Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet për PE, raporti “nxin” Greqinë: U zgjodhën eurodeputetë kandidatët me CV-të më të varfra, emra të pakualifikuar dhe pa përvojë politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zgjedhjet për PE, raporti “nxin” Greqinë: U zgjodhën eurodeputetë kandidatët me CV-të më të varfra, emra të pakualifikuar dhe pa përvojë politike
Lajmi i funditRajoni

Zgjedhjet për PE, raporti “nxin” Greqinë: U zgjodhën eurodeputetë kandidatët me CV-të më të varfra, emra të pakualifikuar dhe pa përvojë politike

Published: June 13, 2024
Shpërndaje

Greqia dërgoi në Parlamentin Europian 21 eurodeputetë, gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan të dielën. Pasi procesi tanimë ka përfunduar, shoqëria civile greke ka bërë një studim lidhur me profilin e kandidatëve që u votuan më së shumti dhe që fituan një vend në karriget e PE.

Qendra për Studime Liberale ka krahasuar CV-të e 1168 kandidatëve të të gjitha partive, sa i përket gjinisë, moshës, arsimit, profesionit, zgjedhjeve të mëparshme dhe pozicioneve të mëparshme politike.

Kështu, analiza e rezultateve nga Qendra për Studime Liberale na tregon se shumica e votuesve në zgjedhjet europiane të 2024-ës treguan një preferencë ndaj politikanëve meshkuj mbi moshën 50 vjeç, të cilët kanë një diplomë bachelor.

- Publicitet -

Mosha mesatare e të sapozgjedhurve është 54.4%, një përqindje më e lartë se mesatarja e kandidatëve nga të gjitha partitë parlamentare.

Sa i përket arsimit të të zgjedhurve, shumica (64.7) kanë diplomë universitare. Vetëm 17.6% janë me diplomë master dhe 17.6% kanë doktoraturë.

Megjithatë, surprizues është e dhëna lidhur me faktin se 24% e të zgjedhurve janë gazetarë, përqindje e cila, siç thekson kreu i Qendrës për Studime Liberale, Constantinos Saravakos, është befasuese, duke qenë se gazetarët përbënin vetëm 7.48% të të gjithë kandidatëve që garuan. Më pas vijnë avokatët me 14% dhe akademikët vetëm 10%.

Raporti vlerëson gjithashtu në përfundim se eurodeputetë u zgjodhën kandidatët me CV-të më të varfra, në masën më të madhe pa kualifikimet e duhura universitare si dhe pa përvojën e duhur politike.

“Duke analizuar përqindjen e eurodeputetëve në periudhën 2019-2024 që u rizgjodhën në zgjedhjet europiane të vitit 2024, konstatohet se ata që u rizgjodhën përfundimisht kishin një aktivitet parlamentar mesatar më të ulët se ata që nuk u rizgjodhën. Nga rezultatet për aktivitetin e eurodeputetë për periudnë 2019-2024, del qartë se ka patur një preferencë për ata me karrierë politike. Megjithatë, është e qartë se të sapozgjedhurit në Parlamentin Europian kanë pasur një aktivitet parlamentar mesatar më të ulët në krahasim me ata që nuk janë zgjedhur”, thekson Saravakos, raporton media greke Kathimerini.

Mes 21 eurodeputetëve grekë është edhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës i dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për korrupsion zgjedhor. Beleri ka pranuar se nuk ka një diplomë universitare dhe se ka ushtruar në Greqi zanatin e hidraulikut.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  • Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  • Një vatër e re konflikti
  • Parashikimi i horoskopit 13 shtator 2026, çfarë thonë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  2. Dashi on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. demo on Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  4. Valbona on Tragjedia e 11 Shtatorit 2001 në kujtimet e Skifter Këlliçit
  5. Arjanit Ceraj on Spahiu shkarkon drejtoreshën e Sterilizimit, pasi dha tenderin 50 mln euro të dializës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?