Nga Migena Aleksi
Një ngjarje me një grua 87-vjeçare me aftësi të kufizuara shërbeu si shkëndijë për një valë të madhe protestash që përfundimisht çuan në dorëheqjen e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Maricarmen Abascal kishte jetuar për më shumë se 70 vjet në të njëjtin apartament në Madrid. Pasi ndërtesa u ble nga një fond investimesh, prona kërkoi rritjen e qirasë nga rreth 500 euro në 2,650 euro në muaj. Duke qenë e pamundur për ta përballuar me pensionin e saj, u lëshua urdhri i dëbimit.
Mbi 500 fqinj dhe aktivistë u mblodhën paqësisht jashtë ndërtesës për të parandaluar dëbimin. Mirëpo, policia ndërhyri me forcë dhe e nxori 87-vjeçaren nga shtëpia me barelë për ta dërguar në spital. Pamjet televizive dhe video-regjistrimi nga spitali ku ajo apelonte për të drejtat e qytetarëve për strehim u bënë virale në të gjithë Spanjën.
Kjo ngjarje simbolizoi krizën e thellë të strehimit dhe rritjen e papërballueshme të qirave në Spanjë. Së shpejti, qindra mijëra njerëz dolën në sheshet kryesore (si Puerta del Sol në Madrid) dhe në qytete të tjera të vendit.
Për t’iu përgjigjur revoltës popullore, qeveria e Sánchez u përpoq të kalonte me urgjencë disa dekret-ligje për mbrojtjen e qiramarrësve dhe bllokimin e dëbimeve. Mirëpo, dekretet u rrëzuan në parlamentin spanjoll. Pa shumicë parlamentare dhe nën presione të vazhdueshme rruge, Pedro Sánchez njoftoi shpërbërjen e parlamentit dhe dorëheqjen për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.
Ky episod nga Spanja sjell nevojën e një krahasimi me realitetin politik shqiptar.
Në Shqipëri, përballë skandaleve të njëpasnjëshme financiare, hetimeve nga organet e drejtësisë që përfshijnë figura të larta drejtuese, si dhe shqetësimeve të vazhdueshme mbi menaxhimin e pronave dhe qeverisjen, përgjegjësia politike mbetet një koncept thuajse i panjohur.

Me fjalë ne themi po hyjmë në BE por në vendet e Bashkimit Evropian edhe një ngjarje sociale individuale mund të shembë një kabinet qeveritar kur ajo prek dinjitetin qytetar.
Kryeministri Edi Rama mban një qëndrim krejt tjetër ndaj dorëheqjes apo marrjes së përgjegjësisë, megjithë protestat masive që kanë hyrë në muajin e katërt. Dallimi nuk qëndron vetëm te mekanizmat institucionalë, por edhe te kultura e llogaridhënies.
Në demokracitë perëndimore, krizat politike dhe pamundësia për të ruajtur besimin publik zgjidhen përmes kthimit te vota e qytetarëve. Në modelin e qeverisjes së Ramës, përgjegjësia i atribuohet individëve të veçantë, duke mbrojtur me çdo kusht qëndrueshmërinë e pushtetit qendror.
Në Spanjë, reagimi i opinionit publik dhe ngritja e shoqërisë civile diktuan agjendën politike. Në Shqipëri, revoëta masive është përballur me injorim politik dhe me narrativa qesharake devijuese që ta zbehin me çdo kusht peshën e skandaleve. Edhe emisionin Portokalli e devijuan së fundmi në mënyrë të turpshme kundër protestave.
Ngjarja në Spanjë tregon se pushteti demokratik është i përkohshëm dhe i kushtëzuar nga reagimi ndaj nevojave të qytetarëve. Nëse pushteti perceptohet si i palëkundshëm, pavaresisht përmasave të problemeve sociale apo politike, kemi çdo gjë, por jo demokraci. As në minimumin e vet, ku presioni popullor dhe normat etike funksionojnë.
Për fat të keq, kontrasti me Shqipërinë bëhet edhe njëherë, një rikujtesë e distancës që ndan kulturën tonë politike nga standardet e llogaridhënies evropiane.
