Nga Orgen Peci
Berisha bëri hapin formal duke hedhur firmat, për të qenë korrekt me premtimin e pazarit, dhe më pas i mohoi ato, në një përpjekje për t’iu paraprirë reagimeve të militantëve të tij më të zhurmshëm. Nga ana tjetër, pala e Ramës e vijoi lojën duke u shtirur sikur tërheqja e firmave nuk ekzistonte. Në thelb është një tjetër pazar, ku institucionet përdoren si monedhë dhe transparenca mbetet viktima e zakonshme.
Zgjedhja e Endrit Shabanit në postin e Avokatit të Popullit është një moment që ekspozon qartë mënyrën sesi funksionon mekanizmi politik shqiptar. Një figurë që deri dje qëndronte në krah të protestave, kritikonte qeverinë dhe i sfidonte publikisht të dy kampet politike, sot ngjitet në krye të institucionit të pavarur që ka për mision mbrojtjen e qytetarit nga abuzimi i pushtetit.
Ironikisht, pushteti dhe një opozitë e cila prej vitesh ka humbur çdo profil koherent politik, u bënë së bashku zgjedhjen e tij. Duket paradoks.
Marrëveshja e heshtur mes Partisë Socialiste dhe grupimit të Sali Berishës e e zhvesh edhe njëherë politikën nga retorika. Aty ku interesat përkojnë, armiqësitë zhduken brenda natës.
Në publik e portretizojnë njëra-tjetrën si rrezik kombëtar, si simbol të korrupsionit apo kapjes së shtetit, por bien dakord pa hezitim për një emër që për vite të tëra i ka denoncuar të dyja.
Për qeverinë, Shabani është një investim në imazh. Një figurë akademike, pa ngarkesë politike dhe me kredenciale qytetare i shërben narrativës së hapjes dhe reformimit. Për grupimin e Berishës, është një mundësi për të treguar se ende mban peshë në procese shtetërore, pavarësisht izolimit dhe problemeve të dukshme.
Rreziku nuk qëndron tek Shabani si individ. Rreziku qëndron te konteksti që e rrethon zgjedhjen e tij. Avokati i Popullit është një institucion që ka nevojë për pavarësi dhe për aftësinë për t’i rezistuar çdo presioni politik. Historia institucionale e vendit tregon se figurat që vijnë nga marrëveshje të tilla shpesh përfundojnë të neutralizuara: të kujdesshme në deklarata, të buta në kritikë dhe të rezervuara në çështjet ku kërkohet përplasje me qeverinë.
Shumëkush e lexon këtë marrëveshje si një shembull tjetër të funksionimit të politikës sonë: një rreth i mbyllur ku edhe kundërshtarët më të ashpër arrijnë mirëkuptime të shpejta sa herë që u intereson, ndërsa qytetari mbetet jashtë ekuacionit.
Me shumë gjasë, emri i Shabanit iu është pëshpëritur në vesh Ramës e Beeishës nga dikush që ka peshë – ndoshta edhe ndërkombëtar – dhe që për ironi të fatit u shërben njëkohësisht interesave të dy figurave: Edi Ramës, i përfshirë në akuza korrupsioni, dhe Sali Berishës, i shpallur non grata.
Berisha bëri hapin formal duke hedhur firmat, për të qenë korrekt me premtimin e pazarit, dhe më pas i mohoi ato, në një përpjekje për t’iu paraprirë reagimeve të militantëve të tij më të zhurmshëm. Nga ana tjetër, pala e Ramës e vijoi lojën duke u shtirur sikur tërheqja e firmave nuk ekzistonte.
Në thelb është një tjetër pazar, ku institucionet përdoren si monedhë dhe transparenca mbetet viktima e zakonshme.
Është ky realitet që ushqen zhgënjimin kolektiv dhe ndjesinë e thellë se institucionet e pavarura janë më shumë dekor sesa mekanizma të vërtetë kontrolli ndaj pushtetit.
