Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 sugjerime për ecurinë e negociatave me BE-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 10 sugjerime për ecurinë e negociatave me BE-në
AnalizaLajmi i funditopinion

10 sugjerime për ecurinë e negociatave me BE-në

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Nga Brukseli për DITA

Dr. Jorgji Kote

Ndryshe nga shpresat dhe pritshmëritë që lindën, as vendimi i Këshillit Europian më 19 korrik 2022 për çeljen e negociatave dhe as përfundimi me sukses i procesit të shqyrtimit analitik ( skanimit) në vjeshtën e vitit 2023 nuk kanë mundësuar  ende çeljen e grup kapitujve të parë të komponentëve themeltarë, siç njihen ( fundamentals). Kjo kryesisht mbasi nuk ka patur asnjë lëvizje diplomatike për zgjidhjen e çështjes “ Beleri” dhe  ndryshimet kushtetuese nga  Maqedonia e Veriut, sepse të dy vendet tona trajtohen ende si çift integrues.

- Publicitet -

Meqenëse 2024 është  vit zgjedhor vendimtar në të 27 vendet e  BE-së dhe në SHBA, praktikisht shanset për këtë vit janë minimale, për të mos thënë të pamundura. Kjo sepse mbas muajit Qershor kur zhvillohen zgjedhjet europiane  do të duhen disa muaj deri në krijimin e  institucioneve të reja të BE-së.

Për pasojë, do të mbetemi kryesisht në pozita pritëse. Kësisoj, vendimi për çeljen e grup kapitujve të parë ka më shumë gjasa të mirret nga fundi i vitit ose në tremujorin e parë të vitit 2025. Veçse dhe atëhere, nëse do të jetë zgjidhur çështja Beleri dhe Shkupi do të ketë realizuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, mbas zhvillimit të zgjedhjeve të reja presidenciale dhe parlamentare në muajin Prill me plot të panjohura.  Dhe nëse nuk do të kenë dalë probleme të reja brenda vendeve tona dhe në marrëdhëniet e tyre me fqinjët; sidomos me Greqinë në rastin tonë, mbasi krahas Belerit është dhe dosja tejet problematike e Detit.

Në këto kushte, edhe pse anëtarësimi në BE, pavarësisht nga  gjuha e butë kadife dhe eufemizmat diplomatike duket shumë i largët, nuk ka asnjë arsye të ngadalësojmë ritmet e punës çka do ta zgjaste dhe më shumë  këtë rrugëtim. Ndryshe të mos habitemi që dhe në vitin 2030,  BE-ja t’i ketë kryer reformat  saj të brendshme dhe ndryshimet në traktate, përfshirë dhe heqjen e mundëshme të klauzolës së njëzëshmërisë dhe prapë në të mos jemi gati për më tej. Atëhere çdo justifikim do të jetë i kotë dhe integrimi europian do të shtyhej në kalendat greke, mes dyshimesh të mëdha nëse do të ndodhë ndonjëherë, mbasi gjeopolitika ndodhet përpara ndryshimeve epokale me alternativa  kompensuese.

Nisur nga sa sipër, është momenti të ritheksojmë përgjegjësinë dhe mobilizimin që kërkohet për të mos përsëritur më gabimet, mungesat dhe vonesat e mëparshme, të mos ”presim më kot nuse e krushqi” por të bëjmë vërtet ”detyrat e shtëpisë.”

Në vijim të shkrimeve të mëparshme, mbi bazën e përvojës së gjatë diplomatike në Tiranë, Berlin dhe Bruksel, më poshtë po rendisim shkurt 10 rekomandimet më kryesore, çka mund të ndihmonte në përshpejtimin e procedurave dhe proceseve përkatëse, për të vijuar pa vonesa dhe pengesa të tjera deri në përfundimin e negociatave dhe anëtarësimin në BE, si sfida e fundit dhe vendimtare e  anëtarësimit tonë në BE.

Kryeministri Rama disa kohë më parë me të drejtë theksoi idenë  se në BE nuk do të hyjë vetëm qeveria dhe diplomacia, por gjithë Shqipëria, pra dhe ekonomia, ushtria, opozita, shoqëria civile, etj. Shumë dakord, veç kjo të mos përdoret si “ gjethe fiku”  për të mbuluar dobësitë dhe mangësitë apo dhe për të shmangur përgjegjësitë tona; le ta theksojmë se në të gjitha rastet, aktori dhe faktori kryesor për negociatat është qeveria me shumicën e saj parlamentare dhe pastaj të tjerët.

