Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i ri i SPAK, reagon Rama: Nuk e zgjedh Qeveria, as foltorjavulorjafallxhorja, Ambasada e SHBA jo e jo
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kreu i ri i SPAK, reagon Rama: Nuk e zgjedh Qeveria, as foltorjavulorjafallxhorja, Ambasada e SHBA jo e jo
KryesorePolitike

Kreu i ri i SPAK, reagon Rama: Nuk e zgjedh Qeveria, as foltorjavulorjafallxhorja, Ambasada e SHBA jo e jo

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim mbi zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se është dakord me deklaratat e diplomates, e cila ndër të tjera tha që kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme “pa frikë e favore, të intensifikojë luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar“.

“Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet”, thekson Rama.

- Publicitet -

Postimi i Ramës në Twitter:

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër.

Jam plotësisht dakord me @USAmbAlbania dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

— Edi Rama (@ediramaal) December 14, 2022

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ppsh says:
    December 14, 2022 at 10:43 am

    Hahaaaaaa
    Ka shtet ketu… ku as nje puntor ujsjellsi nuk zgjedhet pa vendim partie e jo me kryetari i spak sepse nqs do ishte ndryshe nuk u zvarriste procesi 6 vjet per gjygjtaret qe do kalonin ne site politiken
    Di gje kush kur do behet vetingu i politikaneve?
    Sepse ishte ky qellimi i reformimit ne ndrejtesi
    Po filloj te mendoj qe edhe amerikanet nuk e duan ngaqe mjafton vetem qe spak te prodhoje dosje sa per shantazh e mjaft ( nje politikan i korruptuar perdoret me lehte se nje i ndershem)
    Problemi eshte po populli kte priste qe politika te ishte e kapur apo thjesht e paster?
    Sepse 6 vjet dhe akoma ska filluar vetingu ne politike un nuk e shpjegoj ndryshe

    Reply
  • P. Hajdini says:
    December 14, 2022 at 11:00 am

    Enver Hoxha e Sali Berisha me Ilir Meta(j) as nuk kishin me u shtu e as nuk kishin me u hjeke kur nji gja ketyne direktivave te qituna nga dora e Edi Rames:
    – “Anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve,
    – të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve,
    – të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve!…” = NDERHYMJE E E RANDE NE PAVARSINE E KLP E TE SECILLIT ANTAR = U DIFTON SI ME BA PUNEN ?!
    ……. E ALA MA E RANDE, KUR I KERCENON SE DUHET T’SHIFEN MIRE NE PASQYRE: ”…Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, u përgjigj më tej kreu i qeverisë = JO z. KRYEMINISTER, ATA NAPIN LLOGARI E NEVOJITET T’SHIHEN PARA PASQYRES QI U IMPONON LIGJI = INTERESI KOMBTAR E TRASNPARENCA PUBLIKE QI PO PERCILLEN E MBROHEN FORT PREJ KRYEPARTNERIT STRATEGJIK TE SHQIPNISE E KOMBIT SHQIPTAR, SHTETET E BASHKUARA T’AMERIKES NEPERMJET ZOJES AMBASADORE!
    NDRYSH, ”…vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër” … RREZIK ME PA PRAP TAN “FANTAZMAT” ME RADHE, NGA ENVERI E TE LAL ERI!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 14, 2022 at 11:32 am

    Nuk ka KtyeSPAK as SPAK të paanshëm sa të jet S.Berisha në politikë dhe gjall mbi DHE’. Ta flëj mëndjen Amb.Yuri Kim,Ndonse E.Rama e di mirë këtë.Pasi SPAK po godet vetëm MAJTAS pasi ishte E.Rama kërkoi reformimin e Drejtësisë që në 2013.Kjo bëri që VETINGU NXORI NOKAUT 80 % TËPAGJSTRATËVE TË KURSIT 6 MUJOR TË PLEPAVE TË SALIUT.

    Reply
  • Spak says:
    December 14, 2022 at 11:44 am

    Shqiptaret jane shume provinciale! Disa prej tyre duan Saliun,nje qenieje prehistorike Provinciale! e mbaruar,pune e tyre! Disa duan Ilirin hajdut dhe vrases njelloj si i pari,Saliu,por i pa kulturuar! A e dini pse nuk na duan fqinjet? Sepse jemi shqiptare injorante! Nje Grek apo Maqedonas apo Malazes dhe serb i thote femijes se tij kur ben ndonje gabim:- mos u bej si femijet shqiptare! Nje fjale per ata qe jane “te shqetesuar” per ikjen e shqiptareve! Dikush kishte postuar kengen e vitit 1971 Hoze Felisiano e kenduan edhe te tjere Che Sara! Iken Italianet dhe u “boshua” Italia! Sa turp kush flet per kete teme! Saliu do te me ndaloje mos te shkoj ku te dua!

    Reply
  • Ppp says:
    December 14, 2022 at 1:34 pm

    SE KUPTOJ KETE NJERI
    FLET SIKUR ESHTE FEMI
    NDERSA ZOT ESHTE LIGJI
    ATE E GATON MALIQI

    NDONESE E DI SA SHKOLLE KA
    KERKON TE MATET ME NA
    NUK KA FAJ RRITUR NE BLLOK
    I KUJTON TE GJITHE MALOK

    BINI LODRA KENDONI CIKA
    POLITIKE TE RENTE PIKA
    KU NA I GJEN KETA LIDER
    ZVARRANIK E TE PAVLERE

    Reply
  • !!? says:
    December 15, 2022 at 6:23 am

    KÇK, lungomare, kazan mediatik, marina,………..ja edhe një term i ri, foltorjavulorjafallxhorja që pasuron fjalorin e gjuhës shqipe nga horri jo vetëm i halesë politike por edhe horr në fushën e gjuhësisë.

    Ky term i ri buron nga skutat e psiqikës ku zjen dhuna brutale mendore e këtij robi ku me përbuzje

    te pjesa e para e këtij termi të stërgjatur anatemohet pseudo opozita e Sali Berishës

    në fund kemi pjesën fallxhorja që duhet të jetë ajo që u quajt nga ky horr, me “respekt dhe etiketën diplomatike” që e karakterizon, sekretare partie e epokës së socializmit për të cilën vet ai lajmëroj duke u jargavitur plort kënaqsi në mjedisin diplomatik dhe mediatik që i ka ardhur fundi si diplomate në Shqipëri dhe është pa vlerë tashma si person në ikje dhe ai nuk pjerth më për të………., fallxhorja është përfaqsusja e SHBA, ambasadorja Kim.

    Pjesa e mezit të termit të ri të shqipes së horrave, vulorja, me rrënjën “vul” e ka parshtatur, si flliqësirë dhe rrugaç njeri që është, nga organet e seksit dhe nuk ka të bëj me Sali Berishën se është mashkull por me ambasdoren Kim.

    Ky insan si në çdo fushë edhe në fushën e leksikologjisë është me mëndësin e një rrugaçi adoleshent goj qelbur që është turp për kombin ta mbaj mbi kurriz si kryeministër që nuk qeveris por vetëm vjeth, vjeth dhe vetëm vjeth, deri në nivelin makabër që sjell si pasoj spastrimin etnik të trojeve shqipëtare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?