Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: 220 mijë shqiptarë emigruan në 6 vite, bujqësia në duart e të moshuarve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: 220 mijë shqiptarë emigruan në 6 vite, bujqësia në duart e të moshuarve
EkonomiKryesore

SHIFRAT: 220 mijë shqiptarë emigruan në 6 vite, bujqësia në duart e të moshuarve

Published: June 26, 2022
Shpërndaje

Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë, për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve.

Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

- Publicitet -

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona.

Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij.

Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Spak says:
    June 26, 2022 at 10:56 am

    Kane ikur hajdutet e Saliut, sepse nuk vjedhin dot me! Mos u shqetesoni! kane ikur nga e gjithe Bota dhe ne shume vende po kthehen nje nga nje! Transporti ben qe te kthehen shume shpejt,me hapjen e negociatave dhe me largimin e kriminelit Sali si shprese per kriminelet e tjere!

    Reply
    • Autoboti says:
      June 26, 2022 at 11:23 am

      Ku rrota këtu sipër është nga të paktët që është kthyer.

      Nuk është dhjerokrat i Saliut.

      Është rilindjot i Ramës.

      Është kthyer dhe po shet ujë me gota. Për këtë partia i ka vënë në dispozicion një autobot.

      Autobotin e ka me PiPiPi (mi scapa la pipi, pappa)

      Autobot nga ata që dikur transportonin “mjolt blete” dmth. mut.

      Sot transporton herë ujë lumi dhe herë “caj lope” dmth. shurrë.

      Kthehuni dhe ju të tjerët.

      Hajde me vrap pas ripjerdhjes.

      Urrrrraaa

      Reply
    • Hako says:
      June 26, 2022 at 12:35 pm

      Kujtova qe do thoje qe jane kontigjent nga 300 000 te punesuarit nga premtimi Rames. Meqe nuk ka para ketu, i ka punesu diku gjetke.
      Do vije koha qe edhe dyqanet ushqimore dhe berberet te punojne vetem kur te vijne turisto-plazhistet.

      Reply
  • Mario says:
    June 26, 2022 at 12:53 pm

    Te rinjte duan ta bejne lekun menjehere. Cdo gje qe behet me baze te forte merr kohe. Ne shqiptaret e kemi pak kete problem.

    Reply
  • Igor says:
    June 26, 2022 at 1:05 pm

    Cfare problemi ka Detin ja falet Grekut po pse mos ja falni edhe Bujqesine keshtu nuk duhet ta punoni vet,INJORANTET E EVROPES .

    Reply
    • Deti says:
      June 26, 2022 at 5:28 pm

      Cilin det te sateme i falem grekut , more hajvan ?

      Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    June 26, 2022 at 1:11 pm

    INSTATi genjen.

    Reply
  • Pensionisti që pa takat por me inat nuk e le tokën e tij djerr në fshat pamvarsisht se po fitojnë më tepër kusarët nga mundi i tij. says:
    June 26, 2022 at 3:45 pm

    Ky emigrim i pandalshëm është bombë me sahat.Shpërthimi i parë do të jetë në sigurimet shoqërore. Ata që kan ngelur pa emigruar akoma nga vëndi mund të jenë rreth 1 500 000 veta, nga këta, rreth 700 000 janë pensionistë dhe 200 000 mund të jenë në prag të pensionit dhe, 260 000 janë patronazhistë parazitë të administratës së Edi Ramës , dhe vetëm 200 000 mund të jenë a nuk mund të jenë që duke punuar në punë që japin të mira materiale , paguajnë sigurime shoqërore dhe ky numër do të paksohet në mënyrë të frikshme, kështu që

    nuk do të ketë më kush do të paguaj, duke qën në gjëndje pune , sigurimet shoqërore dhe nuk do të ketë më para të derdhura për të paguar pensionistët.

    Bomba e dytë që pothuaj ka shpërthyer është kolapsi i arsimit në fshat. Vetëm në rrezen 15 km nga fshati im janë mbyllur 8 shkolla nëntë vjeçare dhe fillore dhe vitin tjetër do të mbyllen shkolla e mesme dhe 9 vjeçare e fshatit tim, nuk ……..ka …….më……nxënës në fshat sepse, sa do të mundohemi, ne pensionistët nuk arrijmë të përfitojmë nga subvencionet joshëse, marramëndse për lindshmërinë të Edi Ramës se s’kemi më takat as të ecim rrugës pa le të pjellim kalamanjë. Vetëm fqinji im përfiton nga subvencionet e fëmijve 200 euro për 6 për secilin nga fëmijët e dy vajzave por nga kancelarja frau Merkel jo nga kusari Edi Rama. Mbaroj shtëpinë me këti para dërguar nga vajzat dhe ndjehet rehat në shtëpinë e tij tashma komode që e piqte tani këto ditë behari se e kishte çatinë me soletë, tani mbuluar me tjegulla dhe fqinji falenderon nga zëmra Merkelin e Sholcin bashkë që menduan edhe për atë fukaran , bashkë me vajzat e dhëndurrët që u dhati të emigronin në Gjermani duke shpëtuar nga mallkimi i Edi Ramës por janë 6 fëmijë më pakë për shkollat e Shqipërisë. Dhe kur s’ ka fëmijë s’ ka më të ardhme, kombi do të vdes duke u shëndrruar në një tribu emigrantësh që shpejt do të asimilohen nga popujt mikpritës , zemërgjerë ku ata kan emigruar , proces që ka filluar e nuk do të ndaloj kurr.