Brenda vendit, kërkohet me përparësi dhe sa më shpejt realizimi i konsensusit aq shumë të dëshiruar mbarëpartiak për negociatat dhe anëtarësimin në BE në përgjithësi. Këtu kemi si model më të përshtatshëm Kroacinë, e cila theu rekord në negociatat me BE-në, duke i përfunduar brenda pesë viteve. Kjo do të thotë që negociatat të bëhen realisht kryetema madhore politike, institucionale dhe diplomatike që të bashkojë të gjitha forcat politike dhe shoqërinë, pa përjashtim, pavarësisht nga ndarjet, kahjet e ndryshme politike dhe dallimet e tjera. Këtë  kërkon BE-ja dhe në dokumentet e saj më të fundit për këtë çështje.

Mirëpo kjo kërkon krijimin e një klime, terreni dhe mjedisi sa më miqësor ndaj integrimit, respekt dhe vëmendje ndaj opozitës, shoqërisë civile, medias, instituteve shkencore dhe universiteteve, ku ka shumë ekspertë të kualifikuar për problemet e  BE-së. Vetëm kështu konsensusi kthehet në realitet e nuk mbetet slogan.

Pa nënvleftësuar rëndësinë e diplomacisë dhe politikës së jashtme, është e nevojshme të ndërgjegjësohemi për faktin se kusuret dhe të keqen më të madhe e kemi  nga brenda, ’mes vedi’ e pastaj nga jashtë. Ndaj, pa trajtuar dhe zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme problemet tona të njohura brenda, pa një dialog konstruktiv me opozitën, vështirë se mund të bëjmë përpara. Mund të mendojmë gabimisht se “do e hedhim dhe këtë radhë”, por kur të vijë puna te kreu përkatës, aty do të ngecim.

Gjithashtu rëndësi duhet  t’i  kushtohet jo vetëm modernizimit të infrastrukturës, porteve, aeroporteve, por mbi të gjitha forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, medias së pavarur, luftës kundër korrupsionit, krimit, etj. E themi këtë sepse kur sheh se ç’po ndodh aktualisht, më tepër të krijohet perceptimi se kemi të bëjmë me një vend në zhvillim, që synon modernizim kudo, veç pa përfshirë demokracinë dhe shtetin e të drejtës që do të bënte dhe dallimin e madh.

Sa për tezën se ”reformat i bëjmë për vehte, për vendin e jo për Brukselin” ajo është gjysëm e vërtetë, sepse reformat i bëjmë dhe pse i kërkon Brukseli. Sepse sado të mira qofshin, nëse këto reforma nuk  do të certifikohen nga BE-ja, ku ne duam të anëtarësohemi, besueshmëria dhe për pasojë efektiviteti i tyre do të jetë i mangët ose dështak. Pra reformat i bëjmë dhe për Brukselin, sepse ato do ndikojnë dhe te vendet e BE-së, me rrjedhoja pozitive dhe pasoja negative.

Lidhur me sloganin tjetër se ”Europën do ta sjellim apo do ta bëjmë në Shqipëri”, dakord, por dhe kjo jo për të mbuluar dështimin tonë të deritanishëm. Gjithsesi, më parë duhet ta tregojmë  këtë vullnet politik integrues në Bruksel, të marrim ” bekimin ” e tij dhe pastaj ok, pse jo ta sjellim dhe në Shqipëri, në kuptimin e vlerave dhe parimeve.

Veç kësaj, nuk mund të shkohet në Europë nëse nuk zgjidhim me vendet e tjera probleme të ndryshme dypalëshe, si në rastin konkret me Greqinë për çështjen Beleri. Nuk mund të justifikohemi me atë se qenka problem dypalësh dhe nuk ka pse problemi të transferohet në Bruksel dhe në negociata. Së pari, pala tjetër pretendon të kundërtën dhe së dyti, BE-ja e ka bërë të qartë se ajo nuk do pranojë asnjë vend kandidat që ka probleme me fqinjët e vet. Dakord, drejtësia është e pavarur, por ndaj ke shumicën në Kuvend, që të bësh ndryshimet e duhura ligjore për zgjidhjen  e një problemi, natyrisht pa cënuar drejtësine e pavarur. Përfshirja nëpër debate teorike dhe juridike se kjo është  “ çështje dypalëshe dhe jo europiane, kur nuk ka ”presë t’i ndajë” nuk ndihmon, por vetëm se e ndërlikon dhe vonon zgjidhjen e problemit.

