Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjimi dhe veprimi i sotëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Zgjimi dhe veprimi i sotëm
Lajmi i funditopinion

Zgjimi dhe veprimi i sotëm

Published: June 2, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Sa njerëz të ndershëm, të aftë e punëtorë ka ky vend! Sa pak të tillë janë në politikë dhe në parlament!

Politika e sotme, si ajo e djeshmja, bie erë. Jemi qelbur nga koka. Si peshku.

- Publicitet -

E vetmja gjë e mirë që shoh të ndodhë është se njerëzit po zgjohen. Tashmë janë zgjuar. Askush nuk mund t’i marrë më për dele dhe askush nuk pranohet më të jetë çobani i tyre.

Zgjimi nuk erdhi befasishëm, por ditë pas dite. Edhe pse ende ka njerëz në gjumë dhe në gjunjë, efekti i këtij zgjimi është i përgjithshëm. Dhe tronditës. Këtë e vëmë re edhe në reagimet e trembura e nervoze të kryeministrit.

Arroganca e pushtetit në mënyrë të natyrshme ka zgjuar indinjatë të thellë te një masë e madhe e shqiptarëve. Indinjatën vetëm një hap e ndan nga veprimi.

Dhe veprimi i sotëm nuk është i stisur, as i dhunshëm, si ai që provokojnë Berisha dhe mbështetësit e mbetur të tij. Veprimi i sotëm është qytetar, paqësor por i vendosur, shprehje e një pakënaqësie të madhe, të akumuluar e të provokuar nga arroganca vulgare e një kryeministri të stërvitur në mjeshtërinë e aktorit e të demagogut politik, por që harron se lojën e aktorit e vlerësojnë njerëzit dhe demagogjia, si rregull, njëlloj si gënjeshtra, nuk zgjat shumë.

Pushteti, nëse nuk është racional, është i verbër përballë realitetit. Për të, reale janë simulcrat, imazhet, hijet apo kopjet e sendeve dhe ngjarjeve reale, siç i imagjinonte ato Lukreci dy mijë vite më parë, ose, siç i konsideronte Baudrillard deri disa kohë më parë, imazhe mediatike që nuk përfaqësojnë më një realitet të dhënë, por gjithnjë e më shumë dominojnë shoqërinë, duke krijuar një hiperrealitet, një gjendje në të cilën dallimi mes reales dhe joreales thuajse fshihet.

Qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me jetën reale dhe problemet e saj, të huaja ose të paqëna për shumë nga politikanët tanë, ndërsa kryeministri i ushqen me imazhe fantazish që veç ai i beson, nëse i beson vërtet edhe ai vetë. Kompanitë më prestigjioze në botë, na thotë ai, duan të investojnë në Shqipëri, në këtë Shqipëri tonën ku Manet dhe Kastratët s’kanë lënë gjë pa e bërë pronë të tyre dhe ku askush nuk e di në ç’masë është investuar ekonomikisht krimi i organizuar.

Berishën, shumica e shqiptarëve e përmbysën dhe e përbuzën, kryeministri i sotëm mund të mos ketë fatin e tij, por mund edhe të mos ketë një fat më të mirë. Historia ndryshon aktorët në skenën e saj, por jo logjikën e saj.

Sic transit gloria mundi!

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?