Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zuri hapësirën publike me shezlongë, nën hetim një 66-vjeçar në Pogradec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zuri hapësirën publike me shezlongë, nën hetim një 66-vjeçar në Pogradec
AktualitetKronike

Zuri hapësirën publike me shezlongë, nën hetim një 66-vjeçar në Pogradec

Published: July 11, 2023
Shpërndaje

 

Policia bën me dije se po vijon me kontrolle të shtuara përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Si rezultat i shkeljeve të gjetura, po procedohet penalisht 1 administrator subjekti 66 vjeçar, pasi kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Ndërkohë që janë sekuestruar 21 shezlongë dhe çadra.

- Publicitet -

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave, të hartuar, të prezantuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve të Policisë në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë vijuar me kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.

Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në vijën bregdetare apo atë liqenore, pasi do të përballen me sanksionet ligjore. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, gjatë gjithë sezonit turistik.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?