Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 21 JANARI: “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria! Drejtësi kërkojmë nga drejtësia!”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > 21 JANARI: “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria! Drejtësi kërkojmë nga drejtësia!”
opinion

21 JANARI: “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria! Drejtësi kërkojmë nga drejtësia!”

Published: January 23, 2024
Shpërndaje

Nga Genc BURIMI

Si rrallë ndonjëherë më parë, qeveria shqiptare dhe personalisht kryeministri janë interesuar për drejtësi në këtë përvjetor të 13 të vrasjeve të 21 janarit. Nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Më kujtohet një intervistë e dhënë më 2017-ën nga Mark Nika, xhaxhai i një prej katër viktimave në bulevard, Aleks Nika. Në atë intervistë, xhaxhai i të ndjerit denonconte harresën totale nga kryeministri Rama të dosjes së “21 janarit”.

- Publicitet -

Më keq akoma, sipas tij, i nxituar të përmbyllte reformën në drejtësi në bashkëpunim me opozitën e Berishës, Rama kishte vendosur t’i vinte vijë së kaluarës.

“Si u shanë kështu për 4 vite dhe u pajtuan për 4 orë takim? 4 vjet pështyma, 4 orë lëpirje. A ka tallje, a ka fyerje më të madhe, jo vetëm për ne të afërmit e viktimave të 21 janarit, po për të gjithë shqiptarët?”, – shprehej në atë intervistë kundra Edi Ramës, Mark Nika.

Unë vetë si gazetar i pata kushtuar të nesërmen një editorial dërrmues taktikës me dy porta të Edi Ramës me titullin “Ta hash bukën me turp” (maj 2017). Rama në opozitë e krijoi “21 janarin” ashtu siç Trump krijoi “Capitol”-in. Rama në opozitë i glorifikoi heronjtë e 21 janarit për të rrezuar qeverinë e Berishës.

Por Rama kryeministër, me një Berishë të tërhequr nga posti i kryetarit të PD-së dhe i parrezikshëm për trajektoren e gjatë të PS-së në pushtet, u ktheu pa “burrni” kurrizin viktimave të 21 janarit duke i harruar ato, siç e tregonte në intervistën e tij xhaxhai i Aleks Nikës.

U desh rikthimi i Berishës në majat e opozitës anti-Ramë nga 2021-shi e deri më sot, kombinuar kjo me zhytjen prej një dekade të qeverive “Rama” në korrupsionin më brutal të 100 e ca vjetëve ekzistence të shtetit shqiptar, që kryeministri të rikujtohet papritmas tani për drejtësi për 21 janarin.

Drejtësia e dhënë më parë në këtë dosje, e mirë apo e keqe, nuk e kishte pezmatuar aq shumë sa sot Edi Ramën. Nga 2016-ta kur erdhi me Kushtetutë drejtësia e re, e deri më sot, në këto 8 vjet ky kryeministër nuk e pati fare refleksin, instinktin, ngulmin, për t’i kërkuar drejtësisë së re të rihapte “21 janarin”, siç po e bën me kaq impenjim sot.

Fatkeqësia është se Rama vazhdon të na manipulojë në këtë dosje të mëdhenj e të vegjël, familjarë të viktimave dhe opinion publik ende i traumatizuar nga ajo kasaphanë para 13 vitesh.

Interesi i vetëm dhe i ngushtë i kryeministrit është të bëjë diversion, t’i japë SPAK-ut një “kockë” që drejtësia e re me pak mjete dhe personel të bukoset e të mos i çajë kokën qeverisë për incineratorët, as për sterilizatorët, as për pseudo-investitorët strategjikë, të cilëve qeveritë “Rama” po u falin rivierën e shqiptareve.

Por sidomos, e rëndësishme është që kjo drejtësi e re, të cilës nga vendi i homazheve të “katër deshmorëve” Rama i hedh si një llokëm mishi dosjen e “21 janarit”, të mos “bëjë gafë” e t’i hyjë malit në këmbë, dosjes “Mac Gonigal”, maja më kulminante dhe haluçinante e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Po të vihen një më një, krah më krah gjithë këto dosje ende të pahetuara e të pandëshkuara të korrupsionit kriminal të shtetit të Edi Ramës, po të bashkohen numrat e të gjithë të gjorëve të larguar në kurbet këto vite nga ky korrupsion i pashpirt i shtetit të Edi Ramës, po të llogariten sa syresh kanë lënë jetën ujerave të La Mancheit si pasojë e drejtpërdrejt e politikave shpopulluese ndër këto vite të Edi Ramës, procesi i “21 janarit” do të rezultonte vetëm si një aneks i një gjyqi të madh kombëtar ndaj kësaj klase politike për krime kundra popullit të Shqipërisë.

Jo, Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj nuk vdiqën që Shqipëria e tyre dhe ajo pas tyre të vdesë me këtë shpopullim të pashembullt, ku të ikurit janë baraz në numër me ata që kanë mbetur në atdhe, rast unik në bote!

Jo, ata nuk vdiqën që porti historik i Durrësit të çrrënjoset nga faqja e dheut dhe uji e tokat përreth t’i falen një diktature arabe! Ata nuk vdiqën që fëmijët e tyre të zëvendësohen nga refugjatët e mis Melonit, mikesha më me të kaluar fashiste e kryeministrit pseudo-socialist të Shqipërisë.

E mbi të gjitha, ata nuk vdiqën që t’u lejojnë atyre që kanë në dorë pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe presidencial ta përdorin këtë pushtet për t’i bërë karshillëk drejtësisë, siç po e bën kryeministri këto ditë, duke i bërë lajka apo dhënë urdhra SPAK-ut që të ketë prioritet “21 janarin” nga njëra ane dhe duke anatemuar të njëjtën drejtësi nga ana tjetër, siç e bën me sulme frontale dhe antidemokratike kundra Prokurorisë së Tiranës.

Andej nga bota tjetër, Aleks Nika duket se vazhdon t’i japë nëpërmjet gojës së xhaxhait të tij, leksione demokracie kryeministrit. Ditën kur Edi Rama zhvilloi një ceremoni në Kryeministri për t’i shpallur katër viktimat e 21 janarit 2011 si “Dëshmorë të Atdheut”, ceremoni që ndodhi më 2021-shin dhe jo që kur PS-ja rierdhi në pushtet (si rastësisht në momentin kur Berisha po i rimbinte si gjemb nëpër këmbë qeverisë), xhaxhai i Aleks Nikës shqiptoi këtë fjali lapidare, që kumboi në sallën e madhe të Kryeministrisë me efektin e një qetësie zhurmuese: “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria. Drejtësi kërkojmë nga drejtësia shqiptare, jo nga kryeministri”.

Por ne, opinioni publik, mund të shtojmë dhe kemi detyrimin moral të shtojmë: Kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat, sepse korrupsioni vret po aq shume as plumbi!

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
  • “Askush nuk na përmend”
  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Dajti on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  3. o frate on Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
  4. Kadiu on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  5. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?