DITA

Ngjarja e Madridit tregon se pse kriza e strehimit është sot beteja kryesore politike në Evropë. Por ajo që të bën përshtypje te shkrimi është denoncimi i kapjes së hapësirës mediatike e kulturore në Shqipëri. Kur edhe spektaklet e humorit apo emisionet e natës përdoren për të relativizuar e qesharakëzuar revoltën qytetare, kjo nuk është më thjesht arrogancë pushteti, por një strategji e mirëfilltë e tjetërsimit të opinionit publik.
Pedro Sánchez mund të kishte gjetur mijëra arsyetime ligjore apo burokratike për të fajësuar pronarin e ndërtesës apo policinë lokale. Por në demokracitë e pjekura, kryeministri mban përgjegjësi politike e morale edhe për dështimin e sistemit. Te ne, koncepti i përgjegjësisë mbrojtëse politike është zëvendësuar me narrativën e “përgjegjësisë individuale” – secili falimenton apo korruptohet për vete, ndërsa pushteti mbetet i paprekshëm.
Edhe ne Shqiperi do te kemi ndryshim ne krye te pushtetit. Jo me kot Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.
https://pamfleti.net/anti-mafia/nepotizmi-i-edi-rames-fondet-e-ilaceve-i-komandon-vajza-e-tezes-se-li-i355748
Me 500 vete proteste dha dorheqjen ky “koqja” ? Po miliona votues, nuk i mori parasysh ? Te vije ne albanistan te mesoje nga EdShallvarja se si behet matematika e dorheqjes. Per ta hequr Zdromsin, duhet te dalin ne proteste 850 001 vete. Ndryshe aty e ke, monument arkeologjik.
Dhe te kujtosh, qe eshte i njejti njeri qe deklaronte me mllef te papare kundershtime per pushtetin e Enver Hoxhes, te cilin e votonin 99.97 % . Sot thote – Une do iki kur te dua UNE…
o rrush 500 vete ishin komshinjte ke lagjia per ta mbeshtetur,mbeshtetje qe u shnderrua ne protesta prej mijera e mijera vetesh ne shesh,pa leke e pislleqe brenda tyre.si perfundim dha doreheqjen ky tipi.mos te duket cudi qe ti rifitoje zgjedhjet perseri.
Analizë brilante që kap thelbin e sëmundjes sonë kombëtare. Në Perëndim, demokracia nuk është thjesht një procedurë votimi çdo katër vjet, por një organizëm i gjallë që reagon ndaj dinjitetit njerëzor.
Kur një 87-vjeçare nxirret me barelë se e dëbon fondi spekulativ, shoqëria spanjolle e pa vetveten te ajo grua. Te ne, pasojat e zhveshjes nga ndjeshmëria sociale na kanë kthyer në spektatorë pasivë të fatkeqësisë së tjetrit.
A moj Migene (me fal qe po te flas ne emer), a ke pare ne Shqiperi ndonjehere sot por edhe ne te kaluaren bashkim social te njerezve?! A ke perjetuar qe nje bllok apo lagje, lere me qytet, te ngrihet dhe te mbroje te drejtat e nje anetari te neperkembur, te burgosur padrejtesisht, te perdhunuar, te pergojuar, te vjedhur nga pushteti, te keqtrajtuar…?! Perkundrazi kurdohere jane perpjekur ta gjejne fajin tek i pervuajturi/viktima dhe kane bere cmos ta kene mire me shtetin/te fortin/kriminelin/perdhunuesin/hajdutin. Ndaj dhe diktaturat, qofte ato me boje “proletariati” apo ato me boje “demokracie” e kane te lehte te mbijne/jetojne/forcohen ne ate vend. Dorezim/rrezim pushteti aty do te kete vetem kur diktatura e rradhes ta leje Shqiperine plotesisht te falimentuar, dhe ata qe e ujisin dhe kujdesen me kaq adhurim per te, te hipin ne direket e anijes se rradhes, sigurisht duke bertitur fort qe kane qene kundershtare te saj. Dhe perseri gati per te rritur kucedren e rradhes ne gjirin e tyre…
Dallimi kryesor mes Madridit dhe Tiranës është ekzistenca e një shoqërie civile reale. Në Spanjë, mbi 500 fqinj dolën fizikisht para ndërtesës së Maricarmen-it pa pritur thirrje nga partitë politikë. Te ne, çdo protestë rrezikon ose të kapet nga opozita e vjetër zyrtare që ka humbur çdo besueshmëri, ose të injorohet krejtësisht nga propaganda e mazhorancës. Pa një qytetari të pavarur nga simbolet partiake, pushteti në Tiranë do të vazhdojë të jetë i palëkundur.
