Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy javë pas hyrjes në NATO, Finlanda vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dy javë pas hyrjes në NATO, Finlanda vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë
AktualitetBoteKryesore

Dy javë pas hyrjes në NATO, Finlanda vendos tela me gjemba në kufirin me Rusinë

Published: April 15, 2023
Shpërndaje

Më pak se dy javë pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka vendosur tela me gjemba në kufirin me Rusinë, një veprim që ka si synim kryesor frenimin e kalimit të paligjshëm të kufirit. Roja kufitare finlandeze tregoi të premten ndërtimin e tre kilometrave të parë të kësaj vije ndarëse me tela me gjemba, në zonën e Pekolas, pranë qytetit në bregun e liqenit Imatras me 25,000 banorë.

Vija kufitare e Finlandës me Rusinë është, 1,340 kilometra, më e gjata ndër të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ndërtimi i gardhit kufitar u miratua vitin e kaluar nga qeveria e Kryeministres Sanna Marin me një mbështetje të gjërë politike.

Zyrtarët finlandezë të kufirit thonë se qëllimi kryesor i gardhit prej çeliku, me lartësi tre metra dhe me një zgjatim me tela me gjemba në krye, është të parandalojë kalimet e paligjshme nga Rusia dhe t’u japë kohë autoriteteve që të reagojnë.

- Publicitet -

Gjatë viteve 2015-2016, Moska u përpoq të ndikojë tek Helsinki, duke organizuar një numër të madh azilkërkuesish në pikat e kalimit kufitar verior të Finlandës. Autoritetet ruse shtynë mijëra azilkërkues, kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, drejt këtyre pikave të kalimit kufitar.

Lëvizja u cilësua si një shfaqje force nga ana e Moskës. Çështja u zgjidh kur presidenti finlandez Sauli Niinistö zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Fluksi i emigrantëve u ndal menjëherë pas kësaj. Finlanda me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, që u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 4 prill, synon të parandalojë përsëritjen e një skenari të tillë.

Megjithatë, zyrtarët kufitarë pranojnë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte arsyeja kryesore që nxiti Finlandën t’i bashkohej aleancës dhe të ndërtonte kufirin me tela me gjemba.

“Ndërtimi i barriesës kufitare nuk ishte një temë politike para luftës (në Ukrainë). Dhe në fakt, nuk ishte as në planet e rojes kufitare finlandeze,” tha për Associated Press Gjenerali Jari Tolppanen, kreu i divizionit teknik të Rojes Kufitare Finlandeze. “Gjithçka ndryshoi pas sulmit (të Rusisë kundër Ukrainës)”.

Ndërtimi i vijës ndarëse me tela me gjemba është parashikuar të përfundojnë në fund të kësaj vere dhe pritet të ketë një gjatësi maksimale prej 200 kilometrash.

“Në këtë situatë të re, duhet të të rrisim kontrollin kufitar,” tha zoti Tolppanen. “Ne duhet të forcojmë burimet tona. Dhe gardhi është i nevojshëm për të menaxhuar, për shembull, emigracionin e paligjshëm në shkallë të gjerë.”

Projekti i gardhit kufitar vlerësohet të kushtojë rreth 380 milionë euro dhe është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2026.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?