    Më besoni, në fshatin tim edhe ata të fundit që punonin si argat po ikin dhe kan ngelur vetëm pensionistët me një këmb në varr që pin ilaçet e tensionit dhe zvarritin këmbët për të bër ndonjë punë me sforcim, pa takat por me inat të shkretët se nuk u vjen mirë të len tokën që pjell begati djerr. Pse të rrin në Shqipëri të rintë në mosh pune kur shikojnë që Landi që nuk i shkonte mbar as blegtoria as bujqësia, sepse kishte vetëm 4 dylym tokë, shkoj familjarisht në Sicili dhe duke punuar me gruan në një serë, u kthye në festat e krishtlindjes dhe pagoj borxhet , sikurse tha vetë, vetëm me subvencionet e pandemisë dhën nga kryeministri Dragi që nuk është kusar i popullit të tij as i emigrantëve, si mender horri jonë që është bër kryeministër vetëm për të vjedhur, dhe Landi i shkret pagoj mbi 100 000,0 L të rinjë borxh patronazhistit që shet imputet bujqësore dhe shitsit të dyqanit ushqimor të lagjes dhe Landi thoshte që nuk kthehet më kurr në Shqipëri aq më tepur kur merte një shumë të mirë ndihmë për djalin e madh që ka një vones në ritjen e tij fizke për shkak të një difekti hormonal. E pse të vij në vëndin ku sundon mallkimi i popullit horri antishqiptar Edi Rama që vetëm xhvat pa pushuar dhe

    histori të tilla si e Landit po nxit të tjerë që nuk kan ngelur pa emigruar dhe nga dita në ditë dëgjojmë në fshat që iku dhe Peçi si bujk në fshatrat e Greqisë, ja iku dhe Gimi, iku dhe Dea tek e motra me statusin e minorenes mbasi mbaroj kursin për guzhinjere tek Neranxi, iku dhe Adelina në prag të pensionit tek i biri në Gjermanin e Olaf Sholcit “antishqiptar” që “nuk ka turp të ver në udhë Bullgarin” që ndalon dhëndrrin ton kollovar të futet në gjirin e BE dhe Adelina punon në një serë lulesh ku vendos etiketat e luleve që do të shiten, iku ………të mos zgjatem, janë me dhjetra histori emigrimesh në fshatin tim që po boshatiset frikshëm dhe secili ka gjetur një jetë normale në këto vënde që anatemon horri ynë i marrosur me llapaqenërinë e tij çdo ditë e natë pa pushuar asnjë sekondë kur harron që edhe në këto vënd e njohin tashma me dhëmbë e dhëmball këtë kusar që duhet mbyllur në burg bashkë me hajdutët e xhepave sikurse bën gjermanët mbasi e zbritën si vagabond të rëndomtë nga avjoni.

    Edi Rama , mbajeni mënd, do të nijihet në histori si kusari që u bë kryeministër që të vidhte edhe qindarkat e fundit të xhepit për ndonjë çokollatë për fëmijët popullit të tij, edhe qindarkat e fundit të ilaçeve pensionistëve të shkretë, u bë kryeministër që të vidhte çdo pasuri të mbi tokës dhe nën tokës së vëndit të tij dhe do të njihet si njeriu që sfidoj Millosheviçët e Sërbisë dhe Zervat e Greqisë duke realizuar me terrorin e kusarisë, mbi nivelin e çmëndurisë, spastrimin etnik të trojeve tona nga shqipëtarët, spastrim që ata nuk arritën ta bënin as me zinxhirët e tankeve dhe as me hanxharët e luftrave barbare.

    Edi Rama ky përbindësh i pa mëshirshëm kombngrënës kobzi ja kaloj edhe Millosheviçëve dhe Zervave dhe duhet ndaluar sa më parë ky robot, makinë e përsosur diabolike që bën para duke vrar pa mëshirë jetët e njerëzve të ndershëm duke u privuar që me djersën e tyre , me mundin e tyre të jetojnë të qetë në shtëpitë dhe vëndin e tyre të bekuar nga natyra.

