Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SALIUN, O SPAK !!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > SALIUN, O SPAK !!
Uncategorized

SALIUN, O SPAK !!

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në Dita

Sa herë arrestohet një politikan apo zyrtar i lartë (së fundmi, Dako) ka një ndjesi frustimi, mosbesimi që vijon, pavarësisht ndryshimeve që ka sjellë SPAK. Askush nuk do besojë se ka ardhur ndryshimi, nëse SPAK nuk arreston Sali Berishën apo Ilir Metën

- Publicitet -

Dilemës nëse duhet të gjykohet e të dënohet Berisha, nuk i shpëton askush. Edhe ata që votuan kundër tij, edhe njerëzit pranë tij, nuk i shpëtojnë kësaj dileme, brenda së cilës jeton edhe vetë familja e tij.

Dilema e gjykimit të Berishës e klanit të tij tani i ka kaluar caqet e zakonshme të Shqipërisë: ajo u bë edhe një dilemë ndërkombëtare, është tashmë, si mund të cilësohet, një çështje e shtruar për zgjidhje. Departamenti Amerikan i Shtetit vetëm sa e shpalli këtë.

Ka dhjetëra arsye përse Ai duhet të shkojë para gjyqit. Si thoshte me të drejtë një analist i njohur, do të duheshin disa jetë që ai t’u përgjigjej akuzave të ngritura për të, ose fakteve që i rëndojnë këto akuza.

E gjithë ardhja e tij në politikë përmes një bordi të fuqishëm serb, instaluar në Tiranë dhe sidomos në Prishtinë, e bënë atë fillimisht të fuqishëm, për aq kohë sa ishte e domosdoshme, por edhe jashtëzakonisht të bindur.

Nëse duhet të fillojë ndonjëherë gjykimi i tij, mendimi im është se nuk duhet të ketë pikënisje vrasjet, mashtrimet, vjedhjet e jashtëzakonshme, hedhjen e Shqipërisë në greminë njerëzore, ekonomike e politike; por hapi i parë duhet të jetë pikërisht kjo: ardhja e tij në politikë përmes bordit serb, vasaliteti i tij ndaj këtij bordi; përçudnimi i çështjes kombëtare shqiptare deri në zvetënim; ndasia e krijuar përmes tij, sipas një studimi të qartë beogradas, mes forcave çlirimtare dhe njerëzve të zakonshëm, mbështetja deri në një urdhër të dytë të klasës titiste e udbashe në Kosovë e në vise, të cilët filluan të bëhen zotër të shtëpisë, ku e shumta mund të ishin pjesëz; ri-ardhja e tij në pushtet përmes klanit të Fazlliçëve, që nuk ishte asgjë tjetër veçse paraqitja e dytë e forcës udbashe në politikën shqiptare; tentimi për të përçarë forcat çlirimtare gjatë luftës, kur njerëzit e tij, shpesh herë të organizuar nga Azem Hajdari i bënin pritë njerëzve të UÇK-së,vrasja në pritë, nga njerëz afër tij, e anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ilir Konushevcit, “Mërgimi” dhe mjekut Malaj, në maj 1998, e deri tek organizimi i grushtit të shtetit në shtator të vitit 1998, në të njëjtën kohë kur kishte filluar ofensiva e forcave serbe në zonën operative të Dukagjinit.

Zhdukja , thuajse e gjithë dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit të fshehtë serb që kishin vepruar në Shqipëri, pikërisht në kohën e presidencës së tij, është njëri ndër aktet që duhet ndriçuar dhe jo të heshtet, si ka ndodhur deri më tani.
Nëse nuk sqarohen ligjërisht të gjitha këto ndodhi, aspak të rastësishme, së bashku me thyerjen jo të rastësishme të embargos ndaj ish Serbisë, dhe furnizimi me armë i regjimit vrasës, të gjitha të tjerat do të jenë të mangëta, do të jenë një proces i zakonshëm vjedhësish e mashtruesish, nëpër të cilat vërtet kanë rrjedhur miliona e miliona, por që nuk e kanë një zanafillë të zakonshme.

Nëse nuk do të ishte kjo fillesë atëherë nuk do të kishte pasur as vit të mbrapshtë 1997, as thirrjet e çmendura për një luftë të veriut kundër jugut, as armatosje të veriorëve për të luftuar kundër jugorëve, as armatosje partiake, ashtu si nuk do të kishte më shumë se 4 mijë të vrarë në harkun e një viti.

Ndoshta duket paradoks një krahasim i tillë, por duhet bërë: në harkun e pak viteve, nga krimi i rrugës, ose më saktë, nga diktatura e rrugës, u vranë më shumë njerëz të pafajshëm nga sa ishin vrarë në regjimin e Hoxhës në 40 vite.

Ndjej dhimbje nga një krahasim i tillë, kur për më tepër edhe babai im, Zenel Islami, ishte viktimë e regjimit të shkuar, por kjo është një e vërtetë që nuk rëndon vetëm Berishën, por edhe ata që mbyllën sytë në vitin 1997, dhe që më pas, në parlamentin e Shqipërisë, u mburrën se kishin qenë pikërisht ata që e kishin falur atë. Sikur të kishin falur mallin e të atit, e jo krimin që duhej ndëshkuar.