Artikulli prek një plagë të thellë: dëshirën tonë iluzore për integrim në BE pa përqafuar standardet e saj etike. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht harmonizim i kapitujve ligjorë apo infrastrukturë e re; është nivel i kulturës së llogaridhënies. Nëse një qeveri mund t’i mbijetojë 4 muajve protestash të vazhdueshme dhe dhjetëra skandaleve pa dhënë asnjë llogari administrative apo politike, ne mund të jemi gjeografikisht në Evropë, por jemi me dekada larg saj politikisht.
Rasti i fshirjes apo përqeshjes së protestave nëpër media tregon se sa e thellë është kriza e përfaqësimit. Kur qytetari e sheh që nuk e mbron dot as shtëpinë, as pensionin dhe as zërin e tij në televizionet kombëtare, reagimi i vetëm i mbetur bëhet emigrimi. Sánchez-i u detyrua të japë dorëheqjen sepse e dinte se reagimi popullor mund t’i shkatërronte strukturat shtetërore; te ne nuk ka frikë nga reagimi popullor sepse e dinë që zhgënjimi kthehet në ikje nga vendi.
Më bëri përshtypje detaji i dekreteve të rrëzuara në parlamentin spanjoll. Sánchez e kuptoi që kur humbet shumicën morale dhe parlamentare për të mbrojtur qytetarët e pamundur, i vetmi mandat i ndershëm është kthimi te vota. Në Shqipëri, ideja e “stabilitetit” përdoret si alibi për të arsyetuar çdo lloj dështimi apo abuzimi. Stabiliteti pa drejtësi dhe pa ndjeshmëri sociale është egyszerűisht autokraci e kamufluar
Duhet thënë me keqardhje se problemi nuk është vetëm Edi Rama apo mazhoranca e sotme, por i gjithë ekosistemi ynë politik që nga viti 1990. Ne kemi ndërtuar një model ku pushtetari konsiderohet “i fortë” vetëm nëse i reziston presionit publik dhe nuk jep dorëheqjen kurrë. Dorëheqja te ne perceptohet si dobësi, ndërsa në perëndim shihet si akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare e politike.
Një paralele mjaft e gjetur që nxjerr bilancin tonë të trishtë. Në Madrid një 87-vjeçare ngriti në këmbë një komb të tërë dhe rrëzoi një kabinet guvernative. Në Tiranë kemi me mijëra pensionistë që nuk përballojnë dot as ilaçet bazë apo qiratë e rritura nga spekulimet e ndërtimit, dhe përsëri heshtja ose indiferenca mediatike mbizotëron
Me.emra mediat qe heshtin
Se jo t gjitha heshtin
Heshtin ato te emisioneve me kurvat qe shofim ne videot qe kan dalë
kur do të arrijë shoqëria shqiptare atë nivel pjekurie ku dinjiteti i njeriut të thjeshtë të jetë vijë e kuqe për çdo qeveri?
Derisa ta kuptojmë se pushteti u përket qytetarëve dhe jo zyrtarëve që e mbajnë atë si pronë private, do të vazhdojmë të shohim se si vendet e tjera bëjnë histori me standarde etike, ndërsa ne numërojmë etemat dhe dumbabistat e radhës
Edhe ne kapterrin ne kete moshe e kemi. Po e keni parasysh vete …
Sanchezi is krruajt kot me Trumpin. Po to ishte per 500 protestues, nuk ikte kurre ai.
Problemi i doreheqjes te ne qendron tek forcat e errta qe po rrijne ne rradhe per ta marre ne dore pushtetin. Sali Kerma vrastari me shpurren e tij edhe me te korruptuar dhe vellavrasese.
