Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhja e kreut të BKH: Pikëpyetjet për përmbysjen e renditjes dhe dokumentet e procesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Zgjedhja e kreut të BKH: Pikëpyetjet për përmbysjen e renditjes dhe dokumentet e procesit
InvestigimLajmi i fundit

Zgjedhja e kreut të BKH: Pikëpyetjet për përmbysjen e renditjes dhe dokumentet e procesit

Published: February 12, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Pas debatit të hapur nga shkrimi i mëparshëm në DITA mbi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) (shkrim që u dëmtua gjatë sulmit kibernetik ndaj faqes tonë online) redaksia po rikthen në vëmendje thelbin e problemit, pasi ndërmori një hap zyrtar për transparencë.

Bëhet fjalë për një kërkesë formale drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për vënien në dispozicion të të gjithë dokumentacionit të procesit të përzgjedhjes. Kjo çështje lidhet ngushtë me standardin e procedurës dhe besueshmërinë e filtrit për një nga postet më të rëndësishme të arkitekturës së re të hetimit penal.

- Publicitet -

Çfarë ngriti pikëpyetje procesi i përzgjedhjes?

Në analizën e publikuar më herët, u evidentuan disa elemente problematike që kërkojnë sqarim institucional. Procesi i përzgjedhjes jo më kot kalon në disa faza testimi dhe vlerësimi. Rezulton se në fazat paraprake ekzistonte një renditje meritore e kandidatëve, por në fazën përfundimtare rezultoi një renditje ndryshe nga ajo e fazave të mëparshme.

Ka mungesë të plotë të një arsyetimi të detajuar publik mbi mënyrën se si u reflektua rezultati i fazave të para në vendimin final.

DITA posedon të dhëna serioze ku duket qartë se ka patur përmbysje të renditjes që kanë sjellë edhe qëndrime brenda komisionit të përzgjedhjes. Këto janë pikëpyetje procedurale që kërkojnë përgjigje të dokumentuara. Në një proces ku integriteti dhe meritokracia janë thelbësore, transparenca është detyrim.

Për këtë arsye, redaksia i është drejtuar zyrtarisht KLP-së me një kërkesë për informacion, në mbështetje të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë të procesit.

Kërkesa përfshiu:
-procesverbalet e mbledhjeve të Komisionit të Përzgjedhjes për të gjitha fazat e vlerësimit
-tabelat e renditjes së kandidatëve pas çdo faze
-arsyetimet me shkrim për çdo ndryshim të renditjes nga fazat paraprake në vendimin përfundimtar
-shënimet dhe vlerësimet individuale të anëtarëve të komisionit që kanë ndikuar në vendimmarrje
-vendimin përfundimtar të KLP-së dhe relacionin shoqërues
-aktet që përcaktojnë peshën e secilës fazë dhe mënyrën e llogaritjes së pikëve.

Qëllimi ynë është të verifikohet nëse renditja meritore është respektuar sipas rregullave të shpallura. Institucionet e reja të drejtësisë janë ndërtuar mbi premtimin e standardit dhe besimit publik. Pikërisht për këtë arsye, proceset e tyre duhet të jenë të hapura ndaj verifikimit.

Publikimi i dokumentacionit nuk paragjykon askënd, përkundrazi, ndihmon në mbylljen e debatit me fakte.
Nëse procedura ka qenë korrekte, dokumentet do ta vërtetojnë. Nëse ka pasur devijime, publiku ka të drejtë t’i njohë.

Redaksia do të publikojë përgjigjen e KLP-së sapo ajo të vihet në dispozicion e plotë. Për momentin kjo përgjigje ka ardhur pranë redaksisë sonë, e pjesshme.

Edhe audio e seancës së votimit në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të BKH ka shtuar pikëpyetje të tjera mbi mënyrën e zhvillimit të procesit. Nga dëgjimi i diskutimeve rezulton një prirje për ta çuar procedurën drejt votimit në kohë të shkurtër dhe pa një paraqitje të plotë shpjeguese të dokumentacionit shoqërues.

Gjatë seancës, një prej anëtarëve ka kërkuar që përpara votimit të vihej në dispozicion dhe të shqyrtohej i gjithë materiali dhe arsyetimi që ka çuar në emrin e propozuar nga SPAK. Kjo kërkesë është hedhur poshtë me 9 vota kundër nga 11 anëtarë.

Nga diskutimet konstatohet gjithashtu një tendencë për ta mbyllur sa më shpejt shqyrtimin e propozimit, me hapësirë të kufizuar debati, ndërkohë që në disa ndërhyrje niveli i argumentimit nuk i përgjigjet peshës dhe seriozitetit që kërkon trajtimi i një posti kaq të rëndësishëm për arkitekturën e re të drejtësisë, arkitekturë që DITA e ka mbështetur dhe vijon ta mbështesë me shpresën e madhe që ka gjithë shoqëria për ndryshim.

Redaksia do të vijojë mbulimin e çështjes mbi bazën e dokumenteve zyrtare. Transparenca nuk është presion ndaj institucioneve, është oksigjeni i tyre.

