Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që përjashtimi i Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste të hidhet në votim.
Sipas Report Tv, Rama ka kërkuar që çështja e Spiropalit të kalojë në votim, ndërsa ka komentuar edhe rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Për atë jo, sepse i ka duart e lidhura”, mësohet të ketë thënë Rama për Veliajn.
Zhvillimet vijnë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku pritet të diskutohen edhe çështje që lidhen me organizimin dhe zhvillimet e brendshme të partisë.
j.l./ dita
