Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik
opinion

Zgjedhjet e pjesshme vendore mbyllen me pjesëmarrje në minimum historik

Published: November 9, 2025
Shpërndaje

Qytetarët e Bashkisë Vlorë “udhëhoqën” votuesit e pesë bashkive të thirrur për të zgjedhur një kryebashkiak në mosmarrje pjesë në votim. Ndërsa kutitë e votimit u mbyllën në orën 6, vetëm 18% e zgjedhësve morën pjesë.

Më pak se 22 mijë nga 171 mijë qytetarët e Bashkisë Vlorë morën pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë të dielën më 9 nëntor, pjesëmarrja më e ulët e regjistruar ndonjëherë në zgjedhje në një bashki në të cilën, pjesëmarrja ka qenë historikisht e ulët.

Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja është 12.5%, shifër kjo që nuk është parë as në zgjedhjet për pushtetin vendor 2019, në të cilat opozita refuzoi të marrë pjesë.

- Publicitet -

Qytetarët e pesë bashkive u thirrën për të zgjedhur kryetar të ri të dielën, pasi kryetarët paraardhës dhanë dorëheqjen, disa për t’u bërë deputetë, njëri për t’u bërë ministër dhe një, Ermal Dredha i Vlorës, pa arsye të bëra publike.

Vlora ishte bashkia më e madhe e thirrur në zgjedhje me 171 mijë votues, por pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat. Këtu, vetëm 16 mijë nga 82 mijë zgjedhësit ushtruan të drejtën e tyre ose vetëm 20%, sipas të dhënave paraprake të pjesshme të KQZ-së. Në Berat pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e shkuara është shënuar gjithashtu në vitin 2019 me 22%.

Në mënyrë befasuese, në bashkitë më të vogla, pjesëmarrja ishte krahasimisht më e lartë. Në Cërrik, bashkia me 39 mijë zgjedhës, rreth 10 mijë vetë morën pjesë ose 25%. Këtu pjesëmarrja është 6% më e lartë se sa në 2019.

Socialistët përballen për postin e kryebashkiakut këtu me një kandidat të partisë Shqipëria Bëhet, dhe një kanditat të mbështetur nga opozita kryesore. Në Mat, bashkia që numëron 29 mijë banorë, morën pjesë gati 40%, shifër kjo më e ulët se sa zgjedhjet vendore 2023 por gjithsesi më e lartë se sa zgjedhjet e njëanshme të vitit 2019.

Në Bashkinë e Tepelenës me 13 mijë votues, 35% ose rreth rreth 4,400 vetë morën pjesë. Edhe këtu pjesëmarrja është në minimum historik.

Gjergj Erebara – Reporter

FOTO: Nga procesi i votimit në Bashkinë e Matit. Foto: Elvis Hila

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, caktohet seanca e parë për Ballukun
  • 24 nëntor 2026
  • “Kamera trupi dhe IA për inspektorët e tatimeve”, Rama: Do monitorojmë aktivitetin e çdo punonjësi
  • Historia e dy qenve në këtë foto të 1960-s dhe frika e përhapur këto ditë nga thirrjet për të siguruar ushqime dhe ujë për 72 orë
  • Ndryshon mënyra e vendosjes së gjobave, Rama: Qytetarët do të njoftohen në e-Albania

Komentet e Fundit

  1. Nje nga jashtqitesit e Rilindjes on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. Berlin on A e mbrojti Esat Toptani, Shkodrën?
  3. Valbona on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  4. anti25642654censurë on VIDEO: Njoftohet krijimi i LSK, çfarë ndodhi mes tyre dhe Ramës te shkallët pas Asamblesë
  5. Amanda on A e mbrojti Esat Toptani, Shkodrën?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?