Lidhur ngushtë me sa më sipër është e nevojshme të vlerësohet zëri dhe mendimi i të 27 vendeve anëtare të BE-së, tok dhe veç e veç. Nuk mund të bëjmë përpara as duke bërë diversion ndaj njerit e tjetrit, as me mendimin se mjafton ta mbajmë mirë me më të  ”mëdhenjtë”. BE-ja nuk funksionon kështu dhe dëshmitë janë të shumta e të njohura. As nuk shkon të kritikojmë apo t’u kujtojmë vendeve të ndryshme anëtare se kur janë anëtarësuar ato kanë qenë në pozita më inferiore se vendi ynë.  Ne jemi kandidatë, ne jemi në provim e jo ata, ndaj të heqim dorë nga qëndrime të tilla sipas parimit “ urtë e butë e plot tigani”

Tejet e rëndësishme është që politikanët, liderët dhe qeveritarët tanë ta kuptojnë një herë e mirë se BE-ja nuk është vetëm apo kryesisht Komisioni Europian; nuk është e vërtetë dhe se ai ka ekspertët më të mirë.  Ekspertë të këtij niveli, madje dhe më të mirë kanë të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e tjera të BE-së, Këshilli, Parlamenti dhe Shërbimi i Jashtëm Europian, duke filluar nga vendi më i vogël te më i madhi.  Kështu, Luksemburgu i vogël i ka dhënë Komisionit dy presidentë e kështu me radhë.

Ndërkohë, Komisioni vërtet ka ekspertë dhe ekspertizë të sprovuar, por ajo është vetëm në nivelin Teknik; vendimarrjen Politike e kanë të tjerët dhe mbi të gjithë Këshilli i BE-së, dmth të 27 vendet anëtare dhe drejtuesit e tyre. Për rrjedhojë, për të patur sukses duhet të kesh marrëdhënie të mira dhe konsensusin e të katër institucioneve më të larta të BE-së në radhë të parë të Këshillit të BE-së. Kush nuk e kupton këtë realitet dhe i shmanget atij, ”do të mbetet në klasë”. Vërtet, shihni, ndonëse Komisioni na ka kaluar sa herë vitet e  fundit, ”na ka kthyer për vjeshtë” Këshilli Europian, i cili ka në dorë dhe vetë fatet e Komisionit. Tani, mirë a keq, ja që  kështu është ndërtuar BE-ja.

Ndërkohë, të jemi të qartë, pavarësisht nga veprime dhe vendime të mirëpritura gjeopolitike nga aleatët tanë të mëdhenj në fusha të tjera, si në rastin e pritjes së afganëve, muhaxhedinëve dhe tani së fundi Marrëveshjen me Italianë për azilantët, këto mund të ndikojnë deri në një farë mase, por nuk shtojnë e ca më pak të jenë vendimtare për ecurinë e negociatave, sidomos kur nuk shoqërohen me zgjidhjen e problemeve të tjera brenda vendit apo dhe incidente me vende të tjera.

Po ashtu, demarshet dhe suksesi ynë në zgjedhjen në forume të larta ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, organizimi i samiteve të rëndësishme europiane në Tiranë, etj janë akte me jehonë diplomatike dhe të cilat mbahen shënim; por sërish vetëm me to nuk mund të “kalosh lumin” e negociatave, nëse nuk plotëson kushtet dhe kriteret e njohura të Kopenhagenit. Kjo u pa qartë dhe te zgjedhja jonë në KS të OKB-së, kryesimi i OSBE-së, etj, të cilat nuk patën asnjë ndikim  në drejtim të përshpejtimit të negociatave, diçka e pritshme kjo.