Paketa e implikimeve penale

Berisha është aktualisht politikani më jetëgjatë në vitet e pluralizmit. Berisha solli në politikën shqiptare përmbysjen e vlerave: ai duhet gjykuar edhe për faktin se nën regjimin e tij u bë rehabilitimi i plotë i gjithë klasës udbashe në Shqipëri, i gjithë të dënuarve si njerëz të UDB-së, i një llumi “atdhetar”, të cilët, duke krijuar mitin e pafajësisë, hodhën edhe mendimin se tek UDB-ja ishte parë një armik imagjinar, se në të kundërtën, këto njerëz kishin qenë “ burra të mirë”, dhe se regjimi i shkuar kishte qenë i padrejtë ndaj tyre.

Këto nuk janë hesape të së shkuarës, janë ende të freskëta, sepse pasojat e një “kapardisje” të tillë politike janë ende sot në ndarjen mes njerëzve, kur ende një miqësi mes dy njerëzve me bindje të ndryshme politike shihet si një herezi. Kjo nuk ishte në vitin 1991, kjo është tani e kjo ndarje ka jo vetëm emrin e Berishës.

Në historinë e re të berishizmit në Shqipëri, çka e bëjnë të domosdoshëm gjykimin e tij, janë vrasjet. Nuk mund të them për ato të “paditura” e të fshehura nën terrin e mjegullës, nuk mund të gjykohet askush nga të “tijët”, për vrasjen e Azem Hajdarit, të cilit e deshi vetëm pak orë pas vrasjes dhe, të nesërmen , arkivolin e tij e përdori si dash për të shpërthyer kështjellën e qeverisë (pak kush mund ta ketë harruar atë pamje makabër – kur me arkivolin e të ndjerit sulmoheshin dyert e kryeministrisë), e pastaj, nën makthin e zakonshëm, nuk i vajti as në varrim; nuk mund të përflas Kosta Trebickën…sepse u gjet një specialist amerikan që e gjeti “ zgjidhjen”, e cila, siç duket kishte qenë e suksesshme, se u përdor edhe një herë tjetër: Vrasjen e 26 vetëve në Gërdec dhe të 4 vetëve në Tiranë, mund ta mbajnë vetëm supet e tij. Vetëm se në rastin e parë bashkë me djalin e tij biologjik, dhe në rastin e dytë, bashkë me djalin e tij politik.

Gërdeci është “Made in Berisha“. Të tjerët janë vetëm garnitura rreth saj. Të cilët heshtën, dhe për këtë heshtje u shpërblyen, së bashku me faktin se kishin qenë pjesë ndihmëse e saj. Gërdeci është momenti kur “gjaku nuk lahet nga duart e tij” si tek Ledi Makbeth.

Gërdeci është çasti i shndërrimit të tij nga gjysmë mizor në një mizori të plotë, njerëzore e politike, kur loja bëhet makabër, kur ndjenjat e njerëzve blihen me thasë mielli, kur vuajtja shfrytëzohet si në lashtësi, dhe, kur më pas, çnjerëzisht mburresh si i ke vrarë, i ke ushqyer e përsëri të kanë votuar. Asnjëherë egërsia politike e ligësia njerëzore nuk kanë pasur një marramendje të tillë sa në Gërdec, para shpërthimit e sidomos pas tij. Dokumentet, që u bënë të njohura më pas në një emision TV, dëshmuan se Berisha dinte gjithçka.

E vetmja gjë që “nuk dinte“ kishte qenë baxhanaku i tij i ndjerë, i dërguar nga padroni, si dërgoheshin dikur ruajtësit e skllevërve. Sepse Berishët e shndërruan Gërdecin në geto skllevërish, ku punonin edhe fëmijët nën kërcënimin e barutit, ku eksperimentohej me jetën e njerëzve. Gërdeci është turpi më i madh i një qeverie, dhe njëkohësisht është krimi pa ndëshkim.

Ata që u dënuan përkohësisht janë peshqit që lëviznin nëpër rrjetën e skllavërisë, skllavopronarët mbetën të lirë…. Qoftë edhe për rivendosjen e skllavopronarisë, Berisha duhet gjykuar, e për më tepër kjo ishte vendosur nga njerëzit e tij dhe nën bekimin e Familjes.

Por nëse Gërdecin Berisha e ndan me pjesët e tjera të Familjes, 21 janarin e ka të gjithin për vete, duke i lënë pjesën që i takon birit të tij ideologjik, hijes dhe turpit të nesërm të tij, Bashës. Në ngjarjet e 21 janarit Berisha duhet gjykuar për organizimin dhe urdhërimin e vrasjeve, për dhunën ndaj protestuesve dhe arrestimet e paligjshme; për fshehjen e provave nga serveri i Kryeministrisë që u fshinë që asaj nate me urdhrin e tij; për përgatitjen dhe vënien në zbatim të një skenari mashtrimi për rrjedhën e ngjarjeve; për akuzën false të grushtit të shtetit, për sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe të tjerëve; për marrjen në mbrojtje të ushtarakëve që bënë krimin; për pengimin e urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm në ndalimin e disa drejtuesve të Gardës, për fshehjen e provave të nesërmen e krimit, për të dhëna të rreme për makina me armë që prisnin tek një rrugë e Tiranës, çadra pistoletë, etj, duke përgatitur edhe dëshmitarë të rremë, siç ishte një mjek i spitalit ushtarak.

