Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zyrtarët ukrainas ndalojnë në kufi ish-presidentin, Petro Poroshenko
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zyrtarët ukrainas ndalojnë në kufi ish-presidentin, Petro Poroshenko
AktualitetBote

Zyrtarët ukrainas ndalojnë në kufi ish-presidentin, Petro Poroshenko

Published: December 3, 2023
Shpërndaje

Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi të shtunën se i ka ndaluar ish-presidentit, Petro Poroshenko largimin nga vendi, pasi Rusia kishte në plan të shfrytëzonte takimin e planifikuar të tij me kryeministrin e Hungarisë, për të dëmtuar interesat e Ukrainës.

Partia politike e Poroshenkos, “Solidariteti Evropian”, tha se ish-presidenti kishte planifikuar takime vetëm në Poloni dhe në Shtetet e Bashkuara dhe paralajmëroi shërbimin e sigurisë SBU të mos përfshihej në politikë. Poroshenkos iu refuzua në kufi të premten dalja nga vendi.

Shërbimi i sigurisë SBU tha se Poroshenko do të takohej me Kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili mban lidhje të ngushta me udhëheqësin rus Vladimir Putin dhe kundërshton çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

- Publicitet -

Sipas shërbimit ukrainas të sigurisë, Rusia po përgatit një seri provokimesh për të diskredituar Ukrainën tek aleatët, ndërsa lufta vazhdon prej 21 muajsh. Nuk u paraqit ndonjë provë për këto aludime.

Për takimin konkret, shërbimi SBU tha se kryeministri hungarez Orban “mban sistematikisht qëndrime kundër Ukrainës” dhe se është “mik i Putinit” dhe ka kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj Moskës për sulmin ushtarak në Ukrainë.

Sipas legjislacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, zyrtarët ukrainas duhet të marrin miratim paraprakisht për të udhëtuar jashtë vendit. Nënkryetari i parlamentit, Oleksandr Korniyenko, tha se leja për zotin Poroshenko ishte anuluar pasi kishte marrë një letër për të cilën nuk komentoi.

Zyra e presidentit ukrainas Zelenskyy nuk bëri komente dhe zyra e kryeministrit hungarez Orban nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Poroshenko ka shërbyer si president i Ukrainës gjatë periudhës 2014-2019. Ai e akuzoi të premten qeverinë e Presidentit Zelenskyy për anulimin e lejes dhe për lojë politike përpara zgjedhjeve. Ata bënë një betejë të hidhur elektorale në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kur zoti Zelenskyy fitoi bindshëm ndaj presidentit në detyrë Poroshenko.

Presidenti Zelenskyy tha muajin e kaluar se nuk është koha e duhur për të mbajtur zgjedhje presidenciale. Në kushte normale, ato do të mbaheshin në mars 2024, por zgjedhjet ndalohen për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një sfilatë turpi
  • Çfarë deklaroi me dyer të mbyllura dhe çfarë rrezikon Vlora Hyseni: Pesha reale e akuzave që SPAK i ka ngritur kreut të SHISH
  • Tedi Malaveci merr mandatin e radhës, përmbaruesit privatë i besojnë sërish drejtimin e Dhomës
  • Bashkia e Tiranës nis pastrimin dhe larjen e rrugëve, në terren flota e autoboteve
  • A ju ndodh të shihni të njëjtën ëndërr vazhdimisht? Çfarë mund të fshihet pas saj

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti i Porcelanit on Tjetër kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  2. Liria on E pyeti për Agasin, ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: “Klodi, si po ia kalon ti me ata agjentët serbë në dhomat e Rognerit”
  3. demo on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Valbona on Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
  5. Albi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?