Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive
AktualitetKronike

25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive

Published: August 11, 2026
Shpërndaje

Në territorin e vendit janë raportuar 25 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave janë shuar. Aktualisht, pesë vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa një zonë mbahet në monitorim.

Në terren janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale. Në mbështetje të tyre kanë vepruar edhe 158 efektivë të Forcave të Armatosura, me 10 mjete dhe katër helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht, ndërsa në Drenie është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit. Situata vijon të monitorohet edhe në Krujë, ku forcat operacionale po punojnë në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil.

- Publicitet -

Në Priskë të Madhe në Tiranë po vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Cikallesh, Vilëz, Kallmet të Vogël dhe Goraj–Budishë janë shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar. Aktualisht 5 vatra mbeten aktive dhe 1 zonë është në monitorim. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 37 automjete zjarrfikëse dhe 365 forca operacionale, ndërsa në mbështetje kanë vepruar 158 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Mallakastër, pas disa ditësh operacione intensive, zjarret në Riban, Ngraçan, Panahor dhe Çyçen janë shuar plotësisht. Në Drenie, bashkia Patos, është evidentuar një riaktivizim në thellësi të pyllit dhe strukturat operacionale po vijojnë punën.

Në Krujë, vijon angazhimi i forcave në lagjen Abaze dhe në zonën Krastë–Halil. Në Abaze, pavarësisht përhapjes së favorizuar nga era, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët ndërhynë për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbështetur forcat operacionale në terren. Pas ndërhyrjes nga ajri, situata u normalizua dhe puna vijon për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës. Në dy vatrat e Krujës janë angazhuar në total 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Priskë e Madhe, bashkia Tiranë, vijon puna për vënien nën kontroll të vatrës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh, bashkia Kavajë, është shuar plotësisht, ndërsa Dajti vijon të mbahet në monitorim.

Në Vilëz, bashkia Kurbin, dhe në Kallmet të Vogël, bashkia Lezhë, zjarret janë shuar plotësisht. E njëjta situatë paraqitet edhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe, ku vatra e zjarrit raportohet e shuar.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri dhe vijojnë koordinimin deri në neutralizimin e plotë të çdo vatre aktive.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?
  • Dosja e SPAK, Ergys Agasi mori të dhëna në telefonat e “zbërthyer” nga Policia, kush ia vuri në dispozicion
  • Vuçiç në OKB: Faleminderit 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
  • Protesta e “Flamingove”, gardhe metalike dhe forca të shtuara policie pranë Kuvendit
  • Kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Abc on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  2. Claus on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  3. demo on Kthesë e fortë në politikën ndaj Moskës, Trump fton Putinin në samitin e G20 në SHBA
  4. E on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  5. demo on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?