Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 18.5 ton fileto pule me salmonelë hyri nga Brazili në Portin e Durrësit, nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > 18.5 ton fileto pule me salmonelë hyri nga Brazili në Portin e Durrësit, nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg
KronikeLajmi i fundit

18.5 ton fileto pule me salmonelë hyri nga Brazili në Portin e Durrësit, nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg

Published: March 28, 2025
Shpërndaje

Një sasi e madhe mishi pule (fileto) e importuar nga Brazili dhe me prani të Salmonelës është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

Report Tv mëson se bëhet fjalë për 18.250 kg fileto pule të ngrirë e importuar nga Brazili dhe e futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit nga kompania AMG.

Rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian.

- Publicitet -

Nga 18.250 kg fileto pule me praninë e Salmonelës, një pjesë e sasisë është bllokuar,  ndërkohë një pjesë është hedhur në treg. Mbetet e paqartë sa është garkesa e hedhur në treg dhe sa është e bllokuar.

“Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës”, informon AKU.

AKU që në njoftimin për shtyp thotë se e ka shpërndarë  ‘në kuadër të transparencës’ fsheh, dhe nuk jep të dhëna të rëndësishme për konsumatorin shqiptar. Nuk i përgjigjet pyetjeve se kur ngarkesa ka hyrë në Shqipëri, sa është sasia e ngarkesës së identifikuar me salmonelë, sa është sasia e mishit të pulës së infektuar që ka dalë në treg dhe cila është kompania që e ka importuar nga Brazili.

AKU thotë se ka inspektuar subjektin importues për të siguruar gjurmueshmërinë si dhe e ka referuar kompaninë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

Njoftimi i AKU-së

Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë një sërë masash të menjëhershme dhe të strukturuara për të adresuar një situatë të identifikuar disa ditë më parë gjatë kontrolleve të produkteve ushqimore të importuara në Portin e Durrësit.

Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Është inspektuar subjekti importues për të siguruar gjurmueshmërinë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale lidhur me elementët e veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Huri says:
    March 28, 2025 at 1:21 pm

    Pse nuk rrite pula ne Shqipëri?!?!?

    Reply
  • feridon says:
    March 28, 2025 at 2:40 pm

    Po si eshte e mundur???? qe nuk njoftohet konsumatori per fileto,mishin etj me sarmonele etj ,KUSH PERGJIGJET PER SASINE E TREGTUAR DHE PASOJAT SHENDETESORE TE KONSUMATORI???????

    Reply
  • Ppp says:
    March 28, 2025 at 2:58 pm

    Kur e zbuluat qe kishte salmonele kur çunat kishin hequr drogen?
    Gjithsesi falenderoj çunat per ndershmerinee tyre qe lajmerojne qe mishi nuk hahet por perdoret sa per te justifikuar ngarkesen e tyre
    Se po qe per aku kaku e km do ishim kenaqur derisa salmonela te na dilte nga veshet

    Reply
  • taksidari i qeverise says:
    March 28, 2025 at 4:31 pm

    Mbetet e paqarte sasia e hedhur ne treg…jo more? Si keshtu kaq te paqarte kur eshte fjala per nje afere korruptive kaq te hapur ? Thoni si perhere, fajin e ka Politika ((kurrsesi Qeveria se ju mori dreqi) e lani duart.

    Reply
  • Dursakja says:
    March 28, 2025 at 5:53 pm

    Dhe pastaj të vinë turistët dhe të hanë mish Brazili duke i thënë se është mish bio vendas, kështu do zhvillohet turizmi
    Helmues. Aku flen gjumë, mos bëni zhurmë, lejojeni të flejë se “lodhet” shumë.

    Reply
  • edi says:
    March 28, 2025 at 8:10 pm

    E para e punes nuk besoj se eshte e nevojshme te ndiqet malli por mjafton nje urdher qe e ndalon te shite. E dyta nuk eshte fajtor vetem ai qe e ka sjelle por mbi te gjitha eshte AKU qe e ka lejuar te futet dhe jo te kerkoje pasi eshte shitur se nuk dihet sa dhe ku eshte shitur ! Duhet te denohen patjeter si transportuesit , ashtu edhe punonjesit e AKU qe jane te portit.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 28, 2025 at 8:17 pm

    Ska ligje aj vend, si mund të hidhet në treg një produkt pa lejen e AKU. Aty ka faj edhe dogana që i lejon të futen në vend pa lejen e Aku. Shtet rrampallë.

    Reply
  • Zgjohuni, e vërteta dhëmb, por të sheron. says:
    March 29, 2025 at 7:15 am

    SPAK duhet të nis hetimet dhe t’vendosi në bangën e DREJTËSIS amtorët e këtij biznesi që rrezikon jetën popullit. Heshtja është bashkfajësi.
    Duan apo s’duan tregtarët e vdekjes dhe bashkpuntorët me ta, DREJTËSIA DO TË BËHET

    Reply
  • capi says:
    March 29, 2025 at 11:27 am

    Nje sugjerim per gazeten Dita, me gjithe se nuk me eshte kerkuar. Nuk do te ishte mire qe ne fund te ketij shkrimi te fusnit disa fjali ose paragrafe sensibilizuese dhe edukuese per lexuesin. Doja te thoja te shpjegonit lexuesit ne nje gjyhe te thjeshte cfare eshte salmonela, si transmetohet, cfare shkakton ne trupin e njeriut, simptomat, dhe si do trajtuar dhe parandaluar.
    Nese nuk keni vet njohuri mund te pyesni nje doktor, ish-mercolog, biles dhe mesuesit duhet te kene nje program te vecant ne fakultet si te trajtojne ushqimit.
    E bera gjithe kete, sepse ne kushte kur shteti eshte neglizhent dhe inegzistent, organet nuk bejne punen e tyre, njerzit te pakten te dine si te mbrojne veten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?