një nivel të ri edhe më alarmues pas sulmit të 24 shtatorit. Ju keni thënë se për vite me radhë Kosova ka dështuar në aspektin e tërheqjes së investimeve jo vetëm nga korporatat serioze, por të gjitha korporatat në përgjithësi, përfshirë dhe ato amerikane. Çfarë ndikimi pritet të ketë kjo situatë mbi klimën e biznesit?

- Publicitet -

Arian Zeka: Për rastësi u zgjova sot me një lajm që ka rënie të investimeve të huaja direkte në Kosovë përgjatë periudhës së fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bëhej fjalë për një rënie prej 12 për qind në vëllimin e investimeve të huaja direkte dhe nuk di nëse lidhet domosdoshmërisht me situatën aktuale politike, me tensionet në veri apo sulmin e armatosur atje. Megjithatë po vërejmë që ka një rënie në aspektin e investimeve të huaja direkte. Duhet natyrisht një studim pak më i mirëfilltë për të dalë në përfundimin nëse ka një lidhje mes situatës politike, tensioneve dhe mundësisë së tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Megjithatë kjo gjë po ndodh. Është diçka që Oda Ekonomike Amerikane (e Kosovës) e ka paralajmëruar në vazhdimësi. Edhe pse jemi një odë ekonomike, ne kemi pasur tre apo katër deklarata në të cilat kemi theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. E në këtë aspekt të pa shmangshëm edhe arritjen e normalizimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht përpjekjeve tona, të mbështetura edhe nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe projekte të ndryshme që financohet nga taksapaguesit amerikanë, sot vazhdojmë të jemi në këtë situatë. Është vështirë të flasim për një normalizim të raporteve për aq kohë sa lidershipet në të dyja vendet nuk arrijnë dot një marrëveshje apo ajo çka është më e rëndësishmja, nuk zbatojnë dot marrëveshjet e nënshkruara ose të arritura në të kaluarën.

Zëri i Amerikës: Ju e keni përmendur shpesh çështjen e mungesës së investimeve të huaja direkte. A mendoni se qeveria po bën sa duhet për tërheqjen e tyre?

Arian Zeka: Asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Ajo çka qeveria aktuale po bën dhe dua të jem objektiv, se qeveria megjithatë ka ndërmarrë përpjekje të mëdha për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe fuqizimin e rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por megjithatë duket se këto përpjekje tonat, përpjekjet e qeverisë aktuale, të gjitha përpjekjet e qeverive të kaluara, nuk po arrijnë të krijojnë rezultate pozitive për shkak të këtyre problemeve të hapura, që ne i kemi me fshinjët tanë, në radhë të parë me Serbinë. Natyrisht edhe mungesën e funksionalizimit të shtetit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, për shkak të mos njohjeve nga shtete kyçe, anëtare të BE-së dhe po ashtu institucione dhe organizata ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Në fillim të shtatorit dhoma që ju drejtoni i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë masat kufizuese, të vendosura pas 15 qershorit, ndaj importeve që vinin nga Serbia, pasi një vendim i tillë sipas jush ka prekur edhe importet nga kompanitë në pronësi amerikane. A i qëndroni të njëjtës kërkesë edhe pas 24 shtatorit?

Arian Zeka: Pyetje e mirë, pasi 24 shtatori i ka ndryshuar gjërat në shumë aspekte, por megjithatë unë do të përsëris atë që vazhdon të jetë qëndrim i Odës Ekonomike Amerikane dhe që megjithatë nuk duhet të ketë barriera në lëvizjen e mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe të kapitalit, pavarësisht se prej kujt impononohen këto barriera. Për hir të së vërtetës prodhuesit kosovarë përballen me barriera të shumta që imponohen nga ana e autoriteteve të Serbisë, në përpjekjet e tyre për të eksportuar mallrat në Serbi dhe në anën tjetër, masa e sigurisë e vendosur nga ana e qeverisë së Kosovës po ashtu duhet të hiqet, pasi ka ndikim në funksionimin e tregut, pengon qarkullimin e mallrave dhe siç e kemi thënë në deklaratat tona në fillim të shtatorit, tek kompanitë në pronësi të huaj. Po e përsëris, ajo që po ndodh momentalisht është se qeveria ka eliminuar të gjitha barrierat për një sërë mallrash të cilat importohen nga Serbia, për lëndët e para, pastaj për gjysmë-produktet, pra prodhimet që i nënshtrohet më tej procesit të përpunimit, ndërsa në anën tjetër vazhdon të ketë një ndalesë për mallrat e përfunduara, e këto mallra, prodhohen kryesisht në fabrikat të cilat janë në pronësi të investitorëve amerikanë, gjermanë e të tjerë.

Zëri i Amerikës: Nëse e lëmë mënjanë çështjen e marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, cila është sipas jush një pengesë tjetër që ka ndikuar tek rënia e investimeve të huaja në Kosovë?

Arian Zeka: Pashmangshëm edhe kjo pengesë është e natyrës politike, apo të paktën rrënjët i ka tek çështjet politike, domethënë tek perceptimi i cili në masë të madhe nuk është i mirë për Kosovën. Për aq kohë sa ne nuk arrijmë të bëhemi shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të sigurojmë anëtarësi të plotë në organizatat e tjera ndërkombëtare, pjesë e të cilave nuk jemi, ne realisht shihemi si një tregim jo i kompletuar dhe si një vend i cili prodhon në pafundësi, mungesë të stabilitetit, ofron pasiguri juridike dhe natyrisht kjo është diçka që investitorët duan të shmangin me çdo kusht.

Zëri i Amerikës: Aktualisht bota po përballet me një krizë të re në Lindjen e Mesme. A shihni pasoja e mundshme të këtij konflikti të ri tek ekonomia e vendit tuaj?

Arian Zeka: Ajo çfarë nuk do të donim të ndodhte është natyrisht që ky konflikt në Lindjen e Mesme të përshkallëzohet më tej apo në çfarëdo situate, ajo që ne po e nënvizojmë edhe në këto takime, me përfaqësues të qeverisë amerikane dhe të organizatave të tjera, që kanë ndikim të fuqishëm në formësimin e politikës së jashtme të Amerikës është që të mos humbasë sërish vëmendja tek Ballkani, tek Kosova në veçanti, meqënëse pastaj ajo që mund të ndodhë më pas, do të kërkojë shumë më tepër kohë dhe energji për të rikuperuar dëmet të cilat mund të ndodhin. Pra edhe njëherë e përsëris, se pavarësisht asaj që mund të ndodhë në vatrat e tjera të krizës anëmbanë botës, Ballkani nuk duhet të humbas vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Dhjetëra makina nga Europa, diaspora i bashkohet protestës në kryeqytet
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?