Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ceremoni për 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Ceremoni për 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA
Uncategorized

Ceremoni për 247-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur sot një fjalim, në prag të festimeve të 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Kim i bëri thirrje popullit shqiptar, që ashtu si ai amerikan të mos dorëzohen kurrë në kërkesën për një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë.

“Do të doja të përqendrohesha këtë mbrëmje tek zgjedhja, e cila për nga nevoja ka të bëjë me të ardhmen. Mund të debatojmë për të kaluarën, por nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne mundet veçse të zgjedhim se çfarë do të ndodhë më tej. Nga të gjitha veprimtaritë në të cilat kam qenë pjesë apo kam parë nga të gjithë njerëzit në të 61 bashkitë që kam vizituar, anekënd këtij vendi të bukur të cilët i kam takuar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, për mua është e qartë se populli i Shqipërisë e ka bërë zgjedhjen e tij: të jetë i lirë dhe demokratik, të jetë ndër ato kombe që do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve, për t’u siguruar që Shqipëria të mos fshihet kurrë nga kjo botë. Kështu, ju jeni si ne”, tha Kim.

- Publicitet -

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti, Bajram Begaj i cili kujtoi kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA-së për pavarësinë e Kosovës.

Begaj shprehu dhe njëherë gatishmërinë për përforcim të mëtejshëm dhe intensifikim e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat e posaçërisht ato ekonomike, si dhe në përballjen e sfidave që janë sa kombëtare e rajonale po aq dhe globale.

“Më lejoni të nënvizoj se ne e njohim rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë për paqen në Ballkan e veçanërisht për Kosovën e lirë, të pavarur e të njohur botërisht. Ne e vlerësojmë, dhe nuk harrojmë. Në këtë kuptim ne i jemi pranë Shteteve të Bashkuara si partneri ynë strategjik, por dhe me vullnetin e përkushtimin për prosperitetin e të dy popujve tanë”, tha Begaj.

Diplomatë e personalitete të klerit e politikës në vend morën pjesë në ceremoninë e mbajtur nga Ambasada Amerikane.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla, Ministri Bledi Cuçi dhe figura të njohura të PS si Taulant Balla, Erion Veliaj e Pandeli Majko. Ndërsa nga opozita nuk mungonin Ilir Meta, Ervin Salianji, Belind Këlliçi, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku etj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?