Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti në Beograd dhe Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Kurti në Beograd dhe Tiranë
Komente

Kurti në Beograd dhe Tiranë

Published: September 18, 2023
Shpërndaje

Nga Skerdi Zajmi

“Albin Kurtin e kanë shtyrë në këtë rrugë perëndimorët që hiqen sikur e kritikojnë…” Kështu shprehet vazhdimisht presidenti serb Vuçiç që e paraqet konfliktin me Prishtinën si episodin e radhës të qëndresës serbe ndaj një rres htimi global.

“Albin Kurti po çon Kosovën në konflikt me Perëndimin…” – thonë në Tiranë. Njëherë se është marksist, pastaj delirant, më tej se mashtron.

- Publicitet -

Albin Kurti pra qenka misteri i madh sot në Ballkan. Në fabulën e Perëndimit që po kontestohet në të vërtetë vijnë në vështrim qëndrime emisarësh dhe burokratësh që me të vërtetë ndjekin politika institucionale, por në praktikë kanë marzh manovre të imponojnë aspekte teknike në vende si ky yni.

Ta zëmë kur z. Rama shkonte në drekën e Krokodilit, aty patjetër që ishte një diplomat i BE-së, por nuk është se presidenti i KE-së së kohës lexonte me vëmendje transkriptet e bisedave mes anëtarëve të delegacionit shqiptar. Jo. Thjesht informohet mbi gjërat e përgjithshme.

Në rastin e tanishëm negociimi që po ndiqet është fare periferik: Kosova njihet ndërkombëtarisht, ajo është pjesë e një rajoni të paqëndrueshëm dhe në janar përfiton heqjen e vizave. Kosova merr rëndësi këtu sepse me të po synohet të luhet pazari me Serbinë që të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë.

Në një Europë ku Hungaria, Polonia dhe Çekia kërkojnë pavarësi nga Brukseli për çështje sistemike të demokracisë, një Serbi që mban dyert hapur Moskës është dhimbje koke më shumë. Dhe publikisht nuk mund të lihet në heshtje.

Zgjidhjen e kësaj situate e marrin dorë diplomatë që premtojnë në emër të politikave zyrtare të realizojnë diçka. Ky është roli i Lajçak dhe Borrell që në suazën e një negociate kanë marzh të propozojnë gjithçka që mundet për të arritur marrëveshjen. Ndaj nervozizmi i dyshes europiane lidhet sa me dështimin personal, aq edhe me faktin se koha po mbaron.

BE-ja do të detyrohet t’i kthehet Serbisë me një ultimatum në raport me Rusinë. Kështu që sulmet e Kurtit do të ishin ndaj Perëndimit nëse do të refuzohej procesi si i tillë. Jo çështjet teknike.

Nëse besojmë presidentin serb, do mund të supozonim se Kurti edhe në sulmet e tij ndaj Lajçak, ka mbështetje nga vende perëndimore. Që po investohen të kthejnë politikën. Njësoj si dy vjet më parë kur aktorë të caktuar ndaluan zbatimin e planit të shkëmbimit të territoreve.

Ajo që diktohet mirë dhe është për të ardhur keq, është se arsyet e sulmit të vijueshëm ndaj Kurtit në Tiranë nuk lidhen me perëndimin, as me shqetësimet se Kosova po del jashtë kontrollit. Jo. Arsyet lidhen me defaktorizimin e Tiranës në çështjet e rajonit, me ngushtimin e hapësirës së saj për veprim dhe akumulimin e problemeve.

Këtu vjen në vështrim edhe ndikimi i humbur i z. Rama qoftë edhe brenda botës shqiptare, ku është ndjerë i pakonkuruar deri më tani. Janë po ato arsye si të Borrell dhe Lajçak që duan një sukses për ta ri-investuar për karrierën e tyre, pa folur se mundet që të kenë afilacion të natyrshëm me Serbinë. Kjo nuk përbën problem veçse kur je ndërmjetës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë
  • Edhe një murgeshë në protestë: Shqiptarët më në fund nuk janë më spektatorë
  • E moshuara me flamur emocionon protestuesit: Po të shesin copa-copa moj Shqipni’ 
  • Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Komentet e Fundit

  1. K R on Me dorën te barku, protestuesja: Jam këtu për vajzën që do vij në jetë
  2. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  3. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  4. Cen Durimadhi on Si e fshehu Belinda Balluku vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares
  5. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?