Aspekti i fundit  jetik është kuptimi i drejtë i raportit midis negociatave teknike dhe udhëheqësisë politike të procesit. Padyshim që negociatorët kanë rolin e tyre të madh; për fat të mirë, në 25 vitet e fundit, negociatorët dhe stafet tona teknike në të gjitha fazat kanë treguar aftësi të lartë profesionale, falë dhe trainimit të tyre me mbështetjen e BE-së. Megjithatë, vendimtare për përparimin e negociatave është drejtimi politik; siç tregojnë shembujt e shumtë në libër, mjafton një deklarim, veprim dhe bllokim nga një vend i tretë apo ligj i shumicës qeverisëse që i kundërvihet linjave të BE-së dhe puna e negociatorëve do të  çvleftësohej, madje  hidhej në erë!  Urojmë që më në fund të kuptohet ky realitet kokëfortë dhe ashtu si në fushën e politikës së jashtme, çdo hap dhe veprim i yni të jetë në përputhje të plotë me korpusin legjislativ dhe praktikat më të mirë të BE-së!

Ja përse është momenti që të kuptohen drejt dhe shpejt të gjitha këto realitete, shkaqe, arsye dhe motive, duke reaguar e duke i pasqyruar ato në veprimtarinë dhe vendimmarrjen e përditshme. Boll kemi humbur kohë dhe shanse, është koha të veprojmë ndryshe, ama jo nesër, por sot, madje TANI!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • epo kjo pune says:
    April 15, 2024 at 6:48 pm

    or mik po arritem standartet e BE nuk na duhet BE se vec behesh shtet vasal pastaj e qahemi nga turizmi por ne BE do blejne pronat vec bota e do katandisemi muhaxhir ne vendin tone

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    April 16, 2024 at 7:16 am

    Teorikisht shumë mirë, praktikisht gati e pamundur. Kjo, sepse unanimiteti i brendshëm sabotohet qëllimisht nga opozita, e cila udhëhiqet nga antishqiptarë, edhe për zgjidhjen e problemeve ne fqinjët ëdhtë e njëjta gjë: Greqia (kryesisht politikanët e saj) kanë që, janë e zor të mos jenë edhe më tej antishqiptarë me orekse shovinistë, që janë mësuar të zhvatin territor nga Shqipëria. Ujdia me këto dy palë mund të arrihet vetëm me kosto antishqiptare dhe këtë lloj kostoje nuk do ta pranonim kurrë. Zoti Jorgji do t’i bënte një shërbim të çmuar Shqipërisë e shqiptarizmës bëntë po qe se do t’i rekomandonte BE-së ndonjë ilaç për të shëruar nga sëmundjet antishqiptare të këtyre dy palëve.

    Reply
  • Kamer Elezaj says:
    April 17, 2024 at 11:27 am

    Duhet tu vij turp të shfaqni hartën e Kosovës në këtë mënyrë. Republika e Shqipërisë e ka pranuar Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe si të tillë duhet të shënoj kufijtë e Kosovës si kufij shtetëror, njësoj si të gjithë kufijtë tjerë. Kjo nuk është bërë në këtë hartë.
    Shihet qartë se kufiri i Kosovës me Serbinë është shënuar me vij të ndërprerë, pra si kufi mes regjioneve të një shteti.
    Është turp për redaksinë e Gazetës Dita – tingëllon si njerëz që punojnë dhe marrin para nga fqinjët
    Turp

    Reply
  • chess player says:
    April 17, 2024 at 11:44 am

    dy kamere,ne nje dere
    njeri pjerdh,tjetri merr ere
    .
    Me fal o zoteri…kufiri me vija vija eshte nje kufi qe rrjedh nga konventat nderkombetare dhe jane firmosur dhe nga shqipfolesit e kosovare apo shqiptare…te kujtoj firmosjen e Rambujese…Jam 10001 % kunder kufirit si “xhamadani vija vija” por kam frike me shume se keto kufinj “vija vija” do vihen nga haleatet tane ne territorin fuckgrek qe do kete kete kryeqytet Himaren…prit dhe nja 3-4 vite dhe do ta kujtosh kete koment..Pra nuk eshte faji i Dites por i Haleateve tane por dhe juve patrioteve te terbuar te internetit me nje gote raki para..Nese Terroristi Beleri eshte heroi i Usali Berishes dhe Amerika e Bidenit dhe BE e Bidonit mbyllin syte para masakeres Peshkepise f/demonkraci

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?