Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zekiç ‘tregon’ letrat për ndeshjen e nesërme në Kazakistan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zekiç ‘tregon’ letrat për ndeshjen e nesërme në Kazakistan
AktualitetSport

Zekiç ‘tregon’ letrat për ndeshjen e nesërme në Kazakistan

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, ka dalë sot para mediave në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ndaj Astana, në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve vendas, të cilët kanë qenë kureshtarë të dinin se si do të shihej një eliminim i të kuqve dhe çfarë “kurthi” kishin përgatitur për të ndalur favoritët kazakë.

Për shumë tifozë, humbja e Astanës përballë Partizanit do të ishte një tragjedi. A do të cilësohej një tragjedi një rezultat i pafavorshëm për ju?
Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë.

A e kupton skuadra që Astana është një kundërshtar shumë më serioz në letër se sa kundërshtarët e mëparshëm të Partizanit në kompeticionet europiane?
Po, sigurisht. Por edhe ndeshjet tona të fundit me Valmieran nuk ishin të lehta gjithashtu.

- Publicitet -

Çfarë mund të veçoni te Astana?
Unë njoh Marin Tomasov pasi kam trajnuar në Kroaci dhe kam kryqëzuar rrugët me të. Unë njoh gjithashtu edhe Lonçar dhe portierin Çondriç. Nesër, gjëja më e rëndësishme për ne është që të luajmë si skuadër.

Astana gjithmonë lufton në shtëpi në kompeticionet europiane, por shpesh mundet jashtë fushë me rezultate shkatërrimtare. Si do të luajë skuadra juaj nesër, futboll ofensiv apo defensiv?

Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka në stadiumin e Astanës.

A mund të thuhet se prania e një numri të madh lojtarësh të ri është pjesërisht një avantazh për ju? Pasi ata janë të uritur për fitore dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur fazën në grupe për herë të parë…
Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, por ka me të vërtetë shumë motivim. Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët, por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë.

A keni konsultuar me mbrojtësin Atanaskoski, i cili ka luajtur më parë në kampionatin e Kazakistanit?
Ai nuk erdh pasi ka marrë kartonë të verdhë. Unë njoh mjaftueshëm rreth Astanas, sidomos për faktin se kam ndjekur ndeshjet ndaj Dinamo Zagreb dhe Ludogorets.

Dje në aeroport, skuadra juaj u takua me disa tifozë të rinj të Partizanit, të cilët kishin përgatitur edhe parulla për lojtarët. A jeni përballur herë të tjera me këtë fakt që në vende të tjera kë tifozë që ju mbështetin?
Partizani është një klub i madh, shumë persona mbështetin ekipin tonë, sidomos në Shqipëri. Do të vini dhe shihni stadiumin tonë, se si tifozët tanë e mbështetin ekipin. Fakti që ata janë të “sëmurë” pas ndesh, është absolutisht normal.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
  • Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?