Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit
AktualitetKronike

Zhduku shishet e verës me vlerë mbi 1 mln euro, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Qindra shishe të rralla u zhdukën vetëm pak orë pasi ishin inventarizuar gjatë kontrolleve në pronën e Ergys Agasit. Eno Agasi dyshohet se largoi verërat dhe serverin e kamerave të sigurisë…

Arrestohet Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i shpallur në kërkim prej muajsh për një prej episodeve më të pazakonta të zbuluara gjatë hetimeve të dosjes së AKSHI-t: zhdukjen brenda pak orësh të një koleksioni me qindra shishe vere të rralla, me vlerë të përllogaritur në mbi 1.3 milionë euro.

Ai u prangos te Kodra e Diellit në Tiranë, teksa po lëvizte me automjet.

- Publicitet -

Ndaj Eno Agasit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa hetimet për të përfunduan nga Prokuroria e Tiranës në SPAK, ku dosja e verërave u lidh me procedimin më të gjerë që përfshin kushëririn e tij, Ergys Agasi.

Historia nisi në dhjetor të vitit 2025, gjatë kontrolleve të zhvilluara nga hetuesit e BKH-së në një vilë të lidhur me Ergys Agasin, në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

Brenda pronës hetuesit gjetën një koleksion të jashtëzakonshëm verërash të vjetra dhe të kushtueshme. Shishet nuk rezultonin të pajisura me pullat përkatëse fiskale dhe për këtë arsye BKH njoftoi strukturat doganore për kryerjen e procedurave.

Doganat inventarizuan koleksionin për disa orë. Për shkak të sasisë dhe pamundësisë për ta transportuar menjëherë gjatë natës, vera mbeti përkohësisht në ambientet ku ishte gjetur.

Por kur strukturat doganore u kthyen për ta marrë, koleksioni nuk ishte më aty.

Dyshimet e hetuesve u drejtuan pikërisht te Eno Agasi, të cilit i ishte lënë në ruajtje malli. Sipas materialeve të raportuara nga mediat në atë kohë, ai dyshohet se gjatë natës largoi shishet e verës dhe më pas hoqi edhe serverin e kamerave të sigurisë, duke eliminuar kështu pamjet që mund të tregonin lëvizjet e kryera në objekt.

Vlera e koleksionit e bëri episodin edhe më të rëndë. Të dhënat e publikuara gjatë hetimit kanë ndryshuar sipas fazës së vlerësimit, por në mars u raportua se bëhej fjalë për rreth 600 shishe dhe një vlerë mbi 1.3 milionë euro.

Mes tyre raportohej se kishte shishe tepër të rralla, çmimi i të cilave arrinte në dhjetëra mijëra euro.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?