Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjatet edhe një ditë armëpushimi, Izraeli liron 30 të burgosur. Blinken shkon në Tel Aviv
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjatet edhe një ditë armëpushimi, Izraeli liron 30 të burgosur. Blinken shkon në Tel Aviv
Bote

Zgjatet edhe një ditë armëpushimi, Izraeli liron 30 të burgosur. Blinken shkon në Tel Aviv

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se armëpushimi i përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit është zgjatur edhe me një ditë. Kjo është zgjatja e dytë e armëpushimit fillestar katër-ditor që filloi të premten.

Armëpushimi ka rezultuar në kthimin e 70 izraelitëve sipas marrëveshjes.

Gjatë pauzës, 3 shtetas izraelitë me shtetësi të dyfishtë dhe 24 shtetas të huaj janë liruar gjithashtu jashtë marrëveshjes. Në këmbim, 210 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite.

- Publicitet -

Ndërkohë, Izraeli do të zgjasë armëpushimin për çdo ditë që Hamasi vazhdon të lirojë 10 pengje të gjallë. Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha për CNN se qëndrimi i Izraelit për çdo zgjatje të pauzës humanitare në luftime është i qartë.  Ka ende të paktën 140 pengje brenda Gazës.

Izraeli këto 24 orë ka liruar 30 të burgosur palestinezë. Lirimi erdhi pasi Hamasi liroi ditën e djeshme 16 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës.

Sakaq në Jerusalem ka ndodhur një sulm me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e tramvajit,  në bulevardin Weizman.

Raportohet se dy të plagosur janë në gjendje kritike. Ndërsa dy sulmuesit u vranë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Tel Aviv të enjten ku pritet të takohet me udhëheqësit izraelitë për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm të Izraelit me militantët e Hamasit dhe shtimin e ndihmës humanitare për Rripin e Gazës. Kjo është vizita e tretë e zotit Blinken në rajon që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Kryediplomati amerikan pritet të vizitojë edhe Bregun Perëndimor të pushtuar, ku ka të ngjarë të takohet udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, tha një zyrtar palestinez. Diplomati i lartë amerikan pritet gjithashtu që të diskutojë edhe lidhur me ofensivën e afërt të Izraelit në Gazën jugore.

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Izraelit që të tregohet shumë më i kujdesshëm për të mbrojtur civilët palestinezë dhe për të kufizuar dëmtimin e infrastrukturës në çdo ofensivë në jug, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 25 shtator 2026
  • Një sfilatë turpi
  • Marrja në pyetje me dyer të mbyllura: Vlora Hyseni kërkoi që ekspertizën e telefonit të saj ta bëjnë “agjenci partnere”
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?