Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zjarrvëniet e qëllimshme\ Policia: Nga 1 korriku janë regjistruar 17 raste, 1 i arrestuar dhe 13 të tjerë nën hetim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zjarrvëniet e qëllimshme\ Policia: Nga 1 korriku janë regjistruar 17 raste, 1 i arrestuar dhe 13 të tjerë nën hetim
KronikeKryesore

Zjarrvëniet e qëllimshme\ Policia: Nga 1 korriku janë regjistruar 17 raste, 1 i arrestuar dhe 13 të tjerë nën hetim

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

 

 

Gjatë ditëve të fundit vendi ynë është përballur me disa vatra zjarri, përhapja e të cilave është favorizuar nga era dhe nga temperaturat e larta.

- Publicitet -

Sipas policisë mësohet se nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka pasur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

 

Njoftimi i policisë:

Masa për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, strukturat e Policisë në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.

Marrja e masave parandaluese ka filluar që në muajin janar, me hartimin e planit të masave, zhvillimin e takimeve me prefektët e qarqeve, kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative dhe kryetarët e fshatrave.

Ndërkohë, nga SPZ-të e zonave është marrë kontakt me të gjithë barinjtë që shfrytëzojnë sipërfaqe kullosore, që të tregojnë kujdes maksimal për të mos shkaktuar zjarrvënie, qoftë dhe nga pakujdesia.

Me gjithë punën parandaluese të bërë nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe masat ndëshkuese për autorët, javën e fundit është konstatuar një rritje e rasteve të zjarrvënies në sipërfaqe bujqësore dhe kullosore dhe për pasojë zjarri është përhapur në sipërfaqe shumë më të mëdha.

Për të gjitha rastet e konstatuara të rënies së zjarrit, nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori, si dhe janë njoftuar menjëherë prefekti, emergjencat civile dhe kryetari i bashkisë në zonën ku është shfaqur vatra e zjarrit.

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, bazuar dhe në informacionet e  siguruara  nga hetimi, nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin, nga data 01.07.2023 deri më datë 25.07.2023, janë konstatuar 17 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr; për 14 nga këto raste janë identifikuar 14 autorë, nga të cilët 1 autor është arrestuar në fshatin Peshtan të Fierit, ndërsa 13 autorë të tjerë në të gjithë vendin janë proceduar penalisht, duke qenë se nuk ka patur dëme të mëdhaja në tokat bujqësore dhe kullosore. Vijojnë hetimet e thelluara në bashkëpunim me Prokuroritë respektive.

Në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga strukturat vendore të Policisë që të intensifikojnë veprimet parandaluese, zbuluese dhe ndëshkuese. Të bashkëpunohet me qytetarët, pushtetin vendor, emergjencat civile dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, për të bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve në pyje e kullota. Gjithashtu, të mbështeten emergjencat civile, me forca policore, si dhe të bashkëpunohet me të gjitha strukturat, për parandalimin e rasteve të tilla.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para drejtësisë të gjithë ata shtetas që me dashje apo nga pakujdesia djegin pyjet, sipërfaqet kullosore apo pronat private.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri të mos ketë më zgjedhje
  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?