Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, dyshohet se rrëmbimi u urdhërua nga burgu, lidhja me pazaret e drogës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, dyshohet se rrëmbimi u urdhërua nga burgu, lidhja me pazaret e drogës
Kronike

Zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit, dyshohet se rrëmbimi u urdhërua nga burgu, lidhja me pazaret e drogës

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Gjashtë persona dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të dy personave në qytetin e Sarandës, më konkretisht Leonard Thodhori njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari. Nga hetimet e kryera deri më tani, ka dyshime të forta se pjesëmarës në këtë ngjarje të rëndë është dhe një i dënuar me burgim të përjetshëm. Personi në fjalë është i identifikuar me inicialet A.T, nga veriu i Shqipërisë, raporton Elton Qyno, për “Ora News”.

Po cili ka qenë roli i të dënuarit?

Dyshohet se i dënuari përjetë ka orientuar njerëzit nga qelitë e burgut ku vuan dënimin, kjo për shkak se ai ka miqësi dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në të njëjtin burg, me të dyshuarin tjetër të kësaj ngjarje, shtetasin Ledjan A. nga Saranda.

- Publicitet -

Ngjarja lidhet me përplasjen për trafikun e hashashit dhe kokainës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe ishullit të Kusturit, biznes ky që gjatë këtyre 6 muajve solli një seri vrasjesh të ndodhura në Sarandë, Tiranë dhe shtetin grek.

Ç’dihet deri më tani për të zhdukurit?

Dyshimet kryesore janë se “Koçolja” dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë, dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen, por që nuk banojnë në qytet. Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij.

Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit. Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.

Kush janë dy personat e zhdukur?

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?