Berisha vrau jo sepse kishte frikë, sepse e dinte se masa e njerëzve që po vinte ndaj tij nuk ishte si turmat e shtatorit 1998; ai vrau për të vendosur frikën, jo vetëm asaj dite, por edhe më pas. Ai, duke vrarë 4 vetë, kur gjithçka ishte në përfundim, jashtë çdo ligji e rregulli, vrau aktin e lirisë së njerëzve për të protestuar, shpresën e tyre se mund të jesh i lirë të dalësh në rrugë, ashtu si kishte qenë rruga gjithnjë arma e Berishës. Askush nuk e kishte vrarë atë e njerëzit e tij gjatë protestave (të mos i futemi 2 prillit në Shkodër, se nuk i del mirë).

Berisha vrau, sepse veç dëshirës së tij për pushtet, një bord më i fuqishëm nga ai, pikërisht bordi , i cili që nga emigracioni në Amerikë i kishte dhënë urdhër të ndërpriste shtatorin e vitit 1998; kërkonte në janar 2011 përgjakjen e vendit, pasi në trevat shqiptare do të ndodhnin ngjarje madhore… dhe historia duhej përsëritur.

Përse Berisha dha urdhër të fshiheshin serverët e kryeministrisë që asaj nate? Kjo është një enigmë e madhe, por që nuk do të mbesë gjatë si e tillë. Zëra të besuar japin të dhëna se në regjistrimet e asaj nate është e pranishme figura e shefit të qeverisë duke u çjerrë për goditje, britmat e tij, ashtu si mendohet se Ndrea Prendi është goditur në syrin e majtë, jo nga demonstruesit, por nga njerëz të afërt të Berishës dhe me armën e tij kanë qëlluar të tjerë. Në të gjitha pamjet e dhëna deri tani në TV të ndryshme, nuk duket momenti i goditjes së Prendit nga demonstruesit..si duket kjo ka ndodhur brenda mjediseve qeveritare. Fshehja e provave është akti i pranimit të fajësisë nga Berisha dhe të vetët.. ndaj duhet gjykuar.

Dosja e rëndë e korrupsionit

Aktet korruptive të qeverisë së Berishës, përmes klanit familjar, janë aq të shumta saqë është e qartë se ai duhet gjykuar. Një rendje nëpër vitet e qeverisjes së tij merr me vete aq shume raste të korruptimit, skandaleve financiare, përfitimeve, mashtrimeve e vjedhjeve, saqë do të jetë tepër e vështirë për të shkuar deri në fund kësaj zallamahie që ka ndodhur me Shqipërinë.

Askush tjetër , asnjë vend,nuk është grabitur kaq mizorisht, nuk është plaçkitur kaq barbarisht nga një klasë politike e sejmenët e saj, të cilët kishin ardhur në politikë si njerëzit e shpresës. Edhe më parë, por në vitet e fundit korrupsioni u ngrit në sistem, vjedhja u bë mënyrë jetese, mafia u sundua nga politika dhe veshi uniformën e shtetit; asnjëherë më parë një vend i vogël, nuk ka parë kaq shumë pronarë mbi kokën e tij, të paskrupullt, mizorë dhe zhvatës deri në imtësi.

Berisha duhet gjykuar sepse përmes këtij akti mund të bëhet katarsisi i shtetit dhe i shtetarëve. Do të marrë fund akti i pandëshkueshmërisë. U pat menduar se pas vitit 2005, krejt qeverisja socialiste do të ndodhej pas hekurave të burgut… këtë kishte premtuar vetë Berisha, por ai nuk e bëri, sepse kishte idenë e vazhdimësisë së kësaj tradite.

Kjo duhet të marrë fund! Pandëshkueshmëria është akti i parë i gjykimit. Akti i dytë është rikthimi i besimit tek njerëzit se drejtuesit e këtyre 30 viteve dështim nuk janë të paprekshëm.

Akti i tretë i gjykimit ka të bëjë me të ardhmen. Nëse nuk gjykohet Berisha dhe të tijtë, kushdo ka të drejtën e licencës për të vjedhur. Bile ato mund të shiten në çdo zyrë, përmes lajmërimeve publike. Një e ardhme nuk mund të ngrihet mbi këtë të shkuar. Ajo duhet të bjerë së bashku me mitin e të fortëve, që nuk gjykohen, që nuk dënohen, që janë të përjetshëm dhe që të bëjnë gjëmën.

Së fundi akti i gjykimit është edhe akti i vazhdimësisë së qeverisë së tashme. Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë duhet të shkojë. Kjo do të thotë se këtij vendi i duhet një forcë e re politike, e cila, nuk ka hyrë në lojë as me një të kaluar të trishtuar e as me një të kaluarën të dyshimtë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  • “Ai na tha që.jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?