Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 200 mijë euro gjobë për Kombëtaren dhe 20% e stadiumit bosh: Koha për tolerancë zero ndaj sjelljeve të dëmshme të tifozëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > 200 mijë euro gjobë për Kombëtaren dhe 20% e stadiumit bosh: Koha për tolerancë zero ndaj sjelljeve të dëmshme të tifozëve
opinionSport

200 mijë euro gjobë për Kombëtaren dhe 20% e stadiumit bosh: Koha për tolerancë zero ndaj sjelljeve të dëmshme të tifozëve

Published: September 8, 2025
Shpërndaje

Nga Ilir Demalia

Në prag të ndeshjes me Letoninë më 9 shtator 2025, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “USA–Canada–Mexico 2026”, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është ndëshkuar nga UEFA me një gjobë të majme prej 200 mijë euro dhe me detyrimin që 20% e ulëseve në “Air Albania Stadium” të mbeten bosh.

Kjo masë ndëshkuese është pasojë direkte e sjelljeve të papranueshme të një pjese të tifozërisë gjatë ndeshjes kundër Andorrës, ku u dëgjuan thirrje me përmbajtje urrejtjeje nacionale ndaj Serbisë, si dhe u hodhën sende në fushë – një sjellje që UEFA e dënon rreptësisht.

Kur nacionalizmi i rremë dëmton Kombëtaren

- Publicitet -

Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë. Vetëm në katër vitet e fundit, FSHF-ja ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba si rezultat i sjelljeve të papërgjegjshme të një grupi të vogël, por zhurmshëm destruktiv, tifozësh që vetëquhen “kuq e zi”, por me veprimet e tyre përfaqësojnë vetëm anën e errët të tifozerisë shqiptare.

Këta individë nuk përfaqësojnë aspak shpirtin patriotik dhe përkrahës të Kombëtares. Përkundrazi, përmes thirrjeve primitive, fjalorit rrugaçëror dhe veprimeve të turpshme, ata jo vetëm që njollosin fanellën kuqezi dhe flamurin tonë kombëtar, por edhe i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë zhvillimit të futbollit shqiptar.

Paratë që sot përdoren për të paguar gjoba, mund e duhej të përdoreshin për:

•Ndërtimin dhe përmirësimin e terreneve sportive,

•Mbështetjen e ekipeve zinxhir të të rinjve,

•Investime në trajnimet për trajnerët dhe gjyqtarët,

•Projekte sociale për përfshirjen e komuniteteve në sport.

Fyerje personale dhe llum moral në tribunat shqiptare

Situata ka degraduar edhe më tej. Në vend që të mbështesin ekipin dhe të krijojnë atmosferë sportive dhe festive, një pjesë e tifozëve përdor tribunat për të sharë dhe fyer në mënyrë banale, shpesh me sulme personale dhe ofendime ndaj drejtuesve të FSHF-së, me një gjuhë që s’mund të përshkruhet ndryshe veçse si “llum moral”.

Këto skena ndodhin në një ambient ku ndodhen fëmijë, vajza të mitura, familje, gra dhe burra që vijnë për të përkrahur skuadrën e zemrës, jo për të dëgjuar banalitetet e turpshme të disa individëve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin, përveçse dëshirës për kaos dhe dhunë verbale.

Koha për të ndërhyrë: Tolerancë zero

Është e qartë se kupa është mbushur. Jo vetëm që ka ardhur koha, por ajo ka kaluar prej kohësh, për të ndërmarrë masa të rrepta ndaj kësaj kategorie tifozësh. FSHF-ja, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore, duhet të zbatojë të njëjtat standarde që aplikohen nga federatat serioze europiane:

•Identifikim dhe ndëshkim individual për çdo person që shkel rregullat e sjelljes në stadium,

•Përjashtim i përjetshëm nga stadiumet për ata që përsërisin thirrje urrejtjeje apo dhunë,

•Gjobitje dhe ndjekje penale për fyerje publike dhe veprime që rrezikojnë rendin dhe sigurinë në ndeshje.

Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, nuk mjafton vetëm përmbushja e kritereve politike dhe ekonomike. Duhet të tregojmë se jemi europianë edhe në sjellje, kulturë sportive dhe respekt për të tjerët, brenda dhe jashtë fushës.

Ftesë për tifozët e vërtetë

Ndeshja kundër Letonisë është një mundësi e re për të treguar anën më të bukur të tifozërisë shqiptare. Le të jemi zëri i përkrahjes, jo i urrejtjes. Le të tregojmë se dimë të jemi të zjarrtë, por të qytetëruar. Kombëtarja ka nevojë për energjinë tonë pozitive, jo për gjoba dhe tribuna të shndërruara në turp kombëtar.

Urojmë që Kombëtarja të arrijë një fitore të madhe, me një lojë të bukur dhe korrekte, dhe mbi të gjitha, me një ambient të denjë për futbollin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që e duan sportin dhe vendin e tyre.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?