MEDIAT JANE TE PARAT QE SENSIBILIZOJNE OPINIONIN PUBLIK DUKE E BERE LAJM
NE SHQIPERI MEDIAT SHUMICA JANE TE KAPURA NGA PALLOSHI I SURRELIT
DIKUR I THOSHTE KAZAN MEDIATIK
PER ÇUDI NUK E THOTE ME SE JU DHA ÇORBEN E PRISHUR TE KAZANIT.
PASTAJ SHUME NGA TE PARET E MEDIAVE NUK ASGJE ME GAZETARINE E SHOHIN VETEM SI BURIM TE ARDHURASH
Jeni idiotë jo funksional… Mos na tregoni pralla me mbret.. Petro Sanches nuk është hequr nga kryeminister për një plak 87 vjeçare se ate e strehonte brënda një minute…. Por dëgjoni fjalimin e tij që mbajti në UN…..Debila…
Për koincidence fix 13 vite më parë ndodhi nje VRASJE nga qeveria qe po ikte dhe nga ajo qe po vinte sic ishte
rasti i Sofie Qendros qe vdiq në lulishten e Durrësit
Sofie Qendro, 87-vjeçare, ndërroi jetë më 7 tetor 2013 pas një kohe të gjatë të jetës në kushte të vështira në lulishten përpara Bashkisë së Durrësit
Ajo kishte qenë nxjerrë jashtë shtëpisë së saj më 21 gusht 2013 për shkak të zbatimit të një akti normativ qeveritar Qeverise Berisha 2 për kthimin e banesave tek ish-pronarët, një proces që u njoh si “operacioni fshesa” nga Brecanet e grupit “çiftelia”.
Asnje qeveritar ,opozitar,
dipllomat,qeveritar,
prift apo hoxhë.
.nuk u duk ne ate lulishte te ferrit
.Edhe pse nga Bashkimi Europjan ishin dhene fonde per menaxhimin e qenve te rruges ,nuk u gjet asnje qindarke per keto te mjere…Krahesimi i zonjes Migene eshte i gabuar ne kohe dhe hapsire sepse ne nje vend qe ka vdekur shteti nga dyshja Ram-Berisha nen zgerdhimjen e pseudomiqve p/perendimore,pshertimat e shqiptareve janë të vonuara.
Sa te jete Tramp ne fuqi .nuk largohet djali i Netes dhe nipi i Spiros
U ka dhene premtime dhe cuca e Babit president .nuk do qe te zbresi nga kolltuku
Kote e keni me protestat
Do kalojne edhe keto dy vjet,se atehere do ta qerojne shallvarexhiun e Kristaqit
I ka ditet te numeruara
Bllokada e amerikes shkaku se spanja u ngrit kunder izraelit
Dy shtete ka amerika dhe izraeli qe krijon trazira ne lindjen e mesme te fitoje triliona amerika
Nje sulm te vogel katari nga izraeli 2 trilion $ ne amerike qe ka marr pjesen dhe izraeli Lufta per armen berthamore eshte nje farse,problemi kryesor eshte nafta
Arme berthamore ka dhe koreja e veriut por cfare ti marr? Oizin qe i
jep ta mbaje gjalle koren Ka dhe kina rusia 260 mije ka vrare rusia ne ukraine .Vater e hapur tu shes avjona nga 300 miljon $ arabis saudite ,turqise .Ironi e madhe gjoja lufton armet berthamore dhe i shet arabise saudite ne kembim te trilionave dollar armen berthamore Nahapen barkun me kete politike mafionere ne bote
Gjithcka fillon te vota. Vota eshte fuqi, eshte e drejte, eshte detyre qytetare, eshte pushtet. Per sa kohe ne e shesim, e falim, e keqtrajtojme, e abozojme pushtetet nuk do na respektojne asnjehere dhe filmi do vazhdoje po njesoj. E keni vene re qe nuk ka asnje tentative per te rene dakort qe votat te mos vidhen( apo blihen). Denoncimet nuk mjaftojne. Duhet marreveshje per te mos e ngare voten, nga te gjitha palet. Keshtu mendoj une
Kulture Perendimore?Ne jetojme te lumtur me kulturen aziatike ose turko-arabe.Edhe Shqiperia jone e dashur prandaj po ecen aq mire,ne trenin drejt Afghanistanit!