Nga Migena Aleksi
Ish-miku i ngushtë dhe kumbari i dasmës së Veliajt që i detyron këtij të fundit gjithë karrierën politike, ka vepruar si mashë e kryeministrit? Apo te figura e këtij pastori të çuditshëm, duhet parë portreti i një karrieristi të zellshëm që kërkon të tregojë besnikëri të tejskajshme ose të përfitojë nga situata për interesa personale?
Në debatin e nxehtë rreth mënyrës se sa të ndikuara janë veprimet e zyrtarëve të lartë nga vullneti i kreut të qeverisë, priremi të biem në grackën e një determinizmi të thjeshtuar. Çdo lëvizje e një ministri apo drejtuesi mendohet se është e telekomanduar nga lart. Një analizë më e ftohtë e realitetit shqiptar tregon se shpesh problemi nuk qëndron te komandat, por te zelli i tepruar, oportunizmi dhe servilizmi i atyre që duan të duken më katolikë se Papa.
Në rastin e pastorit ministër Toni Gogu, ideja se ai ka shërbyer si korrier ose zëdhënës i disa mesazheve të Edi Ramës ndaj z. Veliaj në burg, jo vetëm që e shfajëson padrejtësisht përgjegjësinë e tij personale, por edhe e nënvlerëson logjikën e vetë pushtetit aktual.
Ideja se kryeministri do të përfshihej personalisht apo do dërgonte emisarë për të komunikuar me mesazhe Veliajn si organizator të protestave shkallëzon në kufijtë e absurdit. Çfarë interesi do të kishte Rama t’i shtonte Veliajn listës së tij të “fajtorëve të mëdhenj”, ku tashmë ka radhitur gjithçka, nga skenarët me qendra subversive në Iran e Rusi, deri te grupet antifa?
Le të jemi logjikë. Ja ta zemë se Veliaj do të pranonit të vetëshpallej organizator i protestave. Kjo do të shkatërronte në sekondë vetë narrativën e ngritur me aq bujë nga kreu i qeverisë. A do të rrezikonte Rama të përgënjeshtronte po vetë narrativën e tij gjeopolitike vetëm për t’i zhvatur një pohim një të burgosuri? Një skenar i tillë nuk qëndron në asnjë logjikë pushteti.
Po kështu, edhe aludimi për një kërkesë të detyruar për dorëheqje duket tërësisht jashtë kohe (out of touch me realitetin e pushtetit). Bashkia e Tiranës komandohet dhe drejtohet prej kohësh sipas dinamikave që përcakton vullneti i qendrës. Me Veliajn brenda qelisë apo jashtë saj, Rama bën aty prej kohësh atë që dëshiron. Ndaj unë mendoj se, as kjo trysni e panevojshme për dorëheqje formale nga Bashkia nuk është produkt i një vendimmarrjeje strategjike “nga lart”.
Nëse pastor ministri i ka thënë ato që tha z.Veliaj, kjo nuk duhet kërkuar te skenaret e mëdha të kryeministrit, por te një tipar shumë më i errët dhe më i zakonshëm i politikës sonë. Karakteri i ulët dhe oportunizmi i verbër, zelli prej shërbëtori i atyre që duhet të dëshmojnë besnikëri me çdo kusht.
Njerëz të këtij kalibri nuk udhëhiqen nga parimet morale, as nga ndonjë besim i vërtetë, por nga llogaritë e vogla të karrierës. Për ta, çdo situatë tensioni apo krize është një mundësi e artë për të treguar “gatishmëri”, për të goditur dikë që ka rënë nga fiku, apo për të fituar pikë personale tek ai që mban çelësat.
U nisa për ta shkruar këtë opinion e nxitur nga shkrimi i profesor Fatos Tarifës që ngre një pyetje të drejtë mbi kufijtë e integritetit moral në politikë.
Mendoj se profesori gabon në adresimin e fajit kur beson se ministri pastor ka qenë “masha” ose korrieri i mesazheve të Edi Ramës. Në këtë pikë, besoj se i jepet Ramës një rëndësi operacionale që ai, as nuk e ka dhe as nuk ka nevojë ta ketë në këtë histori.
Nëse ka një tumor malinj në politikën tonë, siç thotë me të drejtë profesori, ai nuk ushqehet vetëm nga demagogjia e kreut, por edhe nga ky servilizëm i paskrupullt i oborrtarëve që gatuajnë vetë poshtërsitë e tyre, pa pasur nevojë t’ua kërkojë njeri.

Goni Togu me kapele
Mjejerrbardhe me lesh dele
I këndoi Velise fermane
Hyri prift – doli shejtan.
