Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë
AktualitetBote

Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë

Published: May 13, 2024
Shpërndaje

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në Beograd. Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi prej se Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vizita e tyre filloi me një vizitë në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit, ku u shoqëruan nga Tamara Vuçiç, bashkëshortja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zelenska vizitoi qytetin dhe kështjellën mesjetare serbe Kalemegdan, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ndërkohë, Zelenska shkroi në rrjetin social Instagram se e vizitoi vendin arkeologjik me ekspozitën “Salla romake” në bibliotekën e qytetit të Beogradit, si dhe “Raftin ukrainas”, një cep i bibliotekës me libra ukrainas që u themelua nën patronazhin e saj.

- Publicitet -

Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në mes të universiteteve të Beogradit dhe Kievit, siç u raportua. Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila përfshin gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014. Megjithatë, edhe pse një kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) prej vitit 2012, Serbia nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.

Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja. Aleksandar Vulin – i cili është nën sanksionet e SHBA-së prej korrikut 2023, mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua zëvendëskryeministër. Ndërsa, Nenad Popoviq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua ministër pa portofol.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tre herë prej shkurtit 2022, kur filloi pushtimi rus, gjatë forumeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe herën e fundit në një takim rajonal në Tiranë në shkurt. Prej vitit 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar se do ta ndihmojë Kievin në përpjekjet e tij për rindërtim të pasluftës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Roma sjell dosjen gati: Nën hetim ish-deputeti bashkëshort i ish-ministres së PS dhe një biznesmen
  • Misteri i zhdukjes së inxhinierit shqiptar, pas sulmit me dron të anijes turke
  • Për përgatitje vrasjesh dhe korrupsion, 6 vite burg. Dy nëna të Call Center-ave, 6.8 vite secila
  • Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin

Komentet e Fundit

  1. K R on “Ore a iku në Amerikë ky, pse nuk e takon ambasadori i ri?”, kryebashkiaku i Ramës thumbon Saliun
  2. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  3. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?