Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Sejko: BE një oportunitet për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Sejko: BE një oportunitet për Shqipërinë
AktualitetPolitike

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Sejko: BE një oportunitet për Shqipërinë

Published: November 11, 2025
Shpërndaje

Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë këtë të martë, guvernatori Gent Sejko foli për sfidat që po përballet ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar, duke i ndarë ato në tre drejtime kryesore.

“Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare dhe kufizimet në lëvizjen e kapitalit përbëjnë një realitet të ri ekonomik, i cili ndikon drejtpërdrejt në ekonomitë e vogla si e jona”, tha Sejko.

Megjithatë, sipas tij, ndikimi i këtyre zhvillimeve mund të zbutet falë proceseve integruese me Bashkimin Europian.

- Publicitet -

“Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi, ashtu edhe në sasi, nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE”, tha Sejko.

Guvernatori ndaloi edhe tek sfida e dytë, që lidhet me inovacionin e shpejtë financiar.

“Gjatë dekadës së fundit, jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar, i cili ka potencialin të transformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë sjellin përfitime të mëdha, por njëkohësisht edhe rreziqe që duhet të adresohen me kujdes”, tha Sejko.

Sa i përket sfidës së tretë, Sejko theksoi se ajo lidhet me stadin e zhvillimit të Shqipërisë si një vend me të ardhura të mesme.

“Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital dhe fuqi punëtore në tregun evropian. Për të përballuar këtë, vendit i duhet të mbështesë modelin e zhvillimit tek rritja e produktivitetit dhe avantazhet e tij krahasuese”, tha Sejko.

Ai shtoi se trendet demografike aktuale përbëjnë një sfidë shtesë.

“Në kushtet e një popullsie që plaket dhe emigracionit të lartë, ne përballemi me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, gjë që e bën këtë sfidë edhe më komplekse”, tha guvernatori.

Në përfundim, Sejko nënvizoi se pavarësisht vështirësive, oportunitetet që ofron procesi i integrimit në BE mbeten të mëdha dhe vendimtare për zhvillimin afatgjatë të ekonomisë shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  • Sa kapituj duhet të mbyllë Shqipëria për në BE, sa ka mbyllur, sa kohë duan kapitujt që kanë mbetur
  • Rikthehet Champions League, spikasin Atletico-United dhe Galatasaray-Barcelona, në fushë edhe Interi e Bayerni
  • Formula 1 do të kthehet në Afrikë, arrihet akordi 10-vjeçar me Ruandën duke nisur nga 2030
  • Shtyhet gjyqi për Veliajn, shkak bojkoti i avokatëve, gjobiten nga GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  2. ¿? on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?
  3. Zgjohuni, o docerit e docerve on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. Zabiti on Çfarë marrëveshje u nënshkua mes ministrit izraelit dhe Hoxhës?
  5. Replikuesi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?