Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave
AktualitetEkonomi

Zv.ministri i Brendshëm: Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do jetë e përjashtuar nga rritja e pagave

Published: November 2, 2023
Shpërndaje

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dhënë më shumë detaje sot në studion e Klan News sa i takon rritjes së pagave në sektorin e policisë. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Lamallari tha se pavarësisht kategorive prioritare, asnjë strukturë e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet jashtë rritjes së pagave të parashikuar në buxhetin e 2024-ës.

“Gjithmonë kemi pasur shtresëzim, janë identifikuar kategoritë më prioritare, sipas gradave apo strukturave. Unë përmenda dhe fluksin gjatë sezonit turistik, dinamikat kundër kriminalitetit apo lufta kundër kanabisit. Të marra të gjitha sëbashku, evidentojnë dhe ato kategori që janë prioritare këtë vit. Vitin e ardhshëm do identifikojmë dhe struktura të tjera. Asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të mbetet i përjashtuar nga rritja e pagave e anoncuar më herët nga qeveria shqiptare, ku në fokus janë dhe Forcat e Armatosura apo uniformat e bardha. Është një rritje që vazhdon në tërësi për të gjithë administratën publike, edhe për nëpunësit e thjeshtë të shërbimit civil. Jemi të vendosur që paga mesatare gjatë 2024 të shkojë 900 Euro.”

Sipas zv.ministrit, shumë punonjës policie janë vlerësuar për punën e tyre me paga mujore shtesë.

- Publicitet -

“Ditën e djeshme ishim të fokusuar te përmirësimi i kushteve dhe shprehjen e një mirënjohjeje për punonjës të niveleve të ndryshme. Kanë rrezikuar dhe jetën për të garantuar zbatimin e ligjit, por ka pasur dhe stimuj material. Duke përfshirë 1311 shpërblime materiale, paga mujore shtesë të dhëna për punonjës si vlerësim për punën e mirë, një falenderim për punën e mirë, qoftë ato të Patrullës së Përgjithshme, të Operacionales, Shqiponjat…Pra, kushdo që ka shërbyer me devotshmëri.”

Ai u ndal dhe te plani i qeverisë për efektivët që e kanë banesën larg vendit të shërbimit, apo ata të cilët sapo kanë krijuar një familje.

“Në 2024-ën kemi një rritje për strukturat e posaçme, në fokus janë ata që janë në terren dhe janë në përballje të drejtëpërdrejtë si me krimin apo që mbartin një ngarkesë të shtuar në kuptim të turizmit, strukturat e kufirit, të rendit, pra ata të linjës së parë. Kjo rritje do vazhdojë në vijim dhe duhet parë e lidhur ngushtë me një tjetër element që ne kemi prezantuar, të trajtimit me vendbanim, banesa për punonjësit e policisë, ku në fokus janë ata që e kanë vendin e punës larg shtëpisë së tyre dhe kategoria e dytë janë familjet e reja të policëve. Një efektiv që sapo ka krijuar një familje, u jepet mundësia nga shteti që të marrin kredi për shtëpi me interes 0. Në total 900 të pastrehë efektivë që janë evidentuar nga analizat tona. Kjo ecën paralelisht me rritjen e pagave”.

 

p.c. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?