Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 130 mijë të zhdukur, mijëra meksikanë kërkojnë drejtësi, protesta masive kudo
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 130 mijë të zhdukur, mijëra meksikanë kërkojnë drejtësi, protesta masive kudo
AktualitetBote

130 mijë të zhdukur, mijëra meksikanë kërkojnë drejtësi, protesta masive kudo

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Mijëra njerëz kanë mbajtur protesta në të gjithë Meksikën për të nxjerrë në pah zhdukjet e shumta në vend, duke kërkuar më shumë ndërhyrje nga autoritetet ligjzbatuese.

Të afërm dhe miq të personave të zhdukur, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, marshuan në rrugët e qytetit të Meksikos, Guadalajarës, Kordobës dhe qyteteve të tjera, duke kërkuar drejtësi dhe duke i bërë thirrje qeverisë së Presidentes Claudia Sheinbaum që të ndihmojë në gjetjen e të afërmve të tyre të zhdukur.

Më shumë se 130.000 persona janë raportuar të zhdukur në Meksikë. Pothuajse të gjitha rastet kanë ndodhur pas vitit 2007, kur ish-presidenti Felipe Calderón nisi luftën kundër drogës.

- Publicitet -

Në shumë raste, të zhdukurit janë rekrutuar me forcë nga kartelet e drogës ose janë vrarë për shkak se kanë kundërshtuar.

Kartelet e drogës, grupet e krimit të organizuar dhe forcat e sigurisë janë kryesoret që fajësohen për këto zhdukje.

Masivizimi i demonstratave në disa qytete, shtete dhe komuna tregon përmasat e problemit dhe ndikimin që ka në komunitetet dhe familjet në të gjithë Meksikën.

Nga një skaj i vendit në tjetrin, nga shtetet jugore si Oaxaca te ato veriore si Sonora dhe Durango, aktivistë dhe familjarë të personave të zhdukur dolën me mijëra duke mbajtur pankarta me fytyrat e të afërmve të tyre, për të kërkuar më shumë veprim nga autoritetet.

Në qytetin e Meksikos, marshimi bllokoi trafikun në kryeqytet, ndërsa protesta u zhvendos nëpër rrugën kryesore të qytetit.

Shumë familje të prekura kanë formuar ekipe kërkimi, të njohura si “buscadores”, që kontrollojnë fshatrat dhe shkretëtirat e Meksikës veriore, duke ndjekur informacione të marra shpesh edhe nga vetë kartelet për vendndodhjet e varrezave masive.

Buscadores kryejnë kërkime duke marrë rrezik të madh mbi vete. Pas një zbulimi të fundit në shtetin Jalisco, ku një grup kërkimi gjeti një “narkofermë”, disa nga kërkuesit u zhdukën.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit doli në përfundimin se nuk kishte prova për ekzistencën e një krematori në vend.

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur këtë një “tragjedi njerëzore me përmasa të jashtëzakonshme”.

Meksika po përjeton një nivel zhdukjesh që tejkalon disa nga më të rëndat në Amerikën Latine.

Rreth 40.000 persona u zhdukën gjatë luftës civile 36-vjeçare të Guatemalës, e cila përfundoi në vitin 1996. Rreth 30.000 u zhdukën në Argjentinë gjatë sundimit ushtarak midis viteve 1976 dhe 1983. Ndërkohë që 130.000 persona janë raportuar të zhdukur nga kartelet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?