    Përbindshi horror çdo ditë thot haptazi me kërcënim nga haleja e korrupsionit , krimit dhe kusarisë “Çdo pikë djerse e juaja do të kthehet në para për dinastin time Rama , për patronazhistët e gestapos time zgjedhore dikur PS dhe tregëtarët kusarë, po nuk pranuat …… qërohuniiiiiii……. nga shtëpitë tuaja në emigracion, gati i kam skllevrit nga Bagladeshi dhe Kongoja që të banojnë në shtëpitë tuaja të boshatisura” dhe ne duke i dëgjuar këto kërcënime makabre duhet të ngremë krye të organizuar në qoftë se jemi popull me dinjitet e jo parapopull por

    jo mbas bythës së qelbur korruptive të polikriminelit horror që zvarritet këmbadorës tek foltorja Sali Berisha dhe haleatit të tij të deklaruar polikusarit fytyr sterrosur Ilir Muta, koqes korruptive që tundet sa andej këtej midis të dy shalve të krimit, korrupsionit dhe kusarisë shqipëtare, mender PD dhe PS, duke ricikluar në kusarqevrisje her njërën her tjetrën bandë partiake.

    Reply
  • Pensionisti që pa takat por me inat nuk e le tokën e tij djerr në fshat pamvarsisht se po fitojnë më tepër kusarët nga mundi i tij. says:
    June 26, 2022 at 3:48 pm

    Ky emigrim i pandalshëm është bombë me sahat.Shpërthimi i parë do të jetë në sigurimet shoqërore. Ata që kan ngelur pa emigruar akoma nga vëndi mund të jenë rreth 1 500 000 veta, nga këta, rreth 700 000 janë pensionistë dhe 200 000 mund të jenë në prag të pensionit dhe, 260 000 janë patronazhistë parazitë të administratës së Edi Ramës , dhe vetëm 200 000 mund të jenë a nuk mund të jenë që duke punuar në punë që japin të mira materiale , paguajnë sigurime shoqërore dhe ky numër do të paksohet në mënyrë të frikshme, kështu që

    nuk do të ketë më kush do të paguaj, duke qën në gjëndje pune , sigurimet shoqërore dhe nuk do të ketë më para të derdhura për të paguar pensionistët.

    Bomba e dytë që pothuaj ka shpërthyer është kolapsi i arsimit në fshat. Vetëm në rrezen 15 km nga fshati im janë mbyllur 8 shkolla nëntë vjeçare dhe fillore dhe vitin tjetër do të mbyllen shkolla e mesme dhe 9 vjeçare e fshatit tim, nuk ……..ka …….më……nxënës në fshat sepse, sa do të mundohemi, ne pensionistët nuk arrijmë të përfitojmë nga subvencionet joshëse, marramëndse për lindshmërinë të Edi Ramës se s’kemi më takat as të ecim rrugës pa le të pjellim kalamanjë. Vetëm fqinji im përfiton nga subvencionet e fëmijve 200 euro për secilin nga 6 fëmijët e dy vajzave por nga kancelarja frau Merkel jo nga kusari Edi Rama. Mbaroj shtëpinë me këti para dërguar nga vajzat dhe ndjehet rehat në shtëpinë e tij tashma komode që e piqte tani këto ditë behari se e kishte çatinë me soletë, tani mbuluar me tjegulla dhe fqinji falenderon nga zëmra Merkelin e Sholcin bashkë që menduan edhe për atë fukaran , bashkë me vajzat e dhëndurrët që u dhati të emigronin në Gjermani duke shpëtuar nga mallkimi i Edi Ramës por janë 6 fëmijë më pakë për shkollat e Shqipërisë. Dhe kur s’ ka fëmijë s’ ka më të ardhme, kombi do të vdes duke u shëndrruar në një tribu emigrantësh që shpejt do të asimilohen nga popujt mikpritës , zemërgjerë ku ata kan emigruar , proces që ka filluar e nuk do të ndaloj kurr.

    Më besoni, në fshatin tim edhe ata të fundit që punonin si argat po ikin dhe kan ngelur vetëm pensionistët me një këmb në varr që pin ilaçet e tensionit dhe zvarritin këmbët për të bër ndonjë punë me sforcim, pa takat por me inat të shkretët se nuk u vjen mirë të len tokën që pjell begati djerr. Pse të rrin në Shqipëri të rintë në mosh pune kur shikojnë që Landi që nuk i shkonte mbar as blegtoria as bujqësia, sepse kishte vetëm 4 dylym tokë, shkoj familjarisht në Sicili dhe duke punuar me gruan në një serë, u kthye në festat e krishtlindjes dhe pagoj borxhet , sikurse tha vetë, vetëm me subvencionet e pandemisë dhën nga kryeministri Dragi që nuk është kusar i popullit të tij as i emigrantëve, si mender horri jonë që është bër kryeministër vetëm për të vjedhur, dhe Landi i shkret pagoj mbi 100 000,0 L të rinjë borxh patronazhistit që shet imputet bujqësore dhe shitsit të dyqanit ushqimor të lagjes dhe Landi thoshte që nuk kthehet më kurr në Shqipëri aq më tepur kur merte një shumë të mirë ndihmë për djalin e madh që ka një vones në ritjen e tij fizke për shkak të një difekti hormonal. E pse të vij në vëndin ku sundon mallkimi i popullit horri antishqiptar Edi Rama që vetëm xhvat pa pushuar dhe

