Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet në Mali të Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet në Mali të Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë
BoteKryesore

Zgjedhjet në Mali të Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, politikani veteran që ka shërbyer në postet më të larta shtetërore për 33 vjet, do të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish ministrin Jakov Milatoviç, meqë asnjëri prej tyre nuk siguroi shumicën e mjaftueshme për një fitore në zgjedhjet e së dielës.

Qendra për Monitorim dhe Hulumtim në Podgoricë, tha se sipas rezultateve paraprake presidenti aktual dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç, ka fituar numrin më të madh të votave, përkatësisht, 35.4 për qind.

Kandidati i Lëvizjes Qytetare “Evropa Tani”, Jakov Milatoviç, fitoi 29.3 për qind.

- Publicitet -

Kandidati i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Andrija Mandiç siguroi 19.1 për qind të votave.

Katër kandidatët e tjerë morën prej 10.9 deri 0.8 për qind të votave.

Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi se në zgjedhjet presidenciale morën pjesë 344.700 votues, që i bie 63.6 për qind të 542.154 qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas raporteve të vëzhguesve dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dita e zgjedhjeve kaloi relativisht e qetë, pa ndonjë parregullsi të theksuar që do të mund të prishte procesin zgjedhor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet pas 14 ditësh, me 2 prill, konkurrojnë dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Këto janë zgjedhjet e katërta presidenciale që nga rivendosja e pavarësisë, por kësaj radhe zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një mjedis krize institucionale dhe politike.

Viteve të fundit, shumica e paqëndrueshme dhe heterogjene parlamentare zëvendësoi dy qeveri, të cilat e zhytën Malin e Zi në një krizë institucionale dhe thelluan më tej ndarjet në skenën politike.

Që nga viti 2020, nuk ka pasur përparim në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shkak të arritjeve të pamjaftueshme në procesin e reformës.

Vendi i vogël buzë Adriatikut u bë anëtar i NATO-s në vitin 2017, pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016 për të cilin qeveria fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat në Shqipëri
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë
  • Vranësira dhe temperatura konstante, si parashikohet moti për sot
  • 19 shtator 2026

Komentet e Fundit

  1. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Lali on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  3. Kedi on Kush fitoi në Londër?
  4. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. ANA on Absurditeti i një Gjykate

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?