I Migena, ti s’paske punuar ndonjëherë në shtet. Ne shtet kthehesh në burokrat budalla dhe automat. Të thotë shefi të, shkosh tani në darkë, biles të porosit edhe çfarë ngjyre do zgjedhësh kapelën. Ne qafë time po e ka zgjedhur Togun e Gonit Rama për aftësi intelektuale. Kryesisht i ngjan më ato surratet e ikonave. Pastaj do I kenë thënë që është çun kokulur lepe-peqe dhe aty mbaroi muhabeti. Fiks ministër. Kur punoja në shtet akoma nga mesi i viteve ’90 perseritnim mes nesh aksiomen se kush do ikte i fundit nga puna e shtetit do mbetej varfanjak. Ku e dinim ne se puna e shtetit ishte flori. Rroga rroge, dietat, shpërblimet, ato marifetet e vogla ku po nuk rrjedh do pikoje. Ndonjë nder atje, ndonjë lek xhepi aty-ketu; puba e shtetit doli minierë floriri. Pa punën e shtetit Rama do kishte mbetur bohem. Piktor shëtitës. Do nxirrte aq lek ne muaj sa bën një portretist modest në ditë në piazza Navona. Si I tha Ben Duja Fevziut😊😅 Rri dhe ha aty Fevzi /aty ku e pate fatin/…. etj, le ta vazhdojë Nastradini strofen. Puna e shtetit e bëri shefin edhe me bollëk, edhe me miq evropianë. Edhe me vese dhe eksese. Ne punën e shtetit edhe porositë private të, shefit kthehen në urdhër dite. Shiko pse ministri prift I drejtësisë ka shumë gjasa të ketë bërë atë që thotë Veliu? Dhe pse e ka prishur muhabetin? Se gjersa e nxori publikisht këtë vizitë si ajo e Zonjës plakë të Dyrrenmat, doemos I hoqi vizë miqësisë. Sepse Toni bidoni ndofta nuk e ka kapur mirë thelbin e çështjes. Po e la Veliu bashkine vate përfundimisht Ajo pak shpresë për të qenë i nevojshëm. Si varkës që I këput litarin dhe të shkojë në mëshirën e dallgëve. Pavarësisht se nuk më lidh ndonjë simpati, por Rama si kryetar politik ka nevojë të lëvizë gurët për Tiranën. I duhet në terren shefi i bashkisë, jo nga burgu. Pra, kërkesa për delegimin është logjike. Kërkesë apo ultimatum, tjetër gjë pastaj. Nga tre kërkesat, kjo është nervi I zbuluar Veliajt. Se ta, akuzosh për protestat 😀, që I organizon nga burgu, kjo do i bënte nder Velise. Veliaj do fitonte pikë nga kjo, në proporcion me pikët që humb Rama nga menaxhimi si burokrat dhe jo si politikan. Për të mos u marrë me avokatin🤔, edhe kjo s’eshte ndonjë kërkesë që u mbetet njollë fëmijëve të Velise. Pra, kërkesa për të deleguar firmën për bashkine e nxjerr definitivisht Veline nga loja. Ai mezi e fitoi këtë minibeteje, se do ia kishin harruar emrin. Me thënë të drejtën, të thuash se po drejton bashkine nga burgu se po firmos perdite dokumente nuk eshte normale dhe as natyrale. Të jesh në mes të sheshit në Tiranë dhe prapë do ketë ndonjë gabim. Sesi Ligji është në rregull duke te mbajtur brenda e po ashtu njëkohësisht duke drejtuar punën e shtetit nga burgu, kjo është çudi e madhe. Do rishikuar Ligji. Toto Riina drejtonte klanin e tij nga burgu, megjithëse krahasimi këtu nuk shkon. Pra, Rama me Veline nuk po bëjnë sherr për parim apo principe . Por thjesht për një post. Për një karrike. Shefit I duhen të ndenjura reale në karrike dhe jo virtuale nga burgu. Velise po ia hoqe e le ta marrin dallgët. Nuk ka principe këtu, por kapje posti. Ne fakt postin do ia delegojë një prifti tjetër a hoxhë, po njësoj sikur të ulet Rama në atë karrike. Pra, Veliaj nuk gënjen. Po luan me c’te munde me gurin e fundit. Se e di që çudia me e madhe zgjat tre ditë. Pastaj do harrohet e të tjerë stakanoviste fallso si ai do përveshin menget për të premtuar mijëra kopshte e shkolla në miniaturë dhe projekte gjigande llaci e betoni siç u bë traditë në Tiranë. Eh, edhe gjobat mbi makinat e parkuara në lagjet. Pisllëku me I madh i një qyteti të zhvilluar pa hapësira publike.
Pastori Elton Gogu……
Ben cdo gje per perfitim personal nuk ka norma , rregulla apo shoqeri….
Shkaqet ne fakt duke perziere dhe nje kandidat te supozuar mund te jete dhe endrra ne sirtar e ketij per bashkine e tiranes
Kemi dy iniciativa ligjore, një të kryeministrit dhe një të Erion Veliajt. Ajo e kryeministrit është për transferimin nga burgu i Fierit me pretendimin se ka shkelje të rendit kushtetues dhe ka prova për implikim në bashkëpunim me protestat e dhunshme. Nëse kjo është e vërtetë, nuk është e paqëllimshme. Është e vetmja vepër penale që mundëson shkarkimin e një kryetari bashkie, shkelja e rendit kushtetues dhe Kushtetutës përbën shkak ligjor për të shkarkuar një kryetar bashkie dhe nëse provat ekzistojnë, i lind e drejta e shkarkimit, nëse gjithmonë ekzistojnë përgjimet telefonike apo mesazhet. Nuk është e paqëllimshme