    histori të tilla si e Landit po nxit të tjerë që nuk kan ngelur pa emigruar dhe nga dita në ditë dëgjojmë në fshat që iku dhe Peçi si bujk në fshatrat e Greqisë, ja iku dhe Gimi, iku dhe Dea tek e motra me statusin e minorenes mbasi mbaroj kursin për guzhinjere tek Neranxi, iku dhe Adelina në prag të pensionit tek i biri në Gjermanin e Olaf Sholcit “antishqiptar” që “nuk ka turp të ver në udhë Bullgarin” që ndalon dhëndrrin ton kollovar të futet në gjirin e BE dhe Adelina punon në një serë lulesh ku vendos etiketat e luleve që do të shiten, iku ………të mos zgjatem, janë me dhjetra histori emigrimesh në fshatin tim që po boshatiset frikshëm dhe secili ka gjetur një jetë normale në këto vënde që anatemon horri ynë i marrosur me llapaqenërinë e tij çdo ditë e natë pa pushuar asnjë sekondë kur harron që edhe në këto vënd e njohin tashma me dhëmbë e dhëmball këtë kusar që duhet mbyllur në burg bashkë me hajdutët e xhepave sikurse bën gjermanët mbasi e zbritën si vagabond të rëndomtë nga avjoni.

    Edi Rama , mbajeni mënd, do të nijihet në histori si kusari që u bë kryeministër që të vidhte edhe qindarkat e fundit të xhepit për ndonjë çokollatë për fëmijët popullit të tij, edhe qindarkat e fundit të ilaçeve pensionistëve të shkretë, u bë kryeministër që të vidhte çdo pasuri të mbi tokës dhe nën tokës së vëndit të tij dhe do të njihet si njeriu që sfidoj Millosheviçët e Sërbisë dhe Zervat e Greqisë duke realizuar me terrorin e kusarisë, mbi nivelin e çmëndurisë, spastrimin etnik të trojeve tona nga shqipëtarët, spastrim që ata nuk arritën ta bënin as me zinxhirët e tankeve dhe as me hanxharët e luftrave barbare.

    Edi Rama ky përbindësh i pa mëshirshëm kombngrënës kobzi ja kaloj edhe Millosheviçëve dhe Zervave dhe duhet ndaluar sa më parë ky robot, makinë e përsosur diabolike që bën para duke vrar pa mëshirë jetët e njerëzve të ndershëm duke u privuar që me djersën e tyre , me mundin e tyre të jetojnë të qetë në shtëpitë dhe vëndin e tyre të bekuar nga natyra.

    Përbindshi horror çdo ditë thot haptazi me kërcënim nga haleja e korrupsionit , krimit dhe kusarisë “Çdo pikë djerse e juaja do të kthehet në para për dinastin time Rama , për patronazhistët e gestapos time zgjedhore dikur PS dhe tregëtarët kusarë, po nuk pranuat …… qërohuniiiiiii……. nga shtëpitë tuaja në emigracion, gati i kam skllevrit nga Bagladeshi dhe Kongoja që të banojnë në shtëpitë tuaja të boshatisura” dhe ne duke i dëgjuar këto kërcënime makabre duhet të ngremë krye të organizuar në qoftë se jemi popull me dinjitet e jo parapopull por

    jo mbas bythës së qelbur korruptive të polikriminelit horror që zvarritet këmbadorës tek foltorja Sali Berisha dhe haleatit të tij të deklaruar polikusarit fytyr sterrosur Ilir Muta, koqes korruptive që tundet sa andej këtej midis të dy shalve të krimit, korrupsionit dhe kusarisë shqipëtare, mender PD dhe PS, duke ricikluar në kusarqevrisje her njërën her tjetrën bandë partiake.

    Reply
  • Aldrin says:
    June 26, 2022 at 4:15 pm

    HE mo mire, pse kush do e bleje miellin serb pastaj. Na duhet te mbajme Serbine te forte

    Reply
  • Aldrin says:
    June 26, 2022 at 4:45 pm

    O Dita, e keni dhjere kete faqen e gazetes. Duket si tabloid metrosh

    Reply
    • Ai says:
      June 26, 2022 at 5:29 pm

      Aldrin loqja .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?