Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky bën thirrje nga Davosi për unitet të Perëndimit kundër agresionit rus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky bën thirrje nga Davosi për unitet të Perëndimit kundër agresionit rus
AktualitetBote

Zelensky bën thirrje nga Davosi për unitet të Perëndimit kundër agresionit rus

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, teksa përballet me luftën gati dyvjeçare të Rusisë. Ai u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit që t’i ndihmojnë këtij vendi në krijim të superioritetit ajror kundrejt Moskës që të sigurohet fitore në fushëbetejë.

“Duhet të kemi superioritet ajror për Ukrainën”, ka thënë Zelensky në Forumin Ekonomik Davos.

“Ashtu siç kemi arritur superioritet në Detin e Zi, ne mund ta bëjmë këtë. Kjo gjë do të mundësojë përparim në terren. Partnerët e dinë çfarë duhet dhe në çfarë cilësie”, ka thënë Zelensky.

- Publicitet -

Ai ka thënë më herët se ekziston nevojë për rritje të kapaciteteve ajrore për mbrojtje, teksa ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, më 16 janar, në Davos, si dhe ka zhvilluar takime edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Teksa Ukraina i afrohet nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne jemi pajtuar për të marrë një hap shtesë drejt nisjes së analizimit të legjislacionit të Ukrainës”, ka thënë Zelensky në X, platformë e njohur më parë si Twitter, pas takimit që ka zhvilluar me shefen e BE-së.

Para fjalimit të Zelenskyt, von der Leyen u ka thënë pjesëmarrësve në Davos, se ndonëse Ukraina mund ta fitojë luftën, “ne duhet të vazhdojmë të forcojmë rezistencën e saj”.

“Ukrainasit kanë nevojë për financa të parashikueshme përgjatë vitit 2024 dhe përtej. Atyre u duhen furnizime të mjaftueshme me armë për ta mbrojtur Ukrainën dhe për ta rikthyer të drejtën mbi territorin e tyre”, ka shtuar ajo.

Ukraina ka qenë shënjestër e një serie të sulmeve intensive ruse, prej nisjes së luftës. Lideri ukrainas ka zhvilluar së fundi disa takime nëpër botë, për të rritur mbështetjen për Ukrainën, pas rënies së gatishmërisë në disa kryeqytete për të ndarë fonde për Kievin.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, shkruan REL.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete
  • Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  • Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. prehistoriku on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. Vlora 97 on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Zvicra on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  5. Detari on Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?