—

Në vijim: Si u ble heshtja e Sali Berishës për rastin

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Aldrin says:
    February 12, 2026 at 3:15 pm

    Shqetesimi eshte i drejte. SPAK ka pergjegjesine te informoje publikun per te gjitha procedurat nese jane konform ligjit, apo jo.
    Perndryshe, humbet legjitimitetin, dhe kot kemi llapur e po llapim
    LE te mbyllet fare, dhe te vazhdoje protesta qytetare kunder Rames.
    nuk ka rruge tjeter
    Fakti qe 9 nga 11 kane votuar per te shkelur procedurat eshte prove se SPAK eshte ne kundershtim me ligjin.
    Kush e detyron SPAKUn te shkeli proceduren
    Kujt i sherben deligjitimiteti i SPAK?

    Reply
  • pilo Lala says:
    February 12, 2026 at 3:51 pm

    Pse nuk shtuat edhe nje kerkese kush do arrestohet kete vit nga BKH?
    Keta persona gazetar qe kerkojne te hyjne me force ne procese sekrete, jane te lidhur vete me krimin, kerkojne ti bejne presion Kryetarit te zgjedhur te BKH.
    Nje gazetar diskuton si u zgjodh Kryetari BKH?
    Tmerr, duket qe eshte sulm i ndonje klani mafioz, duhet investiguar nga SPAK, kush eshte ky qe kerkon te hyje ne sekrete shteterore, dhe perse i duhen.

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    February 12, 2026 at 4:05 pm

    Populli kerkon drejtesi,por?Edhe procesi i zgjedhjes te BKH-s ka shkelje e”manipulime.A behet ndonje gje e sakte ne kete shtet?Kur organet ligjezbatuese manipulojne zgjedhjet brenda tyre,s’mbetet gje per te thene.Shteti yne eshte i shtremberuar nga baza ne krye.Na rrofshin perendimoret qe na ndihmojne e na keshillojne.

    Reply
  • ¿? says:
    February 12, 2026 at 5:07 pm

    Te me fale DITA dhe komentuesit e tjere ketu, por me duhet te pergezoj Zotin Profesor Doktor a çfaredo tjeter Fatos Tarifa, shkrimi i te cilit i le ne bisht te gjitha komentet dhe komentuesit qe ai i shan aq bukur. Minjte e kanaleve duhet te turperohen para fuqise intelektuale te ketij profesori qe ua kalon ne cdo fushe.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 13, 2026 at 3:20 pm

    E drejtat e gazeta rise nuk do te thote te jete organ hetimor. Te kerkosh dokumenta te tilla do te thote te vesh vehten mbi gjithecka. Pa qene organ I autorizuar ligjerisht per tu marre dhe hetuar keto ceshtje, NUK gezon te drejte ligjore per keto kerkesa. U mesuan keta gazetare qe dokumenta zyrtare ti bejne pacavure dhe kjo duket qe ne menyre si I shtjellon ceshtjet:-“gazeta disponon…., por na duhet te vihen ne DISPOZICION keto dokumenta… “Ju ka hipur vehtja Ne qejf…

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 13, 2026 at 3:21 pm

    E drejtat e gazeta rise nuk do te thote te jete organ hetimor. Te kerkosh dokumenta te tilla do te thote te vesh vehten mbi gjithecka. Pa qene organ I autorizuar ligjerisht per tu marre dhe hetuar keto ceshtje, NUK gezon te drejte ligjore per keto kerkesa. U mesuan keta gazetare qe dokumenta zyrtare ti bejne pacavure dhe kjo duket qe ne menyre si I shtjellon ceshtjet:-“gazeta disponon…., por na duhet te vihen ne DISPOZICION keto dokumenta… “Ju ka hipur vehtja Ne qejf…
    Jepe ne shqip pergjigjen, jo ne anglisht.

    Reply
  • ¿? says:
    February 13, 2026 at 4:36 pm

    Trapo ketu nuk po kerkon njeri te hetoje ndonje gje, ne kuptimin ligjor qe i jepet kesaj fjale. Ketu nuk ka ndonje sekret shteteror, i gjithe ky proces nuk ka perse te mos jete transparent per publikun dhe nqs egzistojne dyshime te mbeshtetura ne fakte per regullshmerine e procesit, GAZETARIA ka te drejte ç’ke me te qe te kerkoje dokumenta qe nuk jane te klasifikuara por nuk behen publike se ashtu e kerkon interesi i atyre qe kane bere pisllekun. Prandaj quhet edhe gazetari investiguese. E kuptove ti Trapo apo ke nevoje per ndonje vizatim.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 14, 2026 at 7:05 pm

    Nese kerkon transparency, mbi Baze e dokumentave qe disponon gazeta, mjafton nje interviste. NE nje process hetimor cdo gje eshte sekrete, ne nje zyre dokumenta Jane te perdorimin te brendeshem. Nese kerkon nga nje zyre dokumenta kerkon me pare autorizim ligjor.

    Reply
  • ¿? says:
    February 16, 2026 at 12:40 am

    Ti TRAPO termin “dokumente qe nuk jane te klasifikuara” e kupton apo nuk te shkon takati deri aty? Po se cfare do te thote “gazetari invstigative” a e merr ndpak vesh apo te jane zene veshet me dylle?

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    February 18, 2026 at 2:43 pm

    Dokument et e klasifikuara Jane sekrete. Dokumenta e tjera Jane per perdorimin te brendeshem dhe jo pacavure per gazeta. Prandaj ka dhe nje zyre te posacme ku mbahen keto dokumenta ne cdo institucion.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?