Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zhvillimet të reja nga dosja e ish-presidentit Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zhvillimet të reja nga dosja e ish-presidentit Trump
AktualitetBote

Zhvillimet të reja nga dosja e ish-presidentit Trump

Published: August 24, 2023
Shpërndaje

Një dëshmitar në çështjen penale kundër zotit Donald Trump lidhur me dokumentet sekrete, ka tërhequr “dëshminë e mëparshme të rreme” pasi ndërroi avokatët muajin e kaluar dhe ka ofruar të dhëna të reja që tregojnë përfshirjen e zotit Trump, njoftoi të martën Departamenti i Drejtësisë.

Deklaratat nga dëshmitari, një punonjës i zotit Trump i identifikuar në dokumentet e gjykatës si drejtor i teknologjisë së informacionit në Mar-a-Lago, iu paraqitën prokurorëve disa javë përpara se prokurori i posaçëm Jack Smith të siguronte një aktakuzë të përditësuar që e akuzonte zotin Trump dhe dy të tjerë lidhur me një komplot për të fshirë filmimet e kamerave të vëzhgimit në rezidencën e Floridës.

Sipas prokurorëve, dëshmitari i tha një jurie të madhe në Uashington në muajin mars se nuk i kujtohej asnjë bisedë në lidhje me filmimet e kamerave të sigurisë.

- Publicitet -

Por në muajin korrik, pasi u paralajmërua nga prokurorët se ishte objektiv i një hetimi dhe pasi u këshillua se avokati i tij mund të kishte një konflikt interesi për shkak se përfaqësonte individë të tjerë në hetim, dëshmitari mori një avokat të ri të ofruar nga shteti dhe i ofroi Departamentit të Drejtësisë informacione që ndihmuan në formimin e bazës së akuzës së rishikuar kundër zotit Trump, ndihmësit të tij të afërt Walt Nauta dhe një individi të tretë, Carlos De Oliveira, thuhet në dosjen gjyqësore.

Prokurorët thanë se i bënë me dije dëshmitarit, që njihet si punonjësi 4 i Trumpit, se avokati mbrojtës Stanley Woodard përfaqësonte edhe zotin Nauta. Zoti Woodward nuk pranoi të komentonte për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Gjykimi i çështjes së dokumentave sekrete është caktuar më 20 maj të vitit 2024. Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm dhe ka mohuar çdo keqbërje.

Sipas aktpadisë së hartuar nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe hetuesit e tij, zoti Nauta akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-presidentin për të fshehur dokumente që ky i fundit i kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë, pas largimit nga detyra.

Zhvendosja e kutive është regjistruar nga kamerat e sigurisë, pamje që Departamenti i Drejtësisë i ka siguruar tashmë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Serwer: Pa e njohur Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE
  • Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun
  • Kim Jong-un deklaron se do të zgjerojë marrëdhëniet diplomatike
  • Shiten në ankand një tufë flokësh të presidentit të parë të SHBA-së
  • Horoskopi 23 Nëntor 2026: Lajme të rëndësishme, mundësi në punë dhe surpriza në dashuri

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dodik i “Republika Sërpska” ia kalon pushtetin djalit
  2. anti25642654censurë on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  3. 1thundrak on VIDEO: Lara Colturi shkruan histori, fiton garën e parë të Kupës së Botës në ski për Shqipërinë
  4. site on Aktori dhe regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare
  5. Ta rasi on 3 mijë familje peshojnë sa 500 milionë familje (ose 17% e PBB-së botërore): Taksa Zucman, IA dhe media, manifesti që sfidon mbipushtetin e pakicës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?