Përtej perceptimeve, sfida e vërtetë i takon tashmë vetë Shabanit. Por kjo do të kërkojë vendimmarrje të vështira, distancim nga palët që e votuan dhe përballje me administratën dhe me aparatin e pushtetit sa herë që shkelet e drejta e qytetarëve. Nëse jo, do të përfundojë në listën e gjatë të figurave që nisën me pritshmëri të mëdha dhe u shkrinë shpejt në rutinën e sistemit.
Një sistem që di të prodhojë konsensus vetëm kur i shërben vetes.

Pasi kisha botuar këtë shkrim, doli dokumenti i mësipërm.
Sali Berisha nga Foltorja e Elbasanit shprehu pendesë për firmat e dhëna kandidatit Endri Shabani për Avokatin e Popullit nga deputetët opozitarë. Ai shpjegoi para mbështetësve dhe shqiptarëve se ky ishte një gabim që duhet pranuar dhe kërkuar ndjesë, por firmat ishin dhënë në kohën kur Shabani i ishte bashkuar opozitës për kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për kryebashkiak të Tiranës.
“U dhanë ato firma në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe ato firma u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”. – u shpreh Berisha.
Në fakt, gënjeu. Siç e dëshmon ky dokument, firmat e deputetëve të PD-së janë dhënë në datën 2 dhjetor, ndërkohë që zgjedhjet e Tiranës u anuluan më 3 nëntor.

Me propozimin tim dhe miratimin tim,Endri Shabani shpallet Njeriu i vitit.
Nga nje politikan opozitar i rrangut te trete, I urte,i pafjale,me teper sufler pas quintash se aktor ne Partine ku ishte bashkeprkrahes i zhurmemadhit Adriatik Llapaj,,arriti me disa levizje te befta shahistike prej Kasparovi te katandise ne nje klown qesharak zhurmaxhiun Llapaj dhe te budallepse ne pleqeri te trete Antikomunistin me Heroik te Evropes dhe me gjere Sali Berishen.
Endri Shabani te lumte Heshtja!
I hodhi trute e gomarit Sali Berishes.O demokrateeee! Akoma do ta mbani ate kadaver,qe jua dhjeu per pune minutash nje cope Endri Shabani i panjohur,i pa poste,pa pasuri,pa pushke e rovole.
po ju merr ne qafe,o karvan karvaneee!Adriana Kalaja nuk guxon ti permende emrin Berishes,por ka gjetur Sorosin 100 vjecar.So0rosi ne buze te varrit thur plane qe Adriana Kalaja mos zgjidhet Avokate Popullit.Nuk ka faj Berisha qe i dha votat Shabanit,Fajin e ka Sorosi.
Keta i ka lene mendja te gjithe.PD eshte kthyer ne nje klub te marresh.
Drejt , o demo po kujt i thua , Skypionit ? Militantët e PD- së , në vend të truve në kokë kanë pordhët e Berishës .
Shemtira e radhes! Me propozimin tend o demo dhe te Dashit te partise, Shaban legeni qe do “luftonte sistemin” me Thurjen e tij te genjeshtrave, ai qe, do t’i conte ne giotine Saliun dhe Edvinin, dje, u ul ne preherin e ketyre, dhe u gradua si avokat i Pordhes. T’a gezoni o largpames! Po aman, i gjeni nje kolltuk edhe atij Llapaqenit te Ferman anadollakut nga Vranishti i Vlores, s’e po merr plevitin poshte zyres se Naltegjatesise. Edhe ai ka kontributin e tij qe dy monstrat Sali@Rama, te siguronin numrat e nevojshem ne parlamentin e trushpelareve, qe te kene dore te lire, jo vetem t’i zgjedhin avokatin e djallit popullit te vjedhur dhe degdisur ne arrati, por edhe t’a sigurojne regjimit, nje te ardhme te sigurte, kur te bejne ndryshimet kushtetuese te radhes, sic kane bere qe nga 2008-a!!
Zgjedhjet e Avokatit te Popullit as jane evidentuar kurre me pare, as ka ditur njeri madje se kush eshte Avokati i Popullit (e shumta, emer mbiemer i tij/saj eshte thene kur ka lene detyren)
Kurse kete here “cuditerisht” keto media “ta pa varura politikisht” kane mbajtur fokusin te zgjedhja e ketij Avokati…ndoshta si nje strehe e sigurte per te mos u sorollatur te zyrat e qeverise me zevendesekryeministren e mbajtur peng neper dyer gjykatash!
Zgjedhja e avokatit të popullit , ishte kësaj rradhe kryevepra e PD-së dhe kufomës që e drejton atë bandë delinkuentësh , mjafton të shikosh se si firmosën për Shabanin , si deshën të tërhiqnin firmat e si nuk i dhanë asnjë votë ndonse e kishin propozuar e firmosur 35 deputetë nga 50 që janë gjithsej . Kryevepër e idiotësisë dhe marrëzisë berishiste !
Autori i shkrimit kundershton veten kur thote se Dr. Endri Shabani eshte “një figurë që deri dje qëndronte në krah të protestave, kritikonte qeverinë dhe i sfidonte publikisht të dy kampet politike.” Me nje biografi te tille, mua qe jetoj larg dhe nuk e njoh Dr. Shabanin, me duket kandidatura me e persosur e zgjedhur ndonjehere “në krye të institucionit të pavarur te Avokatit te Popullit”, që, sic thote autori, “ka për mision mbrojtjen e qytetarit nga abuzimi i pushtetit.”
Kur isha i ri kam degjuar nje barcalete, sic i thoshin asokohe, historive komike! Kishte dale nje njeri nga fashati kacak, se ishte zene me gruan! Dhe p,ky,pyet dike nga fashati ” ore me thuaj c’thote fshati per mua”! Ore i pergjigjet bashkefshatari, hajde se gruaja dhe femijet kane nevoje per ty! Leri keto kacaklleqet se s’je ti per ate pune! Je i shitur llapaj! Turp!
O Remo! si t`ja beje hallit ajo shemtira Adriana Kalaja qe u divorcua edhe nga dashnori fundit Sali Berisha?(Ay i kishte mbetur ne rrugen e gjate 40 vjecare) Ylli Rakipi e nguste te permendte Berishen si shkaktar te fatkeqesise se saj,,por jo nuk ma beri Berisha,Ti me vrafsh e ti me prefsh!Ma beri Sorosi.,Ajo baftzeza hidhet ne zjerr me bomba molotov per Berishen.
Dersa u zune keq ne studio.Ylli e shau vetetimthi:Moj kurv e mutit,dicka e tille!U be Studjo si mejhanja Rremes.
Pashe votimet,Endri Shabani kishte mbledhur me shume vota nga Demokratet,plot 35 vota dhe mori 85 vota nga Parlamenti,kurse Adriana Kalaja kishte mbledher 24 vota nga TE VETET dhe ishte e vetmja QE MORI 69 VOTA KUNDER NE PARLAMENT,sepse kandidatet e tjere moren vetem abstenime.
Endri Shabani ishte nje Kandidature Konsensuale,kurse Adriana Kalaja le ta gjeje DESHTIMIN tek te vetet.
SA KOHË QË NË KËTË VEND DO SHPËRBLEHEN TRADHTARËT DHE HAJDUTËT, KËTU KU JEMI DO JEMI.
Profesoruci SHAB-DIAREJA-siç e emërtoi me të drejtë Arian Çani, e shiti shtrenjtë lëkurën e pistë prej kurve që ka në surrat, tek dy mostrat e politikës antishqiptare, edvini dhe saliu.
Prandaj le ta gëzojnë patronzhistët avokOtin e gjirizeve të Tiranës!
Krahasoni nivelin aresimor dhe kulturore te Shabanit, Kalase dhe Ndregjonit. Shabani eshte pjese e gjenerates se re ne opozite,, ndersa Kalaja kopje e shemtuar e Sali Berishes. Ndregjoni ka mbaruar studimet ne Spac te Mirdites. Te tre opzitare